Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ismail Kadare

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
ISMAIL KADARE

bon_7592.jpg


Ismail Kadare është poet, autor këngësh dhe autor/publicist shumë i njohur. Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të shpërngulet në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013
 

DASHURITË​


Ka dashuri të vogla
Dashuri të para, dashuri nr. 1,
Dashuriza.
Që zukatin në kujtesë posi miza,
Që bëjnë kakao,
Që lajnë kanotiera;
Ka dhe dashuri të mëdha, të lira si era,
Mbetur tutje-tëhu nëpër botë anembanë
Që s’na dijnë ku jemi,
Që s’i dijmë ku janë.



MALL​


Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall
 

PA TY​


Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.


TETOR​


Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejleket ikën, fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

Ç’të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di, do të më mbetet
I ftohti medalion i hënës.
 

ALI PASHE TEPELENA​


Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te vrane. Ali Pasha, te grine.
Nje varr i vetem s’e nxinte dot lavdine,
Lavdine bashke me mizorine.

Midis dy kontinentesh gjere e gjate i shtrire,
Si nje mal ku era fryn e ulerin stuhia.
Zbardh mjeker e rralle si bora ne brinje,
Si mjegull te koka te rri Vasiliqia.

Trupi ne Evrope, koka ne Azi.
Gjymtyret po shqyejne te shekujve jorgane.
Dalin diku kembet, dore e ftohte qiri.
Ne te çara vitesh nxjerr tym llulle e gjate.

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te shtrine Ali Pasha, te shtrine.


RETË​


Mes maleve tutje prej tokes lindore,
sec ra nje ushtar nene plumbat mizore.

As kryq nuk i vune, s’e shtine ne toke,
as nene e as moter s’iu gjenden mbi koke.

Vec rete qe vinin qe larg nga vatani
e pane dhe e njohen e zune te qanin.
 

BALADE NIZAMESH​


Nder dy male me debore
Ra nje trim vetulle-holle.

O ju korba qe me hani,
Syt’e zez te mos m’i ngani!
Se kur nat’e zez’ te bjere,
Do vrapoj un’ porsi ere,
Atdheu ku me pret,
Tek deti buçet.

O ju korba qe me grini,
Syt’ e zez’ vetem m’i lini,
Se pa ta s’do gjej dot rruget
Ne te erret, net e muget,
Ku nena me pret,
Tek deti buçet.

O ju korba qe mi sosni,
Syt’e zez mos m’i groposni!
Se pa ta s’kam per te pare
Vajzen time, mall’n e pare,
Tek deti buçet
Dhe pret ajo, pret.

O ju korba, ate nate
Syt’e zez perse m’i late?
Drejt atdheut, n’erresire,
Ika detit,
Por te lidhur me zinxhire
Prap e gjeta.
O ju korba, pse s’mi nxoret
Syt’ e zz mua te gjorit?
Qe dot rrugen te mos gjeja
Rruge shkreten,
Se kish vdekur dhe neneja,
Ishte tretur.

O ju korba kur me soset,
Syt’e zez pse s’mi groposet?
Se kur shkoja kallamese,
Ndala kale,
Pashe vajzen e pabese
Me nje djale.
 

NË NATËN PLOT ACAR​


Në natën plot acar një zjarr desha të ndez
Por, nata ish e ftohtë, ah, ç’tmerr i zi që ish,
Ndaj që të mbahej gjallë ky zjarrth n’atë rrebesh
Diçka përherë kërkonte, kërkonte vazhdimisht.

Ndaj si shtegtari murg, që shkarpat mblesh në terr,
Unë hidhja n’atë zjarr gjymtyrët pa pushim.
Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi të nisa të hedh copëra të shpirtit tim.

Se s’bëhej ndryshe, dot, se s’bëhej ndryshe, eh,
Se duhej që dikush ta mbante atë flakë.
Në flakëzën-delir që veç vajosja sjell
Të frikshme pamje ndritnin e dridheshin përqark.

I shihnit vallë ato, dallonit vallë diçka
Ndërsa rreth meje nata me terr e ujq u mbush.
Se donin që të gjithë ta fiknin atë zjarr,
Dikush me ligësi e me padije dikush.

Të tjerë majë kodrash ku dielli kishte rënë
Të tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin që përtej.
Se s’donin të kuptonin ç’bëhej këtu brenda
Se ç’fli kërkon një flakëz që lindet në një terr.

I lodhur nganjëherë kam thënë: shuhu pra,
Në qoftë se nuk të duan, të bjerë natë e pafund.
Të verbtit sytë tuaj kështu ndoshta do t’jenë
Në terrin absolut pa shqetësim kurrkund.

Po prapë diçka më shtynte të ngrihem si somnambul,
Si murgu shkretimtar që shkarpat verbtaz mbledh
Dhe sipër zjarrit prap’ të hedh gjymtyrët akull
Dhe copërat një nga një të shpirtit tim të hedh.

1984
 

VALLJA SHQIPTARE​


Tri here opinga rrahu dheun
Sikur kerkoi leje prej tij
Pastaj shamia palet ndehu
Me qetesi dhe madheshti.
Keshtu midis qiellit edhe botes
Vallja u lind, vallja u shpall
Kemba sinjale i çon tokes
Dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rrokulliset tutje
Ne kohera hedhur si hobe,
Prilli persiper i hedh lule,
Dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare, shenja n’ere
Ylbere tirqesh tej tehu
Kush ju kerceu ju njehere
Dhe kembet rob s’i mbene te ju.
Kush ra midis vorbulles suaj
Dhe s’u perzhit, dhe s’u perflak
Ju bubullima me opinga,
Qe neper shekuj bridhni varg.
 

TE HUAJ JEMI​


Te huaj jemi ne prej kohesh,
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por naten, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper endrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.
Pok kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe del vec ti
E dita vjen. Rrjedh prape jeta.
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
 

ZHURME E SHIUT​


Zhurme e shiut ne pullaze
Vjeshtes s’ka te sosur;
Si mendim i dashurise
Kur te ka brengosur.

Shiu vec te ve ne gjume
Ererat kur fryjne…
Po mendim i dashurise
s’te le te mbyllsh syte.

DRERI​


O drer i lartë me ata brirë gjer në yje,
Ndjekur nga qentë ikën, ikën, ikën.
Sa herë kokën shkund, rrëzon prej qiejsh
Copëra dëbore e kristalesh pikë-pikë.

Porsi parmendë brirët e tu lërojnë
Veç lartësitë ngecin në to prore.
Fije viskoze yjsh e brumë kometash,
Ethe agimesh boreale e horoskopë.

Por qentë s’duan t’ia dinë, ata veç lehin,
Rreken të të rrëzojnë e ti prapë ikën,
Nën yje mospëfillës.
Më shumë se qentë
Kjo mospërfillje qiejsh ty të pik.

1984
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.