Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi për muajin Dhjetor 2017

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667

View attachment 5128

Yjet do të tregohen shumë bujarë me ju këtë fundvit. Venusi dhe Mërkuri janë në favorin tuaj, por edhe Dielli po ashtu është shumë aktiv. Keni arritur në një fazë kur mund të thoni me plot gojë: “Po, e pranoj këtë propozim.” Gjatë muajve të fundit jeni kënaqur me pak. Dy vitet e fundit keni pasur probleme financiare, por kjo s’do të thotë se s’mund të përmbyllni me sukses ndonjë marrëveshje biznesi. Gjatë dhjetorit do të vini në vijë të gjitha çështjet e lëna pezull. Idetë tuaja janë shumë të çmuara. Një nga datët më të favorshme do të jetë ajo e datës 8. Ditët e fundit të muajit do të jenë shumë të qeta, paçka se është periudhë festive.

Një histori e sapolindur dashurie mund të ndërpritet në mes gjatë dhjetorit. Ky muaj favorizon ata që kanë ndjenja të vërteta. Ata që janë të vetmuar prej kohësh kanë shumë shpresa këtë muaj. Çiftet në krizë do t’u mbijetojnë debateve vetëm nëse kanë një marrëdhënie me themele të forta. Dashuria lind krejt papritur për ata që janë në kërkim të saj, ndaj ju këshilloj të frekuentoni ambiente të reja. Datat 26 dhe 31 do të jenë shumë stresuese për ju që s’keni vendosur ende ku do t’i kaloni festat. Në datën 27 do të ndaleni dhe do të reflektoni se çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj. Pas datës 7 mund të filloni me kurat dhe terapitë e ndryshme. Marsi do të kalojë në favorin tuaj pas datës 9. Ndryshimet në moment të fundit ju tensionojnë shumë.


View attachment 5130

Që prej muajit tetor, të lindurit në shenjën e Demit po përballen me një periudhë konfuzioni. Situata e tensionuar në punë ju ka shkaktuar probleme të shumta.
Dhjetori duket sikur do të nisë me trysni të madhe, por sjell me vete surpriza tejet pozitive. Saturni nis kalimin në shenjë dhe sjell një frymë të favorshme që do të zgjasë për dy vjet rresht. Do të vëreni risi frytdhënëse për sa i përket investimeve, rritjes së të ardhurave dhe lajmeve të mira për projektet afatgjata që do të marrin udhë gjatë vitit 2018. Projektet në sferën financiare rekomandohen fuqishëm, sepse Saturni do ta zgjasë për muaj të tërë ndikimin e tij pozitiv dhe do t’ju nxisë ta nisni me forcë të madhe vitin
që po vjen.


Marrëdhëniet sentimentale vazhdojnë të jenë të tensionuara, kryesisht ato marrëdhënie që kanë pësuar krizë që pas muajit tetot. Ndryshe paraqitet situata për lidhjet e konsoliduara prej vitesh. Beqarët nuk do të jenë fort të gatshëm për të nisur raporte afatgjata gjatë kësaj periudhe, e shumta ndonjë flirt të shkurtër. Fundi i dhjetorit dhe ndikimi i Saturnit sjell sukses dhe fat edhe në sferën e dashurisë, do të jenë mjaft të favorizuara bashkëjetesat dhe martesat e reja.

Për sa i përket gjendjes fizike, ajo do të vijë dukshëm në përmirësim. Periudha e festave të fundvitit nxit dëshirën për të bërë gjëra të reja, për të vënë në zbatim projekte,
për rrjedhojë stimulon më tepër energji. Edhe nga pikëpamja psikologjike, do të ndiheni më të fortë për të lënë pas një periudhë stresi dhe tensioni.


View attachment 5131

Të lindurit në shenjën e Binjakëve i pret një muaj dhjetor pa shumë pretendime dhe pa nisma të reja. Do të hasni shpesh vështirësi dhe mungesë dëshire për të vepruar. Binjakët kanë nevojë për stimuj që të nxjerrin më të mirën nga vetja. Problemet në vendin e punës dhe debatet me personat dashakeqë do të theksohen edhe më tepër. Bëni kujdes sidomos gjatë fundjavave, sepse lodhja ndihet më tepër. Një risi pozitive vjen më datë 20 dhjetor, kur Saturni, pas muajsh të tërë, nuk do të ndikojë më negativisht në shenjën tuaj, duke i dhënë udhë një periudhe përmirësimi. Kjo do të jetë e dukshme që gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, kur klima do të jetë më e qetë dhe do të favorizohen kontratat e shitblerjeve.Edhe gjendja sentimentale është nën trysni. Nuk është muaj pasionesh të zjarrta apo zgjidhjesh afatgjata për dashurinë, madje parashikohen të ndodhin edhe debate të ashpra me partnerin. Fundjavat janë të rrezikshme në këtë aspekt, përveç fundjavës së fundit që përkon me Vigjiljen e Krishtlindjes. Që prej datës 23 dhjetor, kundërshtitë e planetëve do të marrin fund dhe busulla juaj e brendshme do të orientohet më mirë drejt qetësisë dhe dashurisë. Për beqarët priten takime të reja, por jo raporte afatgjata. Dy javët e para do të jenë të mbushura me angazhime dhe do të vini re një rënie energjish rreth datës 9 dhjetor. Përmirësimi fizik vihet re vetëm pas datës 20. Në këto kushte, rekomandohet që të nisni ndonjë terapi natyrale apo kurs meditimi. Fundi i muajit paraqitet më pozitiv.

View attachment 5132

Rastet nuk do të mungojnë për të lindurit në shenjën tuaj. Marsi do të jetë në pozicion të favorshëm që prej datës 9 dhjetor dhe do t’ju stimulojë më tepër grintë. Rreth datës 14 mund të mbyllni një marrëveshje me leverdi. Me këtë vendosje yjore
të favorshme sipërmarrjet pritet që të kenë sukses. Ecuri pozitive do të kenë sidomos ata që kanë nisur ndonjë aktivitet personal apodrejtojnë ndonjë zyrë. Dhjetori është muaj pozitiv për të konfirmuar disa projekte frytdhënëse që do të marrin udhë gjatë muajve të parë të vitit 2018. Mundësitë janë të shumta, por çështja e parave mbetet e diskutueshme, si pasojë e shpenzimeve të tepruara gjatë muajve pararendës. Historitë e lindura gjatë verës shkojnë mirë. Po ashtu edhe ato të krijuara në fillim të këtij viti apo edhe më herët do të kenë ecuri pozitive dhe mund të konkretizojnë ndonjë projekt afatgjatë së bashku. Të lindurit në shenjën e Gaforres e çmojnë shumë dashurinë dhe, kur gjejnë personin e duhur, mendojnë për të krijuar familje. Nëse ndokush prej jush mban dy lidhje paralele, do të detyrohet të bëjë një zgjedhje para Krishtlindjes. Bëni kujdes në fund të muajit, sepse mund të hasni ndonjë pengesë nga familjarët, qoftë edhe pa qëllim.


Dhjetori do të jetë periudhë përmirësimi në pikëpamjen fizike. Koha e duhur për të nisur ndonjë trajtim apo terapi është rreth datës 14. Megjithatë, mos e teproni me lodhjen e madhe gjatë datave 24 dhe 27, kur gjendja paraqitet disi e rënduar. Mos harroni, më mirë pak dhe saktë!

View attachment 5133

Me hyrjen e Marsit, Diellit dhe Jupiterit në shenjë, më në fund, do të mbusheni me frymë. Mundësitë për të pasur sukses do të shtohen, sidomos me ndihmën e një miku të afërt. Ditë interesante janë ato rreth datës 14 dhjetor, kur pritet që të lidhni marrëveshje të reja dhe të hidhni hapa fitimprurës. Në dhjetëditëshin e fundit të muajit, do të keni plot arsye për të festuar, pasi do të siguroni financime për një projekt, apo do konkretizoni një akt shitjeje, duke siguruar të ardhura të mira. Periudha i paraprin një fillim viti 2018 tejet
të volitshëm për të arritur pikësynimet profesionale.


Në aspektin e ndjenjave, të gjithë e dimë që zemra nuk merr urdhra. Edhe të lindurit në shenjën e Bricjapit do të përballen me joshjen e një ndjenje të zjarrtë. Do të keni shumë raste stimuluese për të provuar dashurinë e shfrenuar. Me pozicionimin aq të favorshëm të yjeve, hipotezat janë të shumta. Mund të nisni një lidhje të re, të zgjidhni mes dy personash, apo të përjetoni një pasion të zjarrtë. Po ashtu kuadri yjor është i favorshëm për të bërë një fëmijë apo për të zgjidhur problemet me ish-partnerin. Interesante janë ditët rreth datës 19, kur hyn Hëna në shenjë, po ashtu edhe rreth datës 29. Mund të marrin udhë edhe plane të reja familjare.

Në këndvështrimin fizik dhe psikologjik, i keni sërish ju frerët në dorë. Ndaj, pasi keni siguruar mirëqenien fizike, i kushtoheni aspektit estetik. Merruni me ndonjë aktivitet sportiv dhe ushqeni vazhdimisht trurin, sepse të lindurit në shenjën e Bricjapit kërkojnë që truri i tyre të jetë gjithmonë aktiv dhe i përqendruar në projekte.

View attachment 5134

Edhe muaji i fundit i vitit 2017 do të jetë një periudhë meditimi. Është momenti i përshtatshëm për të konsoliduar rolin tuaj në kompaninë apo aktivitetin ku punoni, pas një viti relativisht pozitiv në aspektin profesional. Do të ndiheni disi të lodhur, por klima do të jetë e favorshme për ortakëri apo bashkëpunime të reja rreth datës 18. Duhet të bëni kujdes në aspektin financiar, sidomos me ndonjë gjobë apo detyrim të papaguar, pasi do t’ju duhet ta zgjidhni gjatë këtij muaji. Mos rrezikoni shumë!

Konfliktet e brendshme do të zgjidhen pjesërisht gjatë muajit dhjetor. Mërkuri, Saturni, Afërdita dhe Dielli janë pozicionuar në mënyrë të favorshme, duke sjellë qetësi në lidhjet ekzistuese dhe pasione të zjarrta për ata që janë në kërkim të ndonjë flirti emocional të momentit. Të dielat janë ditë më fat. Raportet e lindura gjatë këtij muaji mund të shndërrohen në afatgjata me kalimin e kohës. Ditët më interesante janë rreth mesit
të muajit, plot me risi dhe surpriza.

Viti mbyllet pozitivisht për sa i përket gjendjes fizike. Do të ndiheni plot energji. Ata që kanë pasur probleme shëndetësore prej kohësh, do të gjejnë shërim. Muajt e fundit kanë qenë të tensionuar dhe të lodhshëm, por situata po përmirësohet. Pozicionimi i yjeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është mjaft pozitiv.

View attachment 5135

Dhjetori sjell një lajm të mirë për shenjën e Peshqve, pas datës 20, Saturni do të vendoset në pozicion të favorshëm, ndërkohë që Jupiteri ju përkrah që në fillim të muajit. Që prej tetorit, keni nisur një periudhë revolucionare. Mundësitë e suksesit tani janë shtuar së tepërmi, mund të fitoni shumë sfida. Nëse punoni në sektorin e financës, mbase s’do të bëheni pasanike brenda muajit, por gjendja do të përmirësohet ndjeshëm. Investimet do të jenë të volitshme. Të rinjtë që duan të provojnë fatin jashtë vendit,
të aplikojnë dhe të bëjnë kërkesa. Nëse dikush ka kryer stazhin, do t’i vijë konfirmimi për një vend pune. Ditët pas datës 14 janë pozitive për të arritur suksesin. Veçojmë Krishtlindjen, kur do të shquheni për intuitë të mprehtë.

Në aspektin personal, emocionet janë më të forta gjatë këtij muaji dhe mund të konkretizoni projekte afatgjata. Nëse keni një lidhje me probleme, mund ta mbyllni gjatë dhjetorit pa i vuajtur shumë pasojat. Po ashtu mund t’i jepni fund një lidhjeje jashtëmartesore në dhjetor, pasi do të kuptoni vlerën e dashurisë së vërtetë, por mund të ndodhë edhe anasjelltas. Ata që duan të martohen apo të kenë fëmijë, duhet t’i luajnë duart, sepse kuadri yjor është mjaft i favorshëm. Njohjet e reja për beqarët janë më të bukura nga mesi i muajit dhe sidomos për Krishtlindje, kur zemra është edhe më e ngrohtë. Me Marsin, Jupiterin, Neptunin dhe Hënën në shenjë, mund t’ju realizohet ndonjë ëndërr e vogël.

Në aspektin fizik dhe psikologjik, muaji dhjetor përmbyll në mënyrë të përsosur një vit të lodhshëm, por shumë frytdhënës. Nëse përkushtoheni, arrini rezultate të mira. Kjo ndjesi do t’ju shoqërojë këtë fundvit, do të nënvizoni faktin që keni luftuar dhe keni dalë të fituar. Nga pikëpamja psikologjike ndiheni mirë dhe ju karakterizon një ndjesi lirie e brendshme. Ditët më pozitive janë nga 22-29 dhjetori, kur do të ndieni një përmirësim dhe rigjenerim fizik mahnitës.

View attachment 5136

Muaji dhjetor nuk është edhe aq i jashtëzakonshëm në aspektin profesional për të lindurit në shenjën tuaj. Ndryshimet tani nuk do të jenë fort të kënaqshme. Megjithatë, mund të vijoni realizimin e ndonjë projekti të nisur prej muajsh.

Do të hasni disa debate me kolegë e bashkëpunëtorë që s’kanë të njëjtat pikëpamje me ju. Për ta sqaruar më saktë, nuk është një periudhë jo e suksesshme, thjesht do të ndieni disa pasiguri në punë. Mos ndërmerrni ndonjë nismë me rrezik, sidomos rreth datës 17. Megjithatë, Jupiterin e keni në pozicion të favorshëm, pas datës 20 edhe Saturnin. Ndaj, ditët e fundit të dhjetorit do të kenë përmirësim.

Në pikëpamjen sentimentale, mund të themi me plot gojën se më e keqja ka kaluar tashmë. Pjesa e parë e muajit mbetet ende e tensionuar dhe e rënduar në këtë aspekt, por me ndihmën e Jupiterit dhe Saturnit, pjesa e dytë do të jetë mjaft pozitive.

Krishtlindja do të jetë plot emocione. Historitë e dashurisë pritet të marrin formë përfundimtare. Madje, disa prej jush do të mendojnë edhe për të pasur fëmijë. Ngrini një dolli me datë 31 dhjetor dhe kremtoni nisjen e një faze të re dhe mos u stepni prej frikës, kontradiktave apo kujtimeve të së shkuarës. Për sa i përket fizikut, muaji dhjetor i jep udhë një stine plot forcë dhe energji. Do të lërë pak për të dëshiruar pjesa e parë e muajit, për shkak akumulimit të stresit që shkakton disa çrregullimeve në stomak. Situata do të kulmojë në mes të muajit.

Ndërsa në ditën e Krishtlindjes dhe në periudhën festive do të ndiheni plot forcë.


View attachment 5137

Për të lindurit në shenjën e Ujorit do të jetë një periudhë deri diku e mundimshme në aspektin profesional. Disa prej jush duhet të mjaftohen me një punë me kohë të pjesshme për disa muaj, të tjerë duhet të mbrohen nga ndonjë sulm, dikush tjetër mund të ketë dëshirë të ndërrojë vend pune, por s’duhet ta bëni këtë pa pasur siguri. Nuk ju sugjeroj aspak që të ndërmerrni nisma investimi pa i pasur idetë e qarta. Për disa prej jush dhjetori do të jetë muaj me konflikte, kurse për disa të tjerë tejet i lodhshëm. Nuk është momenti i përshtatshëm për të kundërshtuar dhe për t’u tensionuar, edhe pse një Ujor e ka të vështirë të mos i shprehë mendimet e veta.

Edhe në sferën personale atmosfera është e tensionuar, sigurisht në varësi të raportit

që keni. Nëse keni një lidhje të fortë, dashuria nuk vihet në diskutim, por mund t’ju lindin probleme si pasojë e problemeve fizike të njërit prej jush. Kini kujdes me raportet e papërcaktuara mirë, apo me miqësitë e përziera me dashuri, pasi ju humbasin kohë. Kush ka kaluar një periudhë krize, do të ndihet më mirë. Sa i përket situatave familjare apo çifteve të konsoliduara, mund të hasin kontradikta a debate si pasojë e shpenzimeve disamujore. Mbajeni pak dorën!Për sa i përket gjendjes fizike, nuk do të vihen re probleme të rënda, por një plogështi e vazhdueshme. Ndaj, gjatë festave të fundvitit, këshillohet që të kaloni një periudhë qetësie me familjen tuaj. Dy javët e para gjendja është më pozitive, por pas datës

9 dhjetor lodhja do të rikthehet, po ashtu edhe momentet e tensionit, të stimuluara nga pozicioni jo i favorshëm i Marsit. Krishtlindja paraqitet interesante, kurse Viti i Ri në rikuperim e sipër.


View attachment 5138

Marsi është ende në shenjën tuaj deri më datë 9 dhjetor, më pas vjen pozicionimi i favorshëm i Diellit, Mërkurit dhe Afërditës. Kjo është një periudhë force, por prej datës 20 dhjetor mund t’ju lindin disa polemika. Nëse keni punuar gjatë në dy punë paralele, apo keni pakënaqësi nga ndonjë epror apo koleg, me gjasë do t’i vijë fundi durimit dhe do të bëni një zgjedhje. Shijojini deri në fund frytet e këtij viti, sepse fillimi i vitit të ardhshëm pritet të jetë i mundimshëm. Nëse ju propozohet ndonjë ndryshim i vendit të punës, mendojeni mirë. Likuidoni edhe aktivitetet jofitimprurëse. Kushtojini vëmendje përgatitjes për provime, ju që ndiqni shkollën. Në aspektin e ndjenjave është një periudhë vendimmarrjeje. Kështu, kur një histori nuk ecën mirë, duhet mbyllur përfundimisht. Nga data 20-31 dhjetor, shumë të lindur

në shenjën e Peshores do të kuptojnë se ç’rrugë duhet të marrin. Është periudhë kur zgjedhjet duhen bërë vetëm nëse ia vlejnë vërtet. Mbase duhet të largoni përfundimisht nga jeta juaj një person indiferent dhe të largët. Po ashtu duhet të qëndroni larg nga lidhjet paralele apo personat që vënë në rrezik unitetin e çiftit.

Për sa i përket formës fizike, dhjetori shënon një periudhë përmirësimi, sidomos pas vështirësive dhe problemeve që keni kaluar në verë. Nga data 21-31 dhjetor aftësitë tuaja fizike do të vihen në provë. Do të lini mënjanë diplomacinë e lindur, sepse ndonjëherë duhen parashtruar argumentet vetjake. Nëse nuk flisni se i druheni reagimit të të tjerëve, nuk ju bën mirë, sidomos për stomakun!

etc



 
View attachment 5139

Dhjetori është muaj që sjell ndikimin e favorshëm të disa prej planetëve në shenjën tuaj dhe kjo nënkuptim një përmirësim të ndjeshëm psikofizik. Energjia është e nevojshme për të përballuar këtë periudhë risish të mëdha. Nëse keni hartuar një projekt a strategji, tani do t’ju rezultojë mjaft me vlerë. Do të jeni të palodhur edhe gjatë fundjavave, nëse ju vjen ndonjë propozim apo konfirmim në aspektin profesional. Keni gjasa të mira për të bërë karrierë. Mundi i tre muajve të fundit do t’ju shpërblehet.

Në aspektin personal, është një muaj frytdhënës për çiftet që duan të bashkëjetojnë, martohen apo bëhen me fëmijë. Me Afërditën në pozicion të shkëlqyer, mund të lindë ndonjë tërheqje fatale. Mund t’i përgjigjeni një propozimi dashurie, miqësitë mund
të bëhen vendimtare në jetën tuaj, mund të gjeni qetësinë dhe stabilitetin, pasi keni hedhur pas vështirësitë. Yjet ju vijnë në ndihmë, por ju duhet të merrni hov dhe të mos keni frikë nga dështimi. Të dielat janë ditë shumë të rëndësishme. Kalojini festat
me personin e zemrës, nëse është e mundur.

Në aspektin fizik, është periudha e duhur që të nisni ndonjë kurë apo terapi, ose edhe ndonjë dietë me këshillimin e mjekut. Është pozitiv fakti që do të keni forcë dhe rezistencë ndaj sëmundjeve. Keni hedhur pas krahëve shumë probleme dhe ndiheni më të lehtësuar në fundvit. Me daljen e Saturnit nga shenja juaj, nuk do të mbingarkoheni më mendërisht.
 
View attachment 5140

Planeti Mars hyn favorshëm në shenjën tuaj prej datës 9 dhjetor, ndërsa ndikimi i Jupiterit i bashkohet në fund të muajit. Elemente këto që sjellin energji dhe shtysë për të ndjekur një frymëzim, gjithmonë pa rrezikuar. Rreth datave 14 dhe 15 edhe Hëna do t’u vijë në ndihmë të lindurve në shenjën e Akrepit. Situata profesionale është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me muajt e tjerë, por dhjetori do të sjellë aleanca të reja, rinovimin e ndonjë marrëveshjeje, fitime në rritje për sipërmarrësit, sidomos
për ata që punojmë më vete, kushte të volitshme për akte shitjeje apo qiradhënieje. Muaji kulmon në harkun kohor 21-30 dhjetor.

Në aspektin e ndjenjave, dashuria u përket atyre që kanë guxim. Nëse keni gjetur personin e duhur dhe keni një histori që ecën mirë, përkushtojuni dhe vazhdojeni atë. Pozicionimi i yjeve është shumë i volitshëm edhe për njohje të reja dhe të veçanta, për vendime të befta, apo për arratisje të zjarrta në çift. Ndoshta edhe ndonjë miqësi do të shndërrohet në dashuri. Mund të ndodhë çdo gjë, një martesë e rrufeshme, apo një ndarje krejt e papritur, në të dyja rastet e ardhmja do të jetë më e mirë. Që prej ditës së Krishtlindjes, do t’ju lindë një forcë e brendshme.

Në aspektin fizik, dhjetori do të jetë një muaj pa probleme. Dita më e mirë është ajo e Krishtlindjes, një dhuratë që ju vjen nga yjet dhe që nënkupton më pak lodhje dhe më shumë mirëqenie. Si pasojë e Marsit në shenjë, do të keni shumë punë për të bërë, por merrini shtruar. Fundi i muajit paraqitet mjaft pozitiv.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.