Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 shprehitë që e shkatërrojnë trurin.

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
View attachment 4714


Truri ynë është organi më i rëndësishëm në trupin tonë, duke kontrolluar gjithçka që bëjmë, si frymëmarrja, ecja, ngrënja, fjetja etj. Truri është procesori qendror për të gjitha funksionet tona trupore. Truri shërben si interpretues i asaj që shikon dhe dëgjojmë.

Me gjithë këtë rëndësi që ka truri, ne praktikojmë zakone të këqija të cilat në të vërtetë e dëmtojnë atë.

Pirja e duhanit

Ne e dimë se cigaret shkaktojnë kancer, por a e dini se nikotina në cigare mund të shkaktojë në tru, dhe shkakton tkurrjen e tij? Jo vetëm kjo, por tkurrja e trurit mund të çojë në sëmundjen e Alzheimerit!

Të folurit rrallë

Njerëzit që janë të prirur që të flasin më pak përballen me rrezik më të lartë të reduktimit të efikasitetit të trurit. Bisedat intelektuale janë stërvitje për trurin, ashtu si palestra për muskujt

Mosngrënia e mëngjesit

Qoftë për dietë apo për të kursyer kohë, shumë njerëz zgjedhin të anashkalojnë mëngjesin, dhe në këtë proces e dëmtojnë trurin e tyre. Pas gjumit, truri juaj kërkon lëndë ushqyese. Anashkalimi i mëngjesit privon trurin prej këtyre ushqyesve shumë të nevojshëm. Mungesa e mëngjesit gjithashtu do të çojë në sheqer të ulët të gjakut, e cila është gjithashtu e keqe për shëndetin

Teprimi në ushqim

Nëse ndjeheni shumë i uritur ose thjesht jeni duke e shijuar shumë pjatën tuaj, të mbushni arkun plot është ide e keqe. Teprimi në ushqim shkakton ngurtësim të arterieve të trurit – duke çuar në zvogëlimin e aftësive mendore.

Shumë sheqer në ushqim

Konsumimi i shumtë i sheqerit do të ndërpresë thithjen e ushqyesve dhe proteinave. Kjo mund të çojë në kequshqyerje. Një trup i kequshqyer pengon zhvillimin e trurit, kështu që minimizoni sasitë e ushqimeve me sheqer.

Ndotja e ajrit

Kjo nuk varet plotësisht nga ne si individ, por cilësia e dobët e ajrit çon në sasi më të ulëta të oksigjenit në tru – truri pa oksigjen nuk mund të funksionojë.

Fjetja me kokë mbuluar

Mund të ju duket e rehatshme dhe e ngrohtë, por fjetja me kokë të mbuluar çon në rritjen e marrjes së dioksidit të karbonit dhe uljes së marrjes së oksigjenit. Siç u përmend më parë, oksigjeni është jetik për funksionin e trurit, dhe mos marrja e mjaftueshme e tij mund të dëmtojë qelizat e trurit tuaj.

Mosangazhimi në nxitje të mendimeve

Truri juaj është si një muskul, dhe nëse nuk e ushtroni atë – ai do të tkurret. Sa më të thella mendimet – aq më mirë për trurin tuaj në planin afatgjatë. Pra, lexoni një libër, shikoni një dokumentar ose luani disa lojëra puzzle.

Puna kur jeni të sëmurë

Shumë të rritur dhe studentë kanë tendencë të heqin dorë nga shëndeti i tyre për karrierën dhe studimet. Kur jeni i sëmurë, trupi dhe mendja juaj duhet të pushojnë, kështu që nëse punoni e studioni kur jeni i sëmurë, do të zvogëloni efikasitetin e trurit tuaj dhe madje kjo mund të çojë në dëmtime afatgjata të trurit.

Nuk fleni sa duhet

Gjumi është thelbësor për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Gjumi i mirë i natës (8 orë) është thelbësor edhe për trurin tuaj, si dhe për organet e brendshme. Është zbuluar se truri pastron veten nga toksinat vetëm gjatë ciklit të thellë të gjumit. Privimi nga gjumi përshpejton vdekjen e qelizave të trurit, të cilat mund të çojnë në kujtesë të dëmtuar dhe në aftësi të reduktuara.
 
Nuk thuhet ndonji gje per grate aty tek shkrimet e tua ????

Nji grua llafazane e xheloze shkakton 25% degjenerim te nervave ne trurin e nji burri
 
Miss megjithe respektin qe kam ndaj teje e thone studimet jo une
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.