Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

19 perandoritë më të mëdha që i njeh historia

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

19 perandoritë më të mëdha që i njeh historia​

Gjatë historisë ka pasur mbretëri që mbulonin një të pestën e botës si dhe aso që kanë sunduar qindra milionë njerëz. Ndonjë ka zgjatur më shumë se një milenium.

Në ndonjë kohë të ekzistimit të tyre dukeshin të pathyeshme, por në fund megjithatë janë zhbëre. Epoka e perandorive ka përfunduar me Luftën e Dytë Botërore, kur fuqitë botërore zëvendësuan kolonizimin dhe pushtimet përmes ndikimeve gjeopolitike e ekonomike.

Ranglista e 19 perandorive më të mëdha të të gjitha kohëve është hartuar sipas sipërfaqeve në të cilat shtriheshin në kohën e kulmit të fuqisë së tyre.

19. Perandoria Britanike
Perandoria Britanike më e fuqishmja ishte në vitin 1922, kur mbulonte disa kontinente dhe shtrihej në një sipërfaqe prej 33,6 milionë kilometrash katrorë, ose në 23 për qind të tokave botërore.

18. Perandoria Mongole
Perandoria Mongole arriti kulmin e fuqisë në vitin 1279. Në atë kohë shtrihej në një sipërfaqe prej 32,8 milionë kilometrash katrorë, nga Deti Japonez deri në Europën Lindore. U shemb në vitin 1368.

17. Perandoria Ruse
Perandoria Ruse ishte më e fuqishmja në vitin 1866. Në atë kohë shtrihej në një sipërfaqe prej 22,7 milionë kilometrash katrorë. Kjo perandori u shemb gjatë Revolucionit të shkurtit më 1917, kur u themelua Bashkimi Sovjetik.

16. Perandoria Spanjolle
Nën sundimin e Perandorisë së Spanjës në shekullin 18 ndodhej 13 për qind e territorit të botës (19,4 milionë kilometra katrorë), para se në shekullin e 19-të të humbte territore të gjera në luftën Spanjolle-Amerikane.

15. Kalifati Omejad
Kalifati Omejad ndodhej në kulmin e fuqisë në shekullin e 7-të kur shtrihej në një territor prej 14,9 kilometrash katrorë. Atë e mundën Abasidët në vitin 750.

14. Dinastia Qing
Dinastia Qing (Dinastia e Manzhurisë) kishte fuqinë më të madhe më 1790, kur kontrollonte territorin që shtrihej në një sipërfaqe prej 14,7 milionë kilometrash katrorë, transmeton Koha.net. Ajo u shemb në vitin 1912, pasi u mund nga fuqitë e huaja në Kryengritjen Boksere dhe një varg kryengritjesh të tjera.

13. Dinastia Juan
Nën sundimin e Dinastisë Juan (Dinastia Mongole), dinastisë së parë që sundoi gjithë Kinën, më 1310 ishin 13,9 milionë kilometra katrorë. Më 1368 në vend të saj hip Dinastia Ming.

12. Perandoria e Dytë Koloniale Franceze
Perandoria e Dytë Koloniale Franceze më 1938 shtrihej në një sipërfaqe prej 12,9 milionë kilometrash katrorë, para se të humbte territore gjatë periudhës së dekolonizimit pas Luftës së Dytë Botërore.

11. Kalifati Abasid
Kalifati Abasid në vitin 850, para se të binte nën sundimin e Osmanlinjve, shtrihej në 11 milionë kilometra katrorë, kur në vitin 1517 ata pushtuan kryeqytetin Kairo.

10. Perandoria Portugeze
Perandoria Portugeze më 1815 kishte nën sundim 10,3 milionë kilometra katrorë, ndërsa gjatë 150 vjetëve në vazhdim humbi Brazilin dhe shumicën e territoreve të tjera.

9. Kalifati Rashidin
Kalifi (Rashidin) i Drejtësisë në vitin 654 shtrihej në një sipërfaqe që kapte 9,3 milionë kilometra katrorë, para se të vinte Kalifati i Dytë Islamik. Në atë moment ishte perandoria më e madhe kontinentale që ishte njohur ndonjëherë.

8. Perandoria Braziliane
Pas pavarësimit nga Portugalia, Perandoria Braziliane më 1822 zinte një sipërfaqe prej 8,4 milionë kilometrash katrorë, por jo shumë kohë më pas humbi territoret që rtash janë në përbërje të Uruguait. Perandoria u zhbë më 1889, pas një grushtshteti.

7. Pernadoria Koloniale e Francës
Perandoria e Parë Koloniale Franceze, në kohën e kulmit të fuqisë, më 1754, ka pasur një sipërfaqe 8 milionë kilometra. Pas një varg luftërash me Britaninë e Madhe të dy vendet humbën shumicën e kolonive në Tokat Reja.

6. Perandoria Ahemenide
Perandoria Ahmenide ose Perandoria e Parë Perse në vitin 480 para Erës së Re shtrihej në një sipërfaqe që kapte 7,9 milionë kilometra katrorë, ndërsa Leka i Madh e pushtoi në vitin 330 para Erës së Re.

5. Perandoria Japoneze
Perandoria Japoneze ka qenë njëra nga perandoritë më të mëdha detare që njeh historia, e cila në vitin 1942 shtrihej në një hapësirë prej 7,4 milionë kilometrash katrorë. Iu dorëzua Aleancës më 2 shtator të vitit 1945.

4. Mbretëria Sasanide
Mbretëria Sasanide arriti kulmin në vitin 621, kur mbulonte një sipërfaqe 6,6 milionë kilometra katrorë. Ishte perandoria e fundit e shtetit iranian para se të përhapej islami. U shkatërrua më 651 pas krizës ekonomike dhe fushatave pushtuese të Kalifit të Drejtësisë.

3. Dinastia Ming
Perandoria e Dinastisë Ming më 1450 shtrihej në një sipërfaqe prej 6,5 milionë kilometrash katrorë, por në shekullin e 17-të ra pas thyerjeve ekonomike dhe katastrofave natyrale.

2. Dinastia Han
Dinastia kineze Han ka sunduar një territor 6,5 milionë kilometra katrorë në kohën e kulmit të fuqisë, 100 vjet para Erës së Re, transmeton Koha.net. U shemb në vitin 220 të Erës së Re pas një sërë grushtshtetesh dhe revolucionesh.

1. Kaganati
Kaganati Turk në periudhën e kulmit të fuqisë në vitin 557 shtrihej në një sipërfaqe prej 6 milionë kilometrash katrorë. U shkatërrua më 581, si pasojë e luftës qytetare

KOHA.net
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.