Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

77 vjetori i Konferencës dhe një apel për t’u mbledhur sot në Pezë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,954
Të nderuar përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Popullit Shqiptar dhe të Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut

Po ju drejtohem me këtë letër, unë, Gjon Bruçi, me statusin e thjeshtë por të rëndësishëm të pasardhësit të Veteranit dhe të pjesëtarit të drejtpërdrejtë të Familjes së Dëshmorit.

Arsyeja që më nxit t’ju drejtohem me letër, është qëndrimi hipokrit dhe antikombëtar i Qeverisë aktuale dhe administratës së saj shtetërore ndaj LANÇ dhe Heronjve e Dëshmorëve të Atdheut.

Tashmë është e dukshme se “Rilindja”, me Kryeministrin aktual, Edi Rama, ashtu si edhe më parë Partia Demokratike me liderin e saj shpirtëror, Arturo-Ui-n shqiptar Sali Berisha, kanë një objektiv të përbashkët: zhbërjen e LANÇ dhe rehabilitimin e kolaboracionistëve e tradhtarëve të vendit.

Një synim i përhershëm ky i reaksionit antishqiptar, i cili kërkon ta lërë kombin tonë edhe pa histori e pa identitet, pasi e la pa dinjitet.

A mund të ndalohet kjo histeri kundër Epokës më të ndritur të popullit shqiptar, siç është Epoka e Lavdishme e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare?

Po, mundet! Nëse në mbrojtje të saj organizohen si duhet ata që e mbështesin dhe mbrojnë këtë Epokë, të cilët përbëjnë pjesën dërmuese të popullit shqiptar.

Si e mendoj unë këtë organizim:

Së pari:
Tek drejtuesit dhe anëtarët e Organizatës së Veteranëve dhe asaj të Dëshmorëve; tek organizatat politike e shoqatat e ndryshme atdhetare; tek intelektualët e vërtetë të popullit, etj. që janë të lidhur organikisht me LANÇ dhe me Dëshmorët e Atdheut, duhet të krijohet bindja se asnjë nga partitë politike aktuale dhe qeveritë që ato krijojnë, nuk e kanë në prioritet Historinë e LANÇ dhe as Dëshmorët e saj.

Këto parti politike, me qeverisjet e tyre, në vend të idealeve të Luftës Partizane, kanë idealin e Dollarit e të Euros, fitimi i të cilëve i ka çuar në vasalitet të plotë të të huajve dhe në antipod të interesave tona kombëtare.

Së dyti: Për përballimin e stuhisë aktuale të ballistëve të luftës e pinjollëve të tyre, të mbështetur nga neoballistët e paqes, ku hyjnë pushtetarët dhe politikanët aktualë të degraduar nga gjeni familjar dhe kombëtar, është i domosdoshëm një organizim në shkallë kombëtare i forcave që lidhen pazgjidhshmërisht me LANÇ.

Që të arrihet ky organizim, unë do të propozoja një takim e diskutim midis drejtuesve kryesorë të Organizatës së Veteranëve, Organizatës së Dëshmorëve, Shoqatave ushtarake, Shoqatave patriotike, Partive politike jo në pushtet, dhe intelektualëve të veçantë, që objektivisht janë në krahun e në mbrojtje të vlerave kombëtare të LANÇ.

Ky takim, i cili mund dhe duhet të organizohet nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Popullit Shqiptar, duhet të dalë me një vendim të rëndësishëm, mbase dhe institucional, i cili mund të jetë një Front i përbashkët në mbrojtjen e vlerave të LANÇ dhe Heronjve e Dëshmorëve të saj.

Së treti: Ajo që definon dy çështjet e para, është aksioni konkret politik, i cili duhet të fillojë sipas një programi të detajuar hollësisht, e i shtrirë gjatë gjithë vitit, me finalizim në datën 29 nëntor 2019, por i pandërprerë edhe pas kësaj date.

Sipas meje, Aksioni Kryesor Politik më i rëndësishmi për këtë vit, duhet të jetë Kremtimi me madhështi i 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Përveç veprimtarive për eventet historike para kësaj date të madhe, DATA 29 NËNTOR 2019, të jetë kryeveprimtaria e Organizimit tonë. Në këtë datë, Organizatat politike, Shoqatat Atdhetare, Partitë Politike dhe individët që i bashkohen këtij organizimi, të mblidhemi në Tiranë dhe në mënyrë të organizuar, me flamurin Kombëtar e me portretet e Drejtuesve dhe Dëshmorëve të LANÇ, të marshojmë si kuadratet e djeshme të Partizanëve, nga qendra e Tiranës deri tek “NËNË SHQIPERI”, ku të bëhen homazhe pranë varrezave të Heronjve e Dëshmorëve të Kombit.

E gjithë kjo ceremoni festive, politike dhe luftarake, të zhvillohet pa praninë e protokollit qeveritar, pa praninë e politikanëve dhe pushtetarëve, pa praninë e parlamentarëve, tashmë të degraduar.

Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është vepër e popullit, njëherësh edhe festa e tij e madhe, dhe kurrsesi e politikanëve dhe pushtetarëve aktuale, të cilët me sjelljen dhe veprimet e tyre, kanë treguar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë Epokë Madhështore.

Sipas mundësisë që do të krijohet, aksioni i kësaj date të mbyllet me një koncert festiv në qendër të Kryeqytetit, koncert ku të dominojnë Këngët Partizane dhe ato kushtuar LANÇ dhe Dëshmorëve të saj.

Me veprimtaritë tona politike, veçanërisht me marshimin tek Varrezat e Kombit, ne duhet t’i tregojmë botës shqiptare dhe asaj tej kufijve tanë, se LANÇ e Popullit Shqiptar, është një Epokë e Lavdishme, një Epokë që nuk mund të shkulet nga historia dhe memoria e popullit tonë.

LANÇ është dhe do të mbetet kolona kryesore ku mbahet Historia e Shqiptarëve sot e në jetë të jetëve. Si e tillë, ajo do të mbrohet me vendosmëri e pa lëkundje nga i gjithë populli.

Nëse e realizojmë këtë veprimtari sa e si duhet, jam i sigurtë se ish ballistët e kolaboracionistët e kohës së luftës dhe neoballistët e kohës së paqes, do t’i rrudhin këmbët dhe duart nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar.

Unë kam besim se kjo mund të arrihet me sukses të plotë.

Si pasardhës veterani dhe si djalë Dëshmori, personalisht dhe familjarisht vihem në dispozicion të këtij organizimi që propozoj.

Le ta nisim këtë aksion kombëtar me kremtimin e përvjetorit të 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, Kuvendit të madh pluralist, i cili hodhi themelet e bashkimit të popullit shqiptar pa dallim feje, krahine e ideje në Luftën e madhe Çlirimtare, e cila realizoi në mënyrë të shkëlqyer përpjekjet e pareshtura të Rilindësve tanë për një Shqipëri të Lirë, të Pavarur dhe Moderne.

Mbetem në pritje të finalizimit të këtij aksioni, nëse ju e quani të arsyeshëm dhe e konsideroni të realizueshëm propozimin tim konkret.

Me konsideratë, Gjon Bruçi

Shkodër, 12 Shtator 2019



*

Shënim i redaksisë: Nesër në orën 10.00 pasardhësit e dëshmorëve, veteranët e LANÇ dhe gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë takohen në Pezë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.