Michael Stevens, nje shkencetar nga Londra, ka publikuar nje video ne YouTube ku mund te shihni se çfare ndodhe, nese rastesisht Toka ndalon se rrotulluari.
Gjate tere kohes, Toka rrotullohet per 1.500 kilometra ne ore, e nese kjo ndalon, do te ishte katastrofike, per çdo gje qe gjendet ne toke.
Atmosfera qe e rrethon Token, do te vazhdoje rrotullimin me nje shpejtesi prej 1.670 kilometra ne ore rreth ekuatorit, e qe do te shkaktonte shkaterrimin e gjithçka qe gjendet ne planetin tone.
“Njerezit do te pesojne vdekje te tmerrshme”, ka thene shkencetari Stevens.
“Çdo gje qe nuk eshte e vendosur mire ne Toke, do te filloje te levize ne shpejtesi marramendese”, ka thene shkencetari qe ne YouTube njihet si Vsauce.
Sipas te gjeturave te studimit, njerezit do te kthehen ne plumba te medhenj, qe levizin me mbi 1500 kilometra ne ore, qe do te qellojne njeri tjetrin, kurse ererat e shpejta, do te krijojne topa te medhenj me njerez dhe gjera te shkaterruara.
Personat qe gjendet ne aeroplan, mund te shpetojne nese arrijne te mbijetojne ererave qe kane fuqi me te madhe se shperthimi i bombes atomike.
Nderkohe, fusha magnetike e planetit tone do te zhdukej dhe ne do ekspozoheshim ndaj sasive vdekjeprurese te rrezatimit. Toka do te behej sfere pothuajse e persosur, meqe nga rotacioni aktual ka nje te fryre ne ekuator. Kjo do te ndikonte ne shperndarjen tjeter te ujit, per çka do te ndodhnin permbytjet me katastrofike.
Nese rrotullimi ndalet ne teresi, bota per gjysme viti do te kishte dite, e gjysme viti nate.
Nese keto fakte ju duken te tmerrshme, mos kini frike, sepse shkencetaret e NASA-s thone se gjasat qe kjo te ndodh mund te jene reale vetem pas disa miliarda vitesh.