• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

FENOBARBITALI

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Fenobarbitali është përfaqësuesi i barbiturateve. Ai zotëron veti antikonvulsive, veprim sedativ dhe hipnotik, veprim i cili është më i zgjatur në krahasim me barbituratet e tjerë.
•Fenobarbitali ushtron një efekt deprimues joselektiv mbi të gjithë SNQ.
•Veprimi antikonvulsivant lidhet me rritjen e pragut të konvulsioneve dhe me frenimin e përhapjes së aktivitetit elektrik anormal.
•Fenobarbitali është një nxitës i fuqishëm i enzimave mikrozomale të heparit.
INDIKIMET
•Epilepsi (parciale, mioklonike dhe toniko-klonike, me përjashtim të absencës)
•Status epileptik
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Fenobarbitali nuk duhet përdorur në të sëmurët me mbindjeshmëri ndaj barbiturateve.
•Ai kundërindikohet në pacientët me porfiri intermitente.
•Të evitohet ekstravazimi gjatë injektimeve parenterale.
•Duhet përdorur me kujdes në pacientët me depresion dhe tendenca vetëvrasëse, në të sëmurët me dëmtim të funksionit renal dhe hepatik, sidomos në të moshuarit.
•Kujdes gjatë administrimit parenteral në të sëmurë me hipotension, patologji pulmonare, shok ose patologji kardiovaskulare.
•Duhet përdorur me kujdes në ata që ngasin makinën ose punojnë me makineri të rrezikshme.
EFEKTET ANESORE
•Më të zakonshmet janë efektet frenuese të SNQ si përgjumje, marrje mendsh, depresion, ankth, dhimbje koke. Dozat gjumëdhënëse mund të shkaktojnë sedacion rezidual, çrregullime të humorit dhe të veprimtarisë mendore.
•Gjatë terapisë me fenobarbital vërehet edhe frenim i frymëmarrjes, bronkospazëm, hipotension, bradikardi sinusale dhe vazodilatacion.
•Ndër efektet dermatologjike përmendim urtikarie, rash makulopapuloz, dermatit eksfoliativ, rash buloz, sindrom Stevens-Johnson, nekrolizë epidermale toksike si dhe fotondjeshmëri, rash akneiform dhe purpura. Mund të vërehen edhe reaksione në vendin e injektimit, si p.sh. flebit.
•Fenobarbitali shakton edhe efekte të tjera anësore si: nauze e të vjella, diarrhe ose konstipacion, osteopeni, miozë, nistagmus dhe çrregullime seksuale, si impotencë e ulje të lidibos.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE.
•Mjekimi kronik me barbiturate mund të rritë metabolizmin dhe të ulë efikasitetin e paracetamolit.
•Barbituratet mund të rritin klirensin hepatik të karbamazepinës, klonazepamit dhe fenitoinës. Acidi valproik frenon metabolizmin dhe rrit efikasitetin e fenobarbitalit.
•Efikasiteti i betabllokuesve, kryesisht metoprololit, pindololit, propranololit, timololit dhe labetalolit, mund të reduktohet gjatë përdorimit të barbiturateve si pasojë e rritjes së metabolizimit.
•Barbituratet rritin katabolizmin e hormoneve të tiroides.
•Fenobarbitali rrit metabolizmin e kloramfenikolit, ndërsa ky i fundit rrit përqendrimet plazmatike të fenobarbitalit.
•Efikasiteti i glukokortikoideve mund të reduktohet kur përdoren njëkohësisht me barbituratet.
•Gjysmë jeta plazmatike e doksiciklinës zvogëlohet nga fenobarbitali.
•Barbituratet mund të rrisin klirensin hepatik të estrogjenëve.
•Frenimi i SNQ i shkaktuar nga barbituratet potencohet kur këto të fundit përdoren së bashku me benzodiazepinat, butorfanolin, etanolin, antihistaminikët H1 me efekte sedative, agonistët opioidë, antidepresivët triciklikë dhe anksiolitikë e sedativo-hipnotikë të tjerë.
•Përdorimi i njëkohshëm i fenobarbitalit me barnat antihipertensivë mund të shkaktojë hipotension. Bëjnë përjashtim kalçibllokuesit, klirensi hepatik i të cilëve rritet nga barbituratet.
•Përqendrimet plazmatike të kinidinës dhe dizopiramidit mund të ulen, kur kombinohen me fenobarbitalin.
•Metabolizmi i ksantinave rritet nga barbituratet, ndërkohë që efekti hipnotik i barbiturateve reduktohet nga përdorimi i kafeinës ose teofilinës.
•Efikasiteti i varfarinës reduktohet kur përdoret së bashku me barbituratet.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Kundërindikohet përdorimi në tremestrin e pare dhe të tretë (Kategoria D). Mund të shkaktojë malformacione kongenitale dhe rritje të rrezikut për hemorragji neonatale. Të përdoret vetëm kur nuk ka alternativë tjetër.
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
Me rrugë orale
•Tek të rriturit
Përdoret me dozë 60-180 mg një herë në ditë në darkë para gjumit.
•Tek fëmijët
Përdoret me dozë 5-8 mg/kg/ditë.
Me injeksion intramuskular
•Tek të rriturit
Përdoret në dozën 200 mg, e cila në rast nevoje mund të përsëritet mbas 6 orësh.
•Tek fëmijët
Përdoret me dozë 15 mg/kg.
Me injeksion intravenoz
Në statusin epileptik, administrohet (hollohet 1:10 në ujë për injeksion) në dozën 10 mg/kg me një shpejtësi jo më të madhe se 100 mg/minutë; doza maksimale 1 gram.
PREPARATET E REGJISTRUARA
tabletë 15, 60 mgLUMINAL
solucion injektabël 10%-2mlLUMINAL