Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dhjetë kontributet e Aristotelit për njerëzimin sipas “AncientHistoryLists”

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Dhjetë kontributet e Aristotelit për njerëzimin sipas “AncientHistoryLists”​

sculpture-2298848_960_720.jpg

Ai vërtet meriton nderin e të qenit “Mësues Absolut” ose “Mësuesi i Parë” i perëndimit​


Po e publikojmë këtë vlerësim me disa keqkuptime të rëndësishme –jo për të treguar madhështinë e Aristotelit— sepse puna dhe kontributi i tij është i pamohueshëm për studiuesit serioz, por sepse në kohët tona qarkullojnë shumë baltosje, ca si pasojë e ligësisë e ca si pasojë e keqedukimit. Kujtoj se në gazetari kërkojmë gazetarë të mirë-edukuar –të aftë të hetojnë (“të aftë të hetojnë” sepse hetimi kërkon dije teorike dhe praktike)— dhe në prokurori, gjykatë dhe popull, gjithashtu, me qëllim që njerëzit të mësojnë të hetojnë dhe të vendosin drejtësi se sa padrejtësi: sepse drejtësi pa hetim dhe kundrim nuk mund të ketë...Njerëzit që kërkojnë të gjykohen drejtë për kontributin e tyre në shoqëri duhet të mësojnë të gjykojnë drejtë. Se si gjykohet drejtë kërkon dije (vegla teorke) dhe punë hetimore. Në vazhdim mund të plotësojmë pikat ku mungon përshkrimi.
Ai ishte nxënës i njohur i Platonit. Por ndryshe Platoni dhe Sokrati ai shfaqi një instinkt në përfundimet e studimeve të tij të natyrës duke përdorur arsyetim shkencor dhe faktologjik — një tipar që pararendësit e tij zakonisht e hidhnin poshtë në dobi të mendjemprehtësive të tyre filozofike. Ndoshta ishte magjepsja e tij e paepur me natyrën, logjikën dhe arsyen që e shtyu të realizonte disa kontribute kryesore që reflektohen ende në ditën moderne të matematikës, metafizikës, fizikës, biologjisë, botanikës, politikës, mjekësisë dhe shumë disiplina të tjera. Ai vërtet meriton nderin e të qenit “Mësues Absolut” ose “Mësuesi i Parë” i perëndimit. Duke gërmuar në hollësitë e realizimeve të tij këtu paraqiten 10 kontributet e Artistotelit:

1. Zbuloi ose krijoi logjikën e silogjizmit kategorik​

Silogjizmi paraqet një formë të veçantë arsyetimi ku një përfundim bazohet në dy premisa. Këto premisa kanë gjithnjë një term të përbashkët ose të mesëm që i shoqëron ato bashkë, por ky term që i lidh ato mungon në përfundimin që nxirret. Ky proces i deduktimit logjik i shpikur nga Aristoteli, ndoshta, qendron më lartë në mishërimin e gjithë realizimeve të famshme të tij. Ai ishte njeriu i parë që shpiku një proces logjik dhe autentik për të nxjerrë përfundime bazuar në parashtrime që shqyrtohen. Këto parashtrime ose premisa ose përdoren si fake ose thjesht si hamendësime për shqyrtim. Për shembull, Sokrati është një njeri. Gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Këto dy premisa mund të përfundojnë si – ‘Sokrati është vdekshëm’. Logjika pas arsyetimit të tij bazohet mbi parashtrime dhe konkluzione që kanë diçka të përbashkët me parashtrimin në fjalë është qartësisht mjaft e drejtëpërdrejtë. Thjeshtësia dhe lehtësia e tij deduktive katapultoi teorinë e Aristotelit të silogjizmit për të krijuar një influencë të pakrahasueshme në historinë e logjikës dhe arsyetimit perëndimor. Megjithëse në epokën post-rilindje deri në epokën moderne ne përdorëm qasje logjike që bazoheshin më shumë në deduktim matematike (dhe ishin shumë më të përpikta) dhe më pak të pasigurta të premisave të pakrahsueshme. Domethënë, teoria logjike e Aristotelit e silogjizmit kategorik fitoi një lartësi që e bën atë më shumë se një kureshtje historike. [Më shumë rreth këtj koncepti shqyrton Ylli Përmeti në një kapitull të veçantë —Veglat teorike të Aristotelit]
self-contradicting_0.jpg

2. Klasifikoi [sipas gjenezëz] qeniet e gjalla​

Në librin e tij, Historia e Kafshëve, Aristoteli ishte i pari në historinë njerëzore që ndërmori klasifikimin e kafshëve të ndryshme. Ai përdori tiparet që janë të njëjta në disa kafshë për t’i klasifikuar për grupe të njëjtë. Për shembull, bazuar në praninë e gjakut, ai krijoi dy grupe të ndryshme si kafshë me gjak dhe kafshë pa gjak. Ngjashëm, bazuar në habitatin e tyre, ai i klasifikoi kafshët në ato që jetojnë në ujë dhe ato që jetojnë tokë. Në perspetivën e tij, jeta kishte një karakter hierarkik [...] dhe gjithë qeniet mund të grupoheshin në këtë hierarki bazuar në rendin e tyre nga më të lartat në më të ultat. A vendosi specien njerëzore në shtresën më të lartë të kësaj hierarkie. Ai shpiku emërimin konvencional binominal. Duke përdorur këtë sistem, gjithë organizmat e gjallë tani mund të krijoheshin dy grupe të përcaktuar nga emri i organizmave, ‘gjini’ dhe ‘ndryshim’. Me ‘gjni’ Aristoteli kuptonte një qenie të gjallë që paraqet një grup/familje tërësore. Emri i ‘ndryshimit’ është ajo çfarë bën organizmat e gjallë të ndryshëm me anëtarët e tjerë të familjes së cilës i përket. [Në fakt koncepti i Aristelit për kafshët nuk është ekzaktësisht siç paraqitet këtu por do të flasim në një studim tjetër për këtë çështje]
air-water-fire-aristotle_0.jpg

3. Themeloi zoologjinë​

Aristoteli njihet gjithashtu si babai i Zoologjisë. Siç paraqitet qartë në klasifikimin e qenieve njerëzore, gjithë procedurat klasifikuese dhe disa disertacione të tjerë që ai shkruajti duke përshirë specie të ndryshme të mbretërisë së kafshëve. Ai shkruajti një mori disertacionesh që përfshinte aspekte të ndryshme të zoologjisë. Disa nga disertacionet e tij të njohur si ‘Historia e Kafshëve’, ‘Lëvizja e Kafshëve’, ‘Zhvillimi i Kafshëve’ e të tjerë, bazoheshin në studimin e tokave të ndryshme, kafshë të ujit dhe ajrit. Ndryshe nga pararendësit e tij të cilët dokumentuan thjesht vrojtimet e tyre rutinë të natyrës, Aristoteli punoi duke ravijëzuar metoda specifike të cilat do t’i përdorte për të realizuar vrojtime të veçantë. Ai i përdori këto metoda për të realizuar, atë çfarë quajmë në epokën moderne, përcaktim, teste dhe eksperimente të ndryshme proto-shkencore për të studiuar florën dhe fuanën rreth tij. Një nga eksperimentet vrojtuese të tij të hershme përfshiu anatominë e vezëve të zogjve përgjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të embrionit brenda vezës. Duke përdorur vrojtimet e tij ai ishte i aftë të studionte rritjen e hollësishme të organeve të ndryshme ndërsa embrioni zhvillohësh në një zog të çelur plotësisht.
founder-of-zoology_0.jpg

4. Kontriboi në fizikë​

Duke e thënë troç, është e vërtetë se Aristoteli themeloi kufij të rinj në fushën e shkence të jetës, guximi i tj në fizikë qendron më poshtë krahasuar me punët e tjera të tij. Studimet e tij në fizikë duket se janë ndikuar shumë nga ide të para-themeluara të mendimtarëve grekë bashkohor dhe pararendës. Për shembull, në disertacinin e tij ‘Mbi Lindjen dhe Vdekjen’ (Generation and Corruption) dhe ‘Mbi Qiejt’, bota që përshkroi kishte shumë ngjashmëri me propozime nga epoka para-Sokratike e teoricienëve. Për përbërjen e universit ai nuk e përqafon qasjen e Empedokles se çdogjë ishte krijuar nga përbërje të ndryshme të katër elementëve themelor
download_0.jpg
– tokë, ujë, ajër dhe zjarr. Ngjashëm, Aristoteli besonte se çdo lloj ndryshmi nënkuptonte se diçka ishte në lëvizje [...]. Në një mënyrë vetë-kontradiktore (të paktën interpretët fillestarë të tij kështu e panë), ai përcaktoi lëvizjen e çdogjëje si aktualitet dhe pontencialitet. Në tërësinë e tij, Aristoteli e kuptonte fizikën si një pjesë e shkencës teorike që ishte e sinkronizuar me filozofinë e natyrës. Ndoshta një term më sinonim për të mbeshtetur interpretimin e Aristotelit do të ishte ‘fizikë’ ose thjesht studimi i natyrës. [në fakt nuk është kështu – sepse Aristoteli themelon parimet të fizikës në raport me universin për të cilët do të flasim herë tjetër].

5. Influencoi historinë dhe psikologjinë​

aristotle-de-anima_0.jpg

Aristoteli ishte i pari që shkruajti një libër që shqyrtonte veçantitë e psikologjisë – libri i tij “Mbi Shpirtin” ose “De Anima”. Në librin e tij ai propozon idenë e abstraksionit që sundon mbi trupin dhe mendjen e qenies njerëzore – ata ekzistojnë në të njëjtën qenie të ndërthurur në mënyrë të tillë që mendja është një ndër funksionet kryesore të trupit. Në analizën e tij më të hollësishme psikologjike, ai ndan intelektin njerëzor në dy kategori thelbesore: intelekt pasiv dhe intelekt aktiv. Sipas tij, është në natyrën njerëzore të imitojë diçka që qoftë edhe në një nivel sipërfaqësor, na siguron me një ndjesi lumturie dhe kënaqësie. Ndoshta spikatja e vrojtimit të tij psikologjike ka qenë lidhja delikate që lidh psikologjinë njerëzore me psikologjinë themelore të njeriut. Kontributi i tij bën një hop gjigand nga epoka para-shkencore e pspikologjisë që qedronte para tij, në një epokë të analizës shumë më të përpiktë, cilësore dhe sasiore.

6. Përparoi meteorologjinë​

Për kohën e tij bashkohore dhe epokën, Aristoteli ishte i aftë të përparonte një analizë të hollësishme për botën rreth tij. Aktualisht, termi meteorologji përfshin studimin shkencor ndërdisiplinar të atmosferës dhe motit. Por Aristoteli krijoi një qasje shumë më të përgjithshme përmes së cilës ai mbuloi aspekte të ndryshme dhe dukuri të ajrit, ujit dhe tokës në disertacionet e tij Meterologjia ose Meteora. Në disertacionet e tij, në fjalët e tij, ai parashtron hollësi të ‘ndikimeve të ndryshme’ që janë të përbashkët mes ajrit dhe ujit, gjithashtu dhe lloje dhe pjesë të ndryshme të tokës, dhe patologjitë (afeksionet) që shoqërojnë këto pjesë bashkë. Pjesa më e rëndësishme e disertacionit të tij ‘Meteora’ janë vrojtimet e tij për avullimin e ujit, vullkanet dhe dukuri të tjera të zakonshme të motit. Analiza e tij për këto ndodhi të ndryshme meteorologjike është një nga praqitjet më të hershmet të këtij fenomeni. Megjithëse kjo nuk thotë shumë rreth përpikmërisë së studimeve të tij meteorologjike. Aristoteli besonte në ekzistencën e ‘erërave të poshtme’ dhe se erërat dhe vullkanet shkaktoheshin nga ato. Ngjashëm, ai kategorizoi vetëtimat, ylberët, meteorët dhe kometat si dukuri të ndryshme atmosferike [...].
advances-in-meteorology-aristotle_0.jpg

7. Etika​

Një përpjekje për të përmbledhur hollësitë e pasura të etikës Aristoteliane brenda kufijëve të dy paragrafëve do ta shkruante vetëm shkurt. Duke thënë këtë, Etika Nikomakiane qendron si një spikamë e madhe e etikës aristoteliane. Ajo paraqet punën më të mirë të njohur të Aristotelit – një përzgjedhje prej dhjetë librash të ruajtur kryesisht në shënime të mbajtur në leksionet e tij të ndryshme në Lice. Etika Nikomakiane parashtron mendimet e Aristotelit mbi virtyte të ndryshme morale dhe hollësitë e tyre përkatës. Etika aristoteliane ravijëzon virtytet e ndryshme sociale të sjelljes të një njeriu ideal. Mirëbesimi që bart dikush në përballje me frikën dhe humbjen shkakton kurajën. Aftësia për t’i rezistuar joshjeve të kënaqësisë fizike paraqet përmbajtjen e një njeriu. Bujaria dhe madhështia tregojnë volumet e pasurisë që dikush jepë për të mirën e të tjerëve. Çdo ambicie kurrë nuk mund të jetë shpirtmadhe përveç kur ajo fiton një balancë të patëmetë mes nderit që premton dhe rezultatet që sjellë. Këto, me studime të tjerë themelor, ndërtojnë bazën e përpjekjes së etikës aristoteliane. Në këtë kuptim etikë, Aristoteli besonte se ‘pavarësisht të influencave të ndryshme të prindërve tanë, shoqërisë dhe natyrës, ne vetë jemi treguesit e vetëm të shpirtrave tanë dhe gjendjeve të tyre aktive’.
nicomachean-ethics_0.jpg

8. Aristotelianizëm​

Aristotelianizmi është shembulli më i madh që infulencoi filozofinë Aristoteliane që ka patur në tërësinë e paradigmës filozofike të mëvonshme. Aristotelianizmi paraqet një traditë filozofike që bazohet në punë të ndryshme të filozofisë Aristoteliane. Kjo vijë e filozofisë konvencionale është influencuar shumë nga aspektet e ndryshme të kuptimeve aristoteliane duke përfshirë qasjen e tij në metodologjinë filozofike, epistimologjike, metafizike, estetike, etike dhe shumë të tjera.
aristotelianism-aristotle_0.jpg

Fakti mbetet se idetë e Aristotelit janë gdhedur thellë në mendimin shoqëror dhe komunitar të tërësisë së civilizimit që pasoi botën perëndimore. Punët e tij filozofike u rëdëgjuan dhe u mbrojtën së fillim nga anëtarët e shkollës Peripatetike. Neoplatonistët pasuan menjëherë dhe bënë kritika të mirë-dokumentuara mbi shkrimet e tij të njohura. Historianët citojnë shpesh herë Aristotelianizmin në filozofinë e hershme islamike ku filozofët bashkohor islamik si Al-Kindi, Al-Farabi e të tjerë përkthyen punën e Aristotelit në mësimet e tyre.

9. Politikë​

Fjala politikë buron nga fjala greke ‘polis’ (qytet) e cila në Greqinë antike paraqeste një qytet-shtet. Aristoteli besonte se ‘polisi’ reflektonte dorën kulmore të shoqërisë politike. Qenia qytetar i një qyteti ishte themeltare për një person për një jetë me cilësi të mirë. Për të fituar lartësinë e një qytetari të tillë nënkuptonte se ti kishe nevojë për lidhje politike (qytetare) për të siguruar një vendbanim të përhershëm. Në gjykimin e Aristotelit ky synim konkludonte në faktin se “njeriu është një kafshë politike’. Pa dyshim, ndërmarrjet e ndryshme të jetës së Aristotelit ndihmuan të krijonin mendjemprehtesinë e tij politike në mënyra që pararendësit e tij dhe bashkëkohës nuk mundnin. Aventurat e tij përparimtare në biologji dhe të florës dhe faunës së natyrës janë mjaft të dukshme në natyralizmin e politikës së tij. Ai e ndan qytetin dhe kushtetutat e tyre përpaktëse në gjashtë kategori tre nga të cilat janë të mira dhe tre të tjerat të keqe. Në gjykimin e tij të mirat janë qeveritë kushtetuese, aristokracia, dhe mbreteria dhe të keqet përshijnë demokracinë, oligarkinë dhe tiraninë [ky argument është i gabuar –ose sepse është përkthyer keq ose sepse...sepse për Aristotelin, demokrcia është më e mirë dhe ato i ndan në gjashtë lloje...]. Ai beson se vlerësimi politik i një individi varet drejtpërdrejt nga kontributet e tyre për të bërë jetën e qyteteve të tyre më të mirë.
61ydporznfl._sl500__0.jpg

10. Poetikë​

poetics-aristotle.jpg

Shumë nga shkrimet e tij mbi artin dhe poetikën, si shumë dokumentë të tjerë të punëve të tij filozofike dhe letrare, u krijuan rreth vitit 330 para erës sonë. Shumica e tyre mbijetuan sepse u shënuan dhe u ruajtën nga studentët e tij gjatë mësimdhënies së tij. Mprehtësia e Aristotelit në poetikë sillet kryesisht rreth dramës. Ndoshta në një nga ato periudhat e mëpasme kur Aristoteli filloi të fitonte më shumë hapësirë rreth botës, puna e tij mbi dramën e nda në segmente: e para përqendrohet në tragjedi dhe epikë dhe e dyta shqyrton hollësitë e komedisë. Sipas tij, një tragjedi e mirë duhet të jetë aftë të përfshijë audiencën dhe ta bëjë atë të ndjejë katharsis (një ndjesi pastrimi përmes dhembshurisë dhe frikës).

Përfundime​

Kanë kaluar më shumë se 2300 vjet që nga dita e fundit e epokës Aristoteliane në Greqinë antike, por kërkimi dhe puna e Aristotelit mbetet me ndikim të madh në kohën dhe epokën tonë. Nga fushat që priren në mënyrë të rëndësishme drejt një orientimi strukturor shkencor si fizika dhe biologjia deri tek hollësitë e përpikta rreth natyrës së dijes, realitetit dhe ekzistencës – kontributet e tij të shumtë dhe të gjithanshëm e bëjnë atë vërtet një nga njerëzit më me influencë në historinë njerëzore.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.