6 Prill
Ngjarje
- 1909 - Hulumtuesi amerikan Robert Peri arriti në Polin e veriut, duke kaluar me ekspeditën e tij në këmbë rrugën e gjatë prej 1.600 km.
- 1911 - Kryengritja e Malesise se Madhe: Ngritet ne malin Bratile flamuri kuq e zi.
- 1941 - Lufta e Dytë Botërore:Trupat gjermane sulmuan Greqinë dhe Jugosllavinë. Sulmi ndaj Jugosllavisë filloi me bombardimin e Beogradit, gati në tërësi shkatrrohet dhe shkaktojnë rreth 12.00 viktima.
- 1945 - Trupat partizane hyjnë në Sarajevë.
- 1992 - Unioni Evropian pranoi pavarësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në të njejtën ditë në Sarajevë bien viktimat e para dhe fillon lufta në B dhe H.
Lindje
- 1483 - Raffaello Sanzio, piktor dhe arkitekt italian (vdiq më 1520)
- 1964 - David Woodard, shkrimtar dhe dirigjent amerikan
- 1970 - Lek Gjoka, poet shqiptaro-amerikan
Vdekje
- 1199 - Richard I Zemër i Luanit, mbret i Anglisë (lindi më 1157)
- 1520 - Raffaello Sanzio, piktor dhe arkitekt italian (lindi më 1483)
- 1528 - Albrecht Dürer, piktor gjerman (lindi më 1471)
- 1992 - Isaac Asimov, shkrimtar bjelloruso-amerikan