Afrika e Jugut
Afrika e Jugut ndodhet në Afrikën jugore dhe ka dalje në dy oqeane, dhe atë në pjesën perëndimore në Oqeanin Atlantik (pjesën veriore të tij) dhe në lindje në Oqeanin Indian. Afrika e Jugut në trupin e sajë ka Lesoton dhe po thuaj se tërësisht e përthekon Suazilandinë. Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1,219,912 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2,798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 4,862 km i gjatë dhe e ndanë atë nga :Botsuana 1,840 km, Lesoto 909 km, Mozambiku 491 km, Namibia 967 km, Suazilandia 430 km, Zimbabveja 225 km. Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta Relevi : Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terene shkëmbore si dhe rrypinë e ngushtë bregdetarë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,408 metrave në vendin e quajtur "Njesuthi" (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.