Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kalendari historik

4 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

5 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

6 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

7 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

8 Qershor​

Ngjarje​

  • 632 - Profeti Muhamed ndërroi jetë në Medinë.
  • 1845Andrew Jackson, presidenti i shtatë i SHBA-së, ndërroi jetë në Nashville, Tennessee, në moshën 78-vjeçare.
  • 1861 - Tennessee u shkëput nga federata amerikane.
  • 1953 - Gjykata Supreme amerikane mori vendim që restorantet në qarkun e Columbias të mos kenë të drejtë të refuzojnë që t’u shërbejnë njerëzve me ngjyrë.
  • 1968 – Autoritetet amerikane raportuan se kishin arrestuar në Londër James Earl Rayn, të dyshimtin për vrasjen e liderit për mbrojtjen e të drejtave civile, Martin Luther King Jr.
  • 1982 - Në fjalimin e parë të një presidenti amerikan në një seancë të përbashkët të Parlamentit britanik, presidenti Ronald Reagan parashikoi se marksizëm-leninizmi do të përfundojë në “hirin e historisë”.
  • 1995 - Marinsat amerikane shpëtuan kapitenin Scott O'Grady, aeroplani luftarak i të cilit F16-C ishte rrëzuar nga serbët e Bosnjës, më 2 qershor.
  • 2001 - Kryeministri britanik, Tony Blair, u zgjodh për mandat të dytë kryeministër i Britanisë së Madhe.
  • 2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, bëri një vizitë në Tiranë (Tirana).


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

9 Qershor​

Ngjarje​

  • 1870 – Autori Charles Dickens vdiq në moshën 58-vjeçare.
  • 1891 – Kompozitori Cole Porter lindi në Peru të Indianas.
  • 1940Norvegjia iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
  • 1958 – Mbretëresha hapi aeroportin e rregulluar në Gatwck, në jug të Londrës, që ishte modernizuar me një kosto prej shtatë milionë sterlinash.
  • 1969 – Senati amerikan konfirmoi Warren Burger në krye të drejtësisë të SHBA-së, duke e pasuar Earl Warrenin.
  • 1970 – Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tentativë atentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.
  • 1978 – Liderët e Kishës së Jezu Krishtit hodhën poshtë politikën 148-vjeçare të moslejimit të njerëzve me ngjyrë që të bëhen priftërinj mormonë.
  • 1990 - U mbajtë në Zagreb simposiumi për helmimet në Kosovë, " Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore ".
  • 1993 – Princi japonez në fron, Naruhito, u martua me qytetaren Masako Owada.
  • 1995Andrew Richard dënohet me burgim të përjetshëm për tentativë dhunimi të një burri tjetër, në rastin e parë të këtij lloji në Britani të Madhe.
  • 1999 - Përfaqësuesit e NATO-os dhe uahtrisë Jugosllave nënsjkruan në Kumanovë marrveshjen tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë Jugosllave nga Kosova.


Lindje​


Vdekje​

 

10 Qershor​

Ngjarje​

  • 1878 - u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit
  • 1886 - Shpërtheu vullkani në malin Tarawera në ishujt veriorë të Zelandës së Re, duke shkaktuar vdekjen e 153 personave.
  • 1924 - Forcat revolucionare në Shqipëri hyjnë në Tiranë, qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni tërhiqet
  • 1940 - Italia zyrtarisht u shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë edhe Gjermania pushton Norvegjinë.
  • 1967 - Përfundon lufta gjashtëditore, ndërkohë izraelitët mposhtin kundërshtarët arabë dhe i zgjerojnë kufijtë e tyre në Lindjen e Mesme.
  • 1977 - James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Martin Luther King Jr, ikën nga burgu në Tennessee, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai arrestohet përsëri tri ditë më vonë.
  • 1980 - Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.
  • 1996 - Bisedimet paqësore fillojnë në Irlandën Veriore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.
  • 1999 - Tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t'i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.
  • 1999 - Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
  • 2007 - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.


Lindje​


Vdekje​

 

11 Qershor​

Ngjarje​

  • 1580 - Juan de Garay themelon Buenos Airesin.
  • 1955 – Shtatëdhjeteshtatë persona humbën jetën dhe 77 të tjerë u plagosën, kur një veturë e garave u rrotullua dhe doli nga pista e garës, duke u përplasur në turmën e shikuesve.
  • 1976 – Gjykimi i 13 mercenarëve – 10 prej të cilëve britanikë – fillon në Angolë, me një heshtje të madhe publike lidhur me akuzat konkrete kundër tyre.
  • 1987Margaret Thatcher udhëheq Partinë Konservatore drejt fitores së tretë radhazi në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.
  • 1998 – Më tepër se një milion njerëz në Sudan përballen me urinë, gjë kjo që nxit Kombet e Bashkuara që të shpallin katastrofë në rajon.
  • 2001Timothy McVeigh, bombarduesi i Oklahoma Cityt, ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • 2004 – Zhvillohet funerali shtetëror për ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Washington.
  • 2008 – U miratua Himni i Kosovës.


Lindje​


Vdekje​

 

12 Qershor​

Ngjarje​

  • 1999 - NATO hyri në Kosovë.
  • 1924 - Qeveria e sapoformuar (pas revolucionit të Qershorit) e kryesuar nga Fan Noli, shpalli programin e saj prej 20 pikash.


Lindje​


Vdekje​

  • 1920 - Selam Musai, luftëtar i shquar shqiptar pjesëmarrës në Luftën e Vlorës në 1920.


Festa dhe përvjetore​

 

13 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​

 

14 Qershor​

Ngjarje​

  • 1841 – Parlamenti i parë kanadez filloi punën në Kingston.
  • 1900- Hawaii u bë territor i SHBA-së.
  • 1907- Gratë në Norvegji e fituan të drejtën për të votuar.
  • 1927- Presidenti nikaraguas, Adolfo Diaz, nënshkroi një traktat me SHBA-në, duke e lejuar ndërhyrjen amerikane në shtetin e tij.
  • 1940 – Nazistët e hapën kampin e tyre të përqendrimit në Auschwitz, në Poloninë e okupuar nga Gjermania.
  • 1940 – Ushtarët gjermanë hynë në Paris. Me okupimin e Parisit u paralajmërua vënia e orës policore.
  • 1945Burma u çlirua nga Britania.
  • 1949 – U formua shteti i Vietnamit.
  • 1965 – Një triumvirat ushtarak mori kontrollin mbi Sajgon, në Vietnamin Jugor.
  • 1982 – Forcat argjentinase iu dorëzuan ushtarëve britanikë në Ishujt e Falklandit.
  • 1985 – Nisi rrëmbimi 17-ditësh i aeroplanit TWA. Rrëmbyesit ishin shiitë libanezë.
  • 1996 – Rebelët çeçenë morën 2.000 njerëz peng në një spital në Rusi.
  • 1999 - Çlirimi i Gjakovës nga pushtuesit serb.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

Dita Boterore e Dhurimit te Gjakut
 

15 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

16 Qershor​

Ngjarje​

  • 1567 – Mary, mbretëresha e skocezëve, burgoset në Kështjellën e Lochleven.
  • 1779 – Duke i dalë në ndihmë SHBA-së, Spanja i shpall luftë Anglisë.
  • 1784Holanda ndalon veshjet portokalli.
  • 1858 – Presidenti i famshëm amerikan, Abraham Lincoln, i cili e shpëtoi SHBA-në nga ndarja, ka thënë: “Një shtëpi e ndarë brenda vetes nuk mund të qëndrojë në këmbë”.
  • 1881Austro-Hungaria dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake.
  • 1913 – Parlamenti i Afrikës së Jugut ua ndalon me ligj zezakëve të jenë pronarë të tokave.
  • 1935 – Kongresi amerikan miraton “Marrëveshjen e re” të presidentit Federick Delano Roosevelt.
  • 1955 – Papa Piu XII shkishëron presidentin argjentinas Juan Peron.
  • 1957Franca ndërmerr ofensivë të madhe ushtarake në Algjeri.
  • 1973 – Leonid Brezhnev viziton SHBA-në.
  • 1995 – Kryhet një masakër e madhe në Algjeri, ku vriten me dhjetëra persona.


Lindje​

 

17 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​

 

18 Qershor​

Ngjarje​

  • 1953 – Egjipti rrëzon mbretërinë dhe zyrtarisht shpallet Republikë, me gjeneralin Neguib si president të parë.
  • 1954 – Pierre Mendes-France bëhet kryeministër i Francës.
  • 1972 – Ndodh katastrofa ajrore Staines me vdekjen e 118 personave, kur një aeroplan rrëzohet vetëm dy minuta pas që të ngrihet nga aeroporti ndërkombëtar i Londrës “Heathrow”.
  • 1981 – Epidemia e AIDS-it zyrtarisht njihet nga ekspertët mjekësorë në San Francisco të Californias.
  • 1984 – Një përleshje ndërmjet rreth 5.000 policëve dhe një numri të përafërt të minatorëve ndodh në Orgreave, Yokshiren jugore, gjatë protestës së viteve 1984-1985 të minatorëve britanikë.
  • 1997 – Sirhan Sirhanit i refuzohet lirimi me kusht për të dhjetën herë. Ai kishte vrarë kandidatin presidencial amerikan, Robert Kennedy, më 1968.
  • 2002 – Në Algier, Algjeri, ministrat e Jashtëm të Etiopisë dhe Eritresë nënshkruan një marrëveshje preliminare të armëpushimit dhe u pajtuan të punojnë se bashku për një paqe të përhershme pas luftës dyvjeçare për kufijtë.
  • 2006 - Kazakistani lansoi satelitin vete të parë.


Lindje​


Vdekje​

 

19 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

20 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

21 Qershor​

Ngjarje​

Dita më e gjatë e vitit,15 orë e 35 minuta.

  • 1947 – Në vitin 1947, Fan Noli botoi librin ‘Beethoven and French Revolution’ dhe i dërgoi nje kopje kritikut George Berndard Shaw – ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”
  • 1788 – Kushtetuta amerikane hyri në fuqi kur New Hampshire u bë shteti i nëntë që e ratifikoi.
  • 1937 – Në Paris, Kabineti i Frontit të Bashkuar i Leon Blumit dha dorëheqje.
  • 1940 – U martuan Richard Nixon dhe Thelma Catherine Ryan.
  • 1941 – Ushtarët gjermanë hynë në Rusi nga Arktiku drejt Detit të Zi.
  • 1954 – Shoqata amerikane kundër Kancerit raportoi për një numër të konsiderueshëm të vdekjeve në mesin e duhanprirëse, krahasuar me joduhanpirësit.
  • 1963 – Franca bëri të ditur se po tërhiqej nga flota e NATO-s për Atlantikun e Veriut.
  • 1985 – Shkencëtarët deklaruan se një skelet i ekshumuar në Brazil ishte i kriminelit nazist të luftës, Josef Mengele.
  • 1990 - Nga tërmeti në veri të Iranit , humbën jetë rreth 100.000 njerz.
  • 1993 – Në Madrid, pesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy civilë humbën jetën nga sulmi me një autobombë.
  • 2001- Ish-koloneli Haitian, Carl Dorelien, u arrestua në portin St. Lucie. Dorelien ndodhej në ekzil që nga viti 1994, kur u dënua me burgim të përjetshëm në lidhje me një masakër të vitit 1994.
  • 2003 – Libri i pestë me Harry Potter, “Harru Potter and the Order of the Phoenix” u botua nga J. K. Roëling. Amazon.com dërgoi më shumë se një milion kopje në këtë ditë, duke qenë dita me shpërndarjen më të madhe të një artikulli të caktuar në historinë e tregtisë përmes internetit. Libri vuri rekorde në shitje me rreth pesë milion kopje të shitura në botë gjatë ditës së parë.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

22 Qershor​

Ngjarje​

  • 1941Gjermania naziste fillon pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Lideri sovjetik, Joseph Stalin, befasohet nga sulmi i papritur i forcave të Adolf Hitlerit. Nazistët Marshojnë drejt Moskës. Ai kështu shkeli marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik për respektimin e sovranitetit reciprok.
  • 1979 – Gjykata britanike e liron Jeremy Thorpen, liderin e Partisë Liberale nga akuzat për tentativë vrasje të Norman Scottit.
  • 1981 Mark Chapman e pranon se kishte qëlluar për vdekje frontmenin e “Beatles”, John Lennonin. Ai në dhjetor të vitit 1980 e kishte vrarë këngëtarin më të famshëm të asaj kohe. Ai kishte ndryshuar në mënyrë dramatike deklaratën, duke theksuar se thirrja për vrasjen e Lennonit i kishte ardhur nga Zoti.
  • 2001 – Gjykata vendos t’i lirojë dy të miturit që kishin kryer vrasjen e James Bulger. Drejtësia kishte bindjen se djemtë e moshës dhjetëvjeçare nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm për veprim që kishin bërë.
  • 2004 – Një gjykatë belge e dënon me vdekje Marc Dutrouxin, i cili kishte dhunuar, torturuar dhe vrarë fëmijë.


Lindje​


Vdekje​

 

23 Qershor​

Ngjarje​

  • 1887 - Krijohet Banff National Park, i pari në Kanada
  • 1956 - Gamal Abdel Naser zgjidhet kryetar i Egjyptit.
  • 1967Konferenca Glassboro - Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.
  • 1968 - 74 persona u vranë dhe 150 të tjerë u plagosën në stampede futbolli në drejtim të një daljeje të mbyllur në stadiumin e Buenos Airesit.
  • 1972 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe shefi i kabinetit të tij i Shtëpisë së Bardhë, H. R. Haldeman, incizohen gjatë bisedave të tyre ku përpiqen ta përdorin CIA-n për ndaljen e hetimeve të zhvilluara nga FBI-ja pas dyshimeve për aferën Watergate, shkak i së cilës Nixon dha dorëheqjen.
  • 1981 – Një aeroplan i kompanisë “India Air” kishte humbur kontrollin mbi territorin ujor irlandez, duke lënë 329 pasagjerë të vdekur. Aeroplani nuk kishte kaluar më shumë se 45 minuta fluturim pas ngritjes nga aeroporti londinez në momentin kur ka humbur kontaktin me radarët.
  • 1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.
  • 1985 - Një bombë terroriste në fluturimin Air India 182 rrëzon një Boeing 747 në bregun e Irlandës, duke i vrarë të 329 personat në avion.
  • 1990 - Moldavia deklaron pavarësinë.
  • 1992 – “Teflon Don” u dënua me burgim të përjetshëm. Bosi i krimit të New Yorkut, John Gotti, ishte dënuar me dënimin kapital. Atij nuk i ishte lejuar as e drejta e ankesës. Ai ishte drejtuesi i mafisë më të madhe njujorkeze, që zhvaste dhe vriste njerëz të biznesit.
  • 1994 - Republika e Afrikës së Jugut, pasi shfuqizon ligjet mbi Apartheidin, ripranohet në Mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.


Lindje​


Vdekje​

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.