Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

I egri e hëngri të bardhin

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,954
Nga Moikom Zeqo

Clode Levy Stross (në foto) e tregon një parabolë.

Një misionar i krishterë në shekullin XVII diku në Afrikë, a në Zelandën e Re (Vendi në të vërtetë nuk saktësohet përfundimisht) shkoi midis fiseve të egra. Pamja e tij e habiti të egrit e paepur, gati lakuriq, që mbanin gjerdanë prej dhëmbë krokodili dhe vertebra gjarpri.

S’e shpjegonin dot praninë e njeriut të bardhë.

S’e ngacmuan nga ndrojtja e tyre (ndoshta e shenjtë.) Të egrit qenë kanibalë. Hanin kërmij, tru të gjallë majmunësh, ndonjëherë peshq, por më shpesh kundërshtarët luftëtarë. Gjallimi i tyre qe përleshja rituale.

E pabesueshme: prifti misionar e mësoi gjuhën e tyre primitive, ku foljet « jetoj » dhe “ha” ishin e njëjta gjë, kurse koncepti për vdekjen nuk ekzistonte.

Të egrit nuk e kuptonin se ç’ishte vdekja as për të tjerët as për veten e tyre.

Prijësi i të egërve, që mbante në veshët e shpuar një kthetër jaguari dhe një kthetër shqiponje shprehte simpati (gjeste mirëkuptimi) me priftin e bardhë.

U bë e zakonshme të bënin biseda lakonike, të çuditshme. Me kuptimshmëri të pamjaftueshme.

Prifti i foli (aq sa mundej) për ungjijtë, Krishtin. I egri i lemeritshëm por dhe madhështor përpiqej të mësonte diçka (pavarësisht se qytetërimi s’perceptohej dot prej tij si botë tjetër më vete.)

I bardhi synonte t’i shpjegonte ç’është vdekja. Qe absolutisht që i egri ta kuptonte vdekjen. Jetën po. Vdekja s’kishte asnjë kuptim. Ahere misionari e bëri një lloj shpjegimi, fatkeqësisht teologjik. Ai tha qeniet e gjalla vdesin sepse kështu do Zoti i madh dhe i vetëm.

I egri duke mos e kuptuar (ditur) vdekjen s’arrinte dot dhe tek ideja universale për Zotin. Ahere misionari i mëshirshëm i foli për ringjalljen, njerëzit që e donin Zotin, çmoheshin nga Zoti dhe mbas vdekjes i ringjallte për të jetuar një jetë të re, më të mirë, më të ndritshme.

I egri e dëgjoi këtë me kërshëri. E pyeti disa herë për ringjalljen. Koncepti i ringjalljes ju duk më i afërt, shumë më i kuptueshëm. Kjo bisedë u bë në muzg buzë një lumi me krokodilë, nën një palmë shekullore.

I egri e pyeti sërish për ringjalljen. I bardhi buzëqeshi. I tha se ai ishte njeri i Zotit, gjithçka që shpjegonte qe tërësisht e vërtetë. U duk disku i madh i Hënës. Mbaroi dita, që s’ngjante me të tjerat. I egri u duk sikur po ngazëllohej. I pëlqente shumë ky njeri i bardhë, i pafuqishëm, por që atij po i mësonte diçka. Kjo ju duk shumë miqësore. Gati një zbulim për trurin e tij brenda natyrës, por shumë pak të aftë për çdo gjë jashtë natyrës.

I egri ngriti dhe uli krahët disa herë, shenja e një ekstaze.

Mëngjesin e nesërm i egri e hëngri të bardhin pikërisht se besoi tek ringjallja që ja mësoi i bardhi. Qe një formë naive dhe fillestare e besimtarisë. E hëngri që ta kishte brenda trupit të tij, tërë trupin e misionarit i cili me siguri do të ringjallej nga Zoti i tij. Me këtë mënyrë të sigurtë, të padyshimtë, do të ringjallej dhe ai vetë, pra do të kishte dy ringjallje! Pohim i dyfishtë për Zotin e vetëm dhe largpamës.

Clode Levy Stross-i subjektin e parabolës e sheh në rrafshin e antropologjisë strukturaliste, gjakftohtë, pa rënë në mëkatin e komenteve shterpe, ku ngatërohen tërë letrarët por sidomos filozofët, e njëjta racë me teologët. Komentet e abstragojnë (e artificializojnë) natyroren. Akti i prijësit të të egërve (tashmë të zhdukur dhe të paverifikueshëm në xhunglat afrikane) ishte në harmoni me natyrën.

Lëviz, s’humbet së bashku me natyrën. Përjetësisht.



*

Botuar në Dita. Botimi i parë, Durrës 1993
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.