Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR “STARLINK SATELLITE”

Juno

OFF
Kontributor
Regjistruar më
Jul 25, 2017
Mesazhe
16,198
Pëlqime
16,209
Pikë
113
Mosha
36
Location
Space
Elon Musk është duke shfrytëzuar përvojën e tij në ndërtimin e raketave dhe avionëve për të vendosur sistemin më të përparuar të internetit. Ky projekt përfshin lëshimin e 12-42 mijë satelitëve në hapësirë.

Starlink – një përpjekje ambicioze për të sjellë internet me shpejtësi të lartë dhe me kosto të ulët, për këdo në botë.

Pasi pjesa e parë e satelitëve janë vendosur në orbitë, ato kan filluar të lidhen me ‘terminalet’ në Tokë që janë përafërsisht në madhësin e një kutie të pices. Në krahasim me sistemet e më hershme të satelitve të internetit, që ishin të vendosur në 27,000 km, Starlings Satellite (LEO) janë shumë më afër Tokës prej 550 deri 1.500 Km. Kjo do të thotë se satelitët LEO mund të transferojnë informacionin më shpejtë.

Sipas një studimi të BroadbandNow, rrjetet satelitore të LEO-s du ju kursejn familjeve të Shteteve të bashkuara të Amerikës më shumë se 30 miliard dollarë nga tarifa e internetit në vit, si dhe du i ofronë një shërbim më të besueshëm zonave rurale që nuk kanë shumë mundësi të kyqen në internet me shpejtësi të lartë, e cila bëhet me kabllo.

Numëri i satelitëve të dizajnuar nga presidenti i kompanis Space X, sot në orbitë është 362, të gjithë jane derguar nga Falcon 9.

Këta satelitë janë paksa më ndryshe nga dy demo satelitët e Space X të lansuar në shkurt të vitit 2018, me nofkën TinTin A dhe TinTin B.

Starlink Satellite është planifikuar të ketë rreth 12,000 satelitë, që për synim ka të ju japë qasje me internet ShBA-ve, dhe Kanadas në vitin 2020, duke u zgjeruar me shpejtësi dhe të mbulojë të gjitha nevojat globale të internetit, që do qojë numrin e satelitëve në më shume se 42 mijë.

Tani për tani, SpaceX ka miratimin e FCC për të lëshuar 1.584 satelitë në një lartësi prej 550 kilometra, 2.825 satelitë në rreth 1,110 deri në 1,325 kilometra. 4,409 satelitë do lansohen në gjashtë vitet e ardhshme. Pas kësaj, do të ketë vetëm rreth tre vjet për të përfunduar vendosjen e të githë satelitëve.

Lansimi i parë është bërë nga Stacioni i Forcave Ajrore Cape Canaavayê në Florida. në orën 10 e 30 në mbrëmje (ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e SpaceX.)

Ky Internet që tejkalon shumë atë të internetit tradicionale satelitore, dhe një rrjet global të pa kufizuar nga kufizimet e infrastrukturës tokësore, Starlink do të ofrojë internet me shpejtësi të lartë edhe në vendet ku aksesi ka qenë i shtrenjtë, ose plotësisht i padisponueshëm.

Një satelit peshon afërsisht 260 kg dhe përmban një dizajn kompakt, me panel të sheshtë që minimizon vëllimin.

Nga 4 antena të fuqishme në secilin satelit, që mundëson shpejtësi te madhe në pranimin dhe dergimin e informacionit mbrenda një kohe të shkurtër, dhe me një kosto të ulët.

Satelitet Starlink janë të pajisur me impulsorë jonikë, të mundësuar nga kryptoni që i mundësonë satelitëve të ngrenë orbitë, manovrojnë në hapësirë dhe të deorbitojnë në fund të jetës së tyre. Starlink është prodhimi i parë nga kryptoni që fluturoi ndonjëherë.

Satelitet e Starlink në fund të jetës do të përdorin sistemin e tyre të shtytjes për të deorbituar për disa muaj. Në rast se, sistemi i shtytjes bëhet i pa funksionueshëm, satelitët do të digjen në atmosferën e Tokës brenda 1-5 vjet, dukshëm më pak se qindra ose mijëra vjet të kërkuara në lartësit më të mëdha, ku dhe janë satelitet e tjerë.

Starlink nuk është projekti i vetëm megaconstellation në punimë. Jeff Bezos gjithashtu dëshiron të nisë 3,236 satelitë LEO në një iniciativë të quajtur Projekti Kuiper. OneWeb gjithashtu ka në plan të dërgojë 900 satelitë deri në vitin 2021, dhe ka lansuar gjashtë të parët në shkurt të këti viti.

Burimi: AstroAlb
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top