Filipinet pezulluan vaksinën AstraZeneca për personat nën 60-vjeç

Hera

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
12,048
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Filipinet pezulluan vaksinën AstraZeneca për personat nën 60-vjeç​














Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për personat e moshës nën 60-vjeç.

Vendimi erdh një ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se mund të ketë një “lidhje të mundshme” midis vaksinës dhe “rasteve shumë të rralla të mpiksjes së pazakontë të gjakut”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje tha se ka një “lidhje midis vaksinës dhe shfaqjes së mpiksjes së gjakut me trombocite të ulëta që konsiderohet e besueshme por nuk është konfirmuar”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për rekomandimin e EMA-së për të renditur mpiksjen e gjakut si efekt anësor shumë të rrallë të vaksinës AstraZeneca”, tha Rolando Enrique Domingo, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të Filipineve.

Megjithëse nuk kanë ndodhur aksidente të tilla në vend, agjencia ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm të përdorimit të vaksinës për ata nën moshën 60-vjeç ndërsa autoritetet presin rezultatet e një rishikimi që po zhvillohet nga ekspertët vendorë në përputhje me udhëzimet e OBSH-së, tha zyrtari.

“Ky pezullim i përkohshëm nuk do të thotë që vaksina është e pasigurt ose joefektive. Kjo thjesht do të thotë që ne jemi duke marrë masa paraprake për sigurinë e çdo filipinasi”, shtoi Domingo.
Filipinet filluan vaksinimin në të gjithë vendin më 1 mars, me punonjësit shëndetësorë të parët në radhë dhe të moshuarit.

Vendi mori 526 mijë doza fillestare të vaksinës AstraZeneca përmes iniciativës COVAX. 2.6 milionë doza të tjera, të blera nga sektori privat do të dorëzohen muajin tjetër.
Numri i rasteve me COVID-19 në Filipine tani është afër 830 mijë, përfshirë më shumë se 14.100 viktima.


Top Channel
 

Barnaba2.0

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
352
Probabiliteti qe vaksina AZ mund te te rrezikoj jeten eshte nje ne nje milion. Ndersa rreziku vdekjeprures nga virusi eshte shume me i larte. Perpos kesaj, rrezikohen me shume femrat ne mosha te reja (kategorite e tjera jane shume me te sigurt). Ndaj mbetet nje vaksine e pranueshme.

Kush do e kishte menduar se Kina do zhvillonte vaksine me te sigurt se Universiteti i Oksfordit!
 
Top