Parashikimet e një Luftë ë Ftohtë të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi bërthamor nga Rusia në Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 38 qytete janë në liste për një sulm te mundshëm, raporton Daily Star Online.
Vete presidenti rus Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e tij nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit në muajin shkurt.
Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia është e gatshme për sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshme bërthamore”.
Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Ëolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Neëcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Sëansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.