- Ataket e panikut janë episode intensive të frikës,të cilat janë aq të forta saqë munden të nxisin frikën se ju do të vdisni,po cmendeni,do t’ju bjerë të fikët ose humbja e kontrollit.
- Simptomat e atakëve të panikut janë aq të forta e kërcënuese saqë ju krijojnë bindjen se ndodheni në një rrezik të tmerrshëm.
- Ataket e panikut nuk janë të rrezikshme por situata është e tillë që ju bind se jeni në rrezik.
- Pikërisht këtë bën paniku,ju bind se nuk jeni të sigurtë.
- Ataket e panikut duket sikur vijnë nga asgjëja dhe zakonisht zgjasin 20-30 minuta dhe arrijnë kulmin në 10 minuta.
- Ataket e panikut janë dicka e vërtetë dhe simptomat që ju përjetoni janë të vërteta.
Edlira Durmishaj/psikologe