Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

12 Meshkuj qe jan te veshur me bukur

Elaa

!
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
1,289
12 meshkujt për momentin më bukur të veshur në botë

meshkuj-vitit-bukur-dukje-elegante.jpg



Stili sipas definicionit është temë subjektive. Cili është më elegant? Cili vishet më mirë? Në thelb, stili vërtetë bazohet në përmbushjen e rregullave themelore dhe shijes personale.

Sipas kësaj, kemi vendosur t’i rradhisim meshkujt më mirë të veshur në botë në bazë të elegancës së pastër, duke ditur se sa secili prej tyre i ka përmbushur rregullat themelore të veshjes me shije dhe ndërhyrje.


Kjo në asnjë rast nuk është listë gjithpërfshirëse, por ja 12 “djem” të cilët për momentin i konsiderojmë si më elegant në botën e të famshëmve.

Me këtë listë stilike po fillojmë nga fundi, sepse zotërinjtë që kanë marrë tre vendet e para megjithatë meritojnë tretman të veçantë.

  1. Lucky Blue Smith
Lucky Blue Smith është një lloj fenomeni. Ky shtatëmbëdhjetëvjeçarë vitin e kaluar ka shkëlqyer në qarqet e modës, duke marrë pjesë në shumë kampanja – nga Tom Ford dhe Versace deri te H&M dhe Gap. Sigurisht ka mësuar diçka në këtë periudhë të shkurtë që ka kaluar në qendër të vëmendjes, kurse flokët e zbardhuara i sjellin vëndin e 12-të në listën tonë.



  1. Kit Harington
Mund të bisedojmë për mënyrën se si Kit Harington veshë Chelsea çizme dhe sa bukur duket me kostum, por të jemi të sinqertë – kjo nuk është arësyeja që është mashkulli më elegant i 11-ti në listën tonë. Në fakt bëhet fjalë për flokët e tij.



  1. David Beckham
David Beckham njerëzit në botë nuk e njohin vetëm si legjendë të futbollit, por edhe si ikonë të modës. Është lehtë të dallohet pse: gjithçka që Beckham veshë duket sikur është krijuar pikërisht sipas masës së tij. Është paraqitur në shumë faqe kryesore dhe reklama të modës, kurse së fundmi ka bashkëpunuar edhe me linjën e modës H&M. Duket sikur edhe djali i tij, Brooklyn, shkon hapave të babait, sepse pikërisht është shpallur njëri nga 50 meshkujt më bukur të veshur në botë në revistën GQ UK.



  1. Jeff Goldblum
Jeff Goldblum është plakur si vena e mirë, edhe atë pikërisht sepse është përshtatur me vitet e tij (63) në vend se ta luftojë valën e plakjes. Kornizat e plota të pastra të syzave, kravata e hollë dhe kostumi i kombinuar në mënyrë të përsosur, i japin këtij aktori të hollë pamje rinore, por jo aq sa të duket se po aktron sikur dikush që nuk është. E respektojmë këtë qasje ndaj stilit, dhe Goldblum po e shpallim mashkullin më elegant të 9-të.



  1. Justin Theroux
Se Justin Theroux veshë diçka tjetër përveç kostumeve të ngushtë me kravata të holla, do të gaboja. Është e qartë se janë të bërë për njëri tjetrin. Ylli 45-vjeçarë i filmit “The Girl on the Train” është bërë i famshëm vitet e fundit me pjesëmarrjen në filmat blockbuster, dhe kështu është bërë fenomen i madh në tapetet e kuq në mbarë botën.



  1. Ryan Gosling
Tashmë Gosling? Po, mashkulli më simpatik i show-biznesit e meriton vendin e 7-të. Por kjo nuk do të thotë se ylli i filmit “The Big Short” gabon diku: ne respektojmë nevojën e tij që të vishet jo konvencionalisht, mbart jakë të larta pa kravatë dhe kostume që duken si pizhame të çuditshme.



  1. Harry Styles
Një fjalë i përshkruan mirë të gjitha kombinimet e veshjes së Harry Styles – vetëbesimi. Edhe pse kryesisht duket si model i Saint Laurent, arrinë të nxjerrë xhaketa univerzitare me printe dhe Chelsea çizme të zeza më mirë se kushdo në pistë apo jasht saj. Styles së fundmi është qethur për shkak të rolit në filmin për luftën e dytë botërore “Dunkirk”, ashtuqë edhe pse mungojnë kaçurrelat e tij të gjatë, konsiderojmë se duket mjaft elegant edhe pa to. Për këtë Styles zë vendin e 6-të në listën tonë.



  1. Kanye West
Janë pak njerëz që mund të mburren me kaq ndikim në aq fusha sa Kanye West. Nëse e neglizhojmë marshimin e tij në botën e modës, vërejmë se saktësisht e din çka i rrin mirë. Mosbrengosja për veshjet që mbanë me mjeshtri mbulon përpjekjen për kombinimin e tyre. Lexuesit e revistës GQ e kanë shpallur mashkullin më elegant të vitit 2015 por në listën tone zë vendin e 5-të.



  1. Rami Malek
Rami Malek sigurisht se nuk e njihni në bazë të emrit, por e keni parë përreth. Ylli i serialit “Mr. Robot” ka mahnitur publikun me kombinimet e veshjeve të tij të shkëlqyera formale. Shembulli më i mirë për këtë se nuk duhet të jeni manekin i gjatë që të dukeni mirë në smoking. Malek fiton vendin e 4-të në listën tonë për shkak të këmbënguljes së tij në veshje.



  1. Daniel Craig
Para se Daniel Craig të bëhet James Bond, ka veshur xhinse të vjetra dhe këmisha tepër të mëdha. Që atëherë është bërë ekspert i modës, duke nxjerrë edhe jashtë ekranit pak Bond me vete. Duhet pranuar se i rrinë mirë. Mjaft mirë që të përfundojë në vendin e 3-të të listës sonë, por merr edhe mirënjohje për “përparimin më të madh në veshje”.



  1. Tom Ford
Emri Tom Ford është sinonim për elegancën mashkullore. Ky kreatorë është i njohur me maninë e tij ndaj detajeve, e kjo duket në veshjet e tij, nga marka e tij e njohur (syzat e errëta) deri te smoking-u. Gjë që mjafton për vendin e 2-të në listën tonë stilike.



  1. Eddie Redmayne
Nuk ka as të gjallë e as të vdekur në këtë botë që kostumi i rrinë më mirë se Eddie Redmayne. Ky tridhjetekatërvjeçarë model i dikurshëm shpesh veshë smoking-e dhe kostume të cilët aq mirë i rrinë sa që do të mendoni se jo vetëm që janë të bëra pikërisht për të, por se janë sikur lëkura e tij e dytë. Për këtë arësye po e shpallim pikërisht atë si mashkullin më elegant në botë./femra.net/
 
Loooooool hahahahhahahahahha
 
files-19.jpeg

Ky qenka si kukulla Ken :p
Syri keq mos e paft :D
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.