Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

TENIS

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196
Roger Federer kërkon rikthimin në majë
Roger Federer kërkon rikthmin në majë. Pas tre viteve mungesë, tenisti zviceran do të marrë pjesë në Roger Cup, Masteri 1000 pikësh kanadez dhe së bashku me Masterin tjetër 1000 pikësh amerikan të Cincinnati, kompletojnë sezonin e turneve të mëdha në fushën me cimento, përpara se të nisë një tjetër event shumë i rëndësishëm për botën e tenisit, ai i US Open. Praninë e Roger Federer, e kanë konfirmuar vetë organizatorët e këtij turneu.

Në Montreal, zvicerani ka qenë i pafat, pasi në dy edicionet e kaluara është mundur nga francezi Tsonga, në fazën e 1/8 në 20011 dhe në cerekfinalen e 2009. Rezultatin më të mirë ai e regjistron në finalen e humbur ndaj Novak Djokovic në 2007. Federer ka patur dilema të mëdha në lidhje me praninë e tij ose jo në Kanada.

Triumfi i tij në Wimbledon ishte shpallur si prioritet nga ana e 36-vjecarit, mision që u përmbushur, por mungesat e mëdha në Montreal të Djokovic dhe të britanikut Murray, i cili vuan ende problemet fizike, kanë bërë që Roger të ndërrojë mendje dhe të shpresojë tek suksese dhe të arrijë vendin e parë në tabelën e klasifikimit në botën e tenisit. I vetmi kundërshtarë që mund t’ia pëngojë realizimin e kësaj dëshire është Rafael Nadal.
 
View attachment 712
Federer kalon në çerekfinalen e US Open
Roger Federer “fluturon” në cerekfinale të “US Open”, pasi kaloi lehtësisht në tre sete, 6-4, 6-2 dhe 7-5, Philipp Kohlschreiber. Edhe ndaj tenistit gjerman, i 37-ti në renditjen botërorë, “mbreti” Roger nuk humbi asnjë set, edhe pse në fund të setit të dytë kërkoi ndihmën mjekësore për shkak të shqetësime në shpinë. Në fund të takimit zvicërani u shpreh me humor se kishte nevojë thjesht për një masazh të lehtë. Në cerekfinale Federer do të përballet me Juan Martin del Potro, që të sjell ndermend finaleb e 2009-ës, me argjentinasin që fitoi Grand Slamin e vetëm në karrierë, duke i dhënë fund dominimit 5-vjecar të zvicëranit në turneun e Neë Yorkut.

Del Potro në fakt vuajti shumë përballë Dominic Thiem, të cilin mposhti në setin final. Dy setet e para kundërshtari i radhës i Federer i humbi lehtësisht 6-1 dhe 6-2, por argjentinasi i kthye në lojës duke marrë dy sete radhazi 6-1 dhe 7-6.

Në setin final Del Potros i mjaftoi një gejme me shërbimet e kundërshtarit për ta fituar 6-4 dhe të gjithë ndeshjen 3-2 me sete.

Më herët Rafael Nadal nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin ndaj Dolgopolov, i cili rezistoi disi vetëm në setin e dytë, që përfundoi 6-4 për spanjollin, ndërsa në setin e parë dhe të tretë Rafa humbi gjithsej vetëm 3 gejme, duke triumfuar 3-0, 6-1, 6-4 dhe 6-2.

Në cerekfinale Nadal do të përplaset me belgun Rublev, që kaloi 3-0 Goffin, 7-5, 7-6, 7-5.
 
Nadal numri 1, mund ta mbajë deri në 2018
Turneu i fundit Slam përsa i përket vitit 2017 sapo përfundoi dhe pas titullit të tretë në Flushing Meadows, Rafel Nadal konsolidon pozitat në klasifikimin e përgjithshëm botëror. Aktualisht 31-vjecari spanjoll numëron 1960 pikë më shumë sesa Roger Federer, që në New York shkoi deri në cerekfinale duke përfituar 360 pikë. Veterani zviceran ngjitet në pozicionin e dytë në renditjen ATP, duke ndërruar kështu vendin me tenistin britanik Andy Murray. 30-vjecari skocez ka vendosur të pushojë dhe të rikthehet në muajin janar, sidoqoftë Murray rrezikon të zbresë akoma më poshtë, pasi në muajt që vijojnë ka shumë pikë për të mbrojtur. Ndonëse nuk spikatën në US Open përfitojnë nga dy pozicione Alexander Zverev dhe Marin Cilic që klasifikohen respektivisht në vendet katër dhe pesë, ndërsa Djokovic që është tërhequr gjithashtu për pjesën e mbetur të sezonit rrëshqet në vendin e gjashtë. Austriaku Dominic Thiem fiton një pozicion duke u ngjitur i shtati, ndërkaq tenisti tjetër helvet Stan Wawrinka humbet plot katër vende dhe 32-vjecari nga Lozana pritet që shumë shpejt të dalë nga dhjetëshja e parë e botës, pasi sic dihet do të rikthehet në vitin 2018. Kompletojnë dhjetë të parët Grigor Dimitrov dhe Pablo Carreno Busta, që në Shtetet e Bashkuara përfitoi 720 pikë nga kualifikimi për në fazën gjysmëfinale. 26-vjecari asturian hyn prë herë të parë mes më të mirëve, ndërkaq përmirësimin më të dukshëm në renditjen botërore e ka Kevin Anderson që përfitoi plot 17 pozicione. I persekutuar përgjatë gjithë sezonit të kaluar nga dëmtimet e shumta 31-vjecari jugafrikan e filloi vitin 2017 në vendin e 80, gjithsesi tani Anderson renditet në pozicionin e 15 menjëherë pas Kei Nishikori-t. Deri në fund të sezonit mbeten edhe dy muaj dhe për momentin për në Londër në turneun përmbyllës të tetë më të mirëve të vitit e ka siguruar biletën vetëm dyshja Nadal – Federer. Shumë pranë kualifikimit është edhe Sasha Zverev që ka fituar radhazi dy turnetë e fundit Masters, ndërkaq mundësi shumë të mira kanë gjithashtu edhe Dominic Thiem, Grigor Dimitrov dhe Marin Cilic. Në tetë javët e fundit të sezonit të rregullt kalendari përmban turnetë 500 në Tokio, Pekin, Vjenë dhe Bazel, por gjithsesi shumë pritet të influencojnë pikërisht dy aktivitet e fundit Masters të vitit 2017 në Shangai dhe Paris. Mbi të gjitha shumë e ashpër pritet të jetë beteja për numrin 1 të botës. Vitin e kaluar Murray mundi Nolen në fotofinish, ndërsa sivjet Nadal duhet të mbrohet nga sulmi i pritshëm i Roger Federer, që në 12 vitet e fundit ka bërë plot 9 herë më mirë sesa Rafa në turnetë pas Slemit Amerikan. Për të krijuar një ide më të qartë Nadal kishte plot 44 muaj pa fituar në sipërfaqe të shpejtë, që nga turneu i Katarit në vitin 2014, kështuqë gjithcka pritet të kulmojë në kryeqytetin britanik, në O2 Arena në “ATP Finals”, turne që Rafa nuk ka arritur dot ta fitojë ende, ndonëse numëron plot 16 vjet karrierë në tenisin profesionist.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.