Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dashuria në internet - Realitet i Ri

E Besoni ose jo ? Dashuria në internet - Realitet i Ri

  • PO

    Votimi: 5 45.5%
  • JO

    Votimi: 6 54.5%

  • Gjithsej votues
    11
Shkruan: Arsim Gjinoci


"I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq të vjetër dhe më të ngushtë, përkundër asaj që ne jemi në të vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në dhomën e bisedave elektronike, për të cilën ne të dy pretendojmë se kurrë më parë nuk kemi qenë atje. Ç'farë do të më thotë sot ai, unë mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti." Nga filmi: "You've Got Mail" - Meg Ryan dhe Tom Hanks ...




A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?
Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.
Si njoftohen njerëzit?
Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.
Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.
Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.
Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit
-Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.
Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit
1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.
Sa është reale dashuria virtuele?
Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!
Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".
 
Normal që faji duhet kërkuar brënda vetes.
Sa i vërtetë ky shkrim.
 
Shkrimin se lexova se shume i gjate por mesa kuptoj paskam shpresa per nuse interneti ?
 
Per te Rene nee dashuri PO. Personalisht PO 100%
Ama per te qene realist ska pase kurre skane funksionuar keto gjera
V.l
 
Po si ke rene ne dashuri more nastradam, me trego dhe mua ta provoj ate ndjenje lol
Je ti aty eshte ajo atje? I thoni njeri tjetrit tkam shpirt zemer yll pasuri dashuri jete maçok piçok edhe oooopppp dashuria :p
 
Je ti aty eshte ajo atje? I thoni njeri tjetrit tkam shpirt zemer yll pasuri dashuri jete maçok piçok edhe oooopppp dashuria :p

Sa eksperienca ke dhe ti pupupupu hahahahahahhahaha
 
Rashe PO sa keqe rashe nji zot e madh e di
Menzi Kam Dale SE per zotin keq muhabeti.
 
Opo vete Dola SE tectjeret me rrasnin shkelmin me thoni rri aty

@Dorina eshte e vertete ajo shprehja
Mos u kruj me miellin e gjermanit
 
Rashe PO sa keqe rashe nji zot e madh e di
Menzi Kam Dale SE per zotin keq muhabeti.
aa more macok , perdor taktika Marine Amerikane per te arrit ke pituku lol

Maçok
maxresdefault.jpg
 
Hahahahahahahahahahaha ka e ke destinacionin e rralles ne shqiperi?? Apo ne emigrim prape??? ??
 
@Senseo rrofsh say malet e myzeqese moj bije
Simpatia e theksuar quhet mener muhabetit e mfal per shprehjen dashuri ne mos gaboj??
 
Hahahahahahahahahahaha ka e ke destinacionin e rralles ne shqiperi?? Apo ne emigrim prape??? ??
Destinacioni im I radhes e ??? Du me kap noi japoneze SE ke lezet 3 metra shale e secmar vesh asi llaf kur tme flase
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.