Testi zbuloi se Begaj kishte përdorur substancën e Stanozololit, të njëjtin medikament që përdori pak vite më parë, kur rezultoi pozitive.
Mësohet se substanca e “Stanozololit” ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Edhe më parë shumë sportistë kanë rezultuar pozitiv ndaj kësaj substance dhe janë penalizuar rëndë, si heqje titujsh, pezullime për një afat të caktuar kohor për të mos marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ndëshkime me gjobë etj.
Për herë të parë, kjo lloj substance u soll në treg në SHBA, nga Vinthrop nën emrin “Vinstrol” dhe në Evropë nga partneri i Vinthrop – Bajer, nën emrin “Stromba”, në vitin 1962, “Stanozolol”, shkruan ‘Panorama Sport”.
Kjo substancë përdoret edhe sot te te personat që bëjnë palestër, por mbi të gjitha kjo substancë është shumë e njohur edhe në arenën veterinare, për të rigjeneruar kafshët, si kuajt, apo edhe qentë, në patologjitë që ato mund të përballen.