Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çamëria

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
Çameria.jpg

Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2. Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE.
Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan atë dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksandrit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siç ishin Gothet, Ostret, Sarakenet dhe Norset.



lg.php
Me 1449 Çameria u pushtua nga perandoria Osmane. Ne shekujt XVI dhe XVII,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman. Populli Çam luftoi kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, me Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare.
lg.php
Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko Boçari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë. Në shekullin XVIII fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per t’i shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje, por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre. Me fundin e Luftes se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe tekerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.

lg.php




NGA RRJEDH FJALA ÇAMERI?

Fjala çam eshte nje evoluim i termit “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala “T’chamis” haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria”eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare.


lg.php




lg.php
KU SHTRIHET EPIRI?

Meqë në afishimin e mësipërm u përmend Epiri, ne vijim po ju sjell nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir. Epiri eshte krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekësi një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e. r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik.

Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët, me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike. Në të tretën e fundit të shek. V p.e.r.fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike.

Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.),kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r.në ekspeditën kundër qytetit Strato të Akranonisë, në anën e Spartës.
Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik.

U krijua një organizim shtetëror më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinte popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit.

Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes,sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p. e. r. ), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ, por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit.

Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarna-nisë në Jug etj. Gjatë sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, Greqi e Itali.

Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. U kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p. e. r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund të shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t’u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër.

Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit. Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit.

Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edhe Marin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit.

Që nga shekulli XI, lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik,u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët.

Bilal Xhaferri
 
Historia e largimit të popullsisë

Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820 - 1850 Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia. Gjatë viteve 1878-1881, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Çështja Çame u ngrit me forcë në periudhën pas Kongresit të Berlinit (1878) kur u kërkua që Çamëria të coptohej dhe t'i kolonte Mbretërisë Greke. Forcat atdhetare pa dallime shoqërore e fetare nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit, si një trup i vetëm, u bënë ballë pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive të Mëdha. Në luften për ruajtjen e tërësisë tokësore shqiptare u shqua biri i madh i Çamërisë Abedin Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili në krye të lëvizjes bëri të mundur që Çamëria për 35 vjet të mos bëhej pre e pretendimeve grabitqare.Gjatë kryengritjeve shqiptare të parë të shekullit XX, Camëria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, Çamëria iu aneksua shtetit grek.Pas Luftës së Parë Botërore (1914-1918), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin "turq". Qeveritë e ndryshme greke prej atëherë deri më sot, me metodat më mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat në gjuhën shqipe dhe mohuan çdo të drejtë njerëzore, duke grabitur tokat me lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellë terror psikologjik. Në mars të vitit 1913 u masakruan 72 intelektualë dhe personalitete të Çamërisë. Në vitet 20-të u shpërngulën me dhunë rreth 15.000 muslimanë çamë, duke i këmbyer me grekë të Anadollit. Në vitin 1940 ndanë nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeç dhe i internuan në ishujt e Egjeut pa asnje shkak ku vdiqën nga torturat mbi 500 vetë. Në periudhën 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar përfundimtar i mbi 50.000 shqiptarëve çamë të religjionit musliman nga trojet e tyre me gjenocid të pashembullt, ku humbën jetën rreth 9.000 vetë dhe vdiqën rrugëve për në Republikën e Shqipërisë, nga uria dhe sëmundjet, rreth 2400 të tjerë. Popullsia e Çamërisë ishte rreth 93 % shqiptare, ndërsa pjesa tjetër përbehej nga grupe të tilla si grekë, vllehë dhe romë etj. Në periudhën mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarë çamë janë dëbuar me dhunë në drejtim të Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit dhe Europës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.Sot në Çamëri banojnë Arvanitët dhe Shqiptarët çamë ortodoksë, por pa të drejtë arsimi në gjuhën amtare, pa të drejta kombëtare dhe njerëzore dhe pa të drejtë të deklarimi të identitetit të tyre kombëtar. Kurse popullsia çame e besimit musliman u dëbua tërësisht në vitin 1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisë.

Disa të dhëna mbi masakrat në Çamëri 1944-1945


-Më 27 qershor 1944 masakrimi i qytetit të Paramithisë. Mëngjesin e së martës, 500 zervistë hynë në qytet duke premtuar qetësi, paqe dhe dashuri, por pas dreke filloi masakra. Popullsia që shpëtoi largohet për në Filat dhe Konispol. (të masakruar në Paramithi, Margëllëç e katunde 800 burra, 230 gra e fëmijë, Pargë 130 burra)
Në gusht 1944, masakra në qytetin e Filatit dhe katundet. Popullsia largohet përfundimisht në shtator 1944, pas ngjarjeve të tmerrshme. (të masakruar në Filat e katunde 198 burra, 61 gra e fëmijë)

-Shkurt 1945, një pjesë e popullsisë çame kthehet pas marrjes së zonës nën kontroll nga ELAS-i.

-Më 13 shkurt 1945 bëhet marrëveshja e Varkizës midis EAM-it dhe qeverisë së Plastiras. ELAS-i në bazë të marrëveshjes dorëzon armët. Në mars 1945- krahina e Filatit bie në duar të organeve të gjeneral Plastiras (Ushtria Kombëtare Greke). Këto organe bëjnë masakrimin e tretë. (të masakruar në Filat e katunde 142 burra, 59 gra e fëmijë) Të humbur burra, gra e fëmijë 230.
 
Nje nder justifikimet e grekeve qe mbajne te gjalle ligjin e luftes me shqipnine me shume mistifikime, ka vetem nje qellim qe ne gjykatat greke mos te kene mundesi qe Camet te pretendojne token e te pareve te vet, me pretekstin se Camet (shqiptaret) ishin kollaboracionist.......
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.