• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Identifikimi i vizitoreve ne Netedy.com

Status
Not open for further replies.

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,681
Likes
1,339
Age
28
Location
127.0.0.1
#1
Përmbajtja e temës!
1. Çfarë është llogaria ime, pseudonimi dhe fjalëkalimi?
2. Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?
3. Çfarë kushtesh duhet të plotësoj për krijimin/regjistrimin e saj?
4. Lexoni rregulloren e forum.Netedy!
5. Si mund të regjistrohem/krijoj një llogari në forum.netedy.com?


C'fare eshte llogaria ime?



Llogaria përbëhet nga një emër/pseudonim i cili mbrohet me fjalëkalim personal. Mund të futeni me llogarinë tuaj nga të gjithë ato kompjutera që janë të lidhur me internet.




Cfare eshte pseudonimi/emri?


Emri i regjistrimit është emri ose pseudonimi që JU keni zgjedhur të identifikoheni apo shkruani në forum. Emrin tuaj nuk mund ta përdorë një vizitor i dytë, pasi ta keni regjistruar atë. Një emër mund të regjistrohet vetëm një herë, në këtë mënyrë JU do të jeni përgjegjës për postimet që shkruani në forum.


Sugjerojmë të zgjidhni një emër të shkurtër, pse jo në shqip i cili mund t'ju përfaqësojë JU denjësisht në forum!




Cfare eshte fjalekalimi?


Fjalëkalimi është një fjalë sekrete. Detyra e tij është të mbrojë llogarinë tuaj nga njerëzit e tjerë, pra vetëm ju dhe vetëm ata persona që janë në dijeni të fjalëkalimit tuaj mund të futen me llogarinë tuaj. Fjalëkalimi mund të përmbajë gërma dhe numra. Shembull: Netedy123 ose Forum123 .


Gjithashtu, duhet të kini parasysh që fjalekalimi është i ndjeshëm përsa i përket gërmave nëse ato janë mëdha apo të vogla: forumNetedy nuk është i njëjtë me shqiptar apo SHQIPTAR. Ka të bëje shumë fakti se cilat gërma janë të mëdha dhe cilat janë të vogla.



Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?

Regjistrimi nuk është i detyrueshëm dhe ju si vizitor keni të drejtë të lexoni pa asnjë problem Netedy!
Regjistrohuni dhe komunikoni me shqiptarë anëmbanë botës, duke mos përjashtuar shërbimet që do ju mundësohen si anëtar/e i/e regjistruar:


1. Të postosh tema të reja.
2. Të përdorësh sistemin e kërkimit.
3. Tu përgjigjesh temave që janë hapur nga anëtarët e tjerë.
4. Të shkëmbesh mesazhe private me anëtarët e forumit.
5. Të krijoni një listë miqsh në forum me anëtarë që më parë nuk i njihnit.
6. Shumë shërbime të tjera që do të shtohen në të ardhmen.


Kushtet që duhet të plotësoni për krijimin/regjistrimin e saj?

Të regjistrohesh në forum është tepër e thjeshtë dhe pa shpenzime. Është i jo i detyrueshëm aktivizimi i llogarisë nëpërmjet postës elektronike, ndaj edhe kushti i vetëm është se ju duhet një adrese e saktë elektronike,ne raste probleme me passwordin! Adresa mund të përdoret vetëm njëherë, pra ju nuk mund të regjistroni 2 llogari të ndryshme më të njëjtën adresë elektronike. Zgjidhni një pseudonim/emër që nuk gjendet në forum dhe një fjalëkalimin tuaj personal.

Vini re: Regjistrimi nuk kerkon nje poste elektonike te vlefshme.
 

AlbaniaIrC

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
296
Likes
166
Location
Gjithandej
#2
Shume bukur e paster
Ska nevojë per replika bravo
 
Status
Not open for further replies.