Vllehët banojnë kryesisht në
Shqipëri,
Greqi,
Maqedoni,
Serbi dhe
Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e Veriut, por sot shumica janë asimiluar ose kanë emigruar.
Edit Durham në librin e saj "High Albania", përshkruan se në
Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në 1909-ën. Në librin e saj ajo tregon se vllehët në Kosovë jetonin dhe në
Prishtinë e
Mitrovicë. Edit në veprën e saj, tregon se në atë vit, çereku i 2500 shtëpive në
Prishtinë ishin ortodokse, dhe shumica e ortodoksëve ishin vllehë. Ajo shton se vllehët dhe shqiptaret takoheshin si vëllezër, dhe Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllehu. Ajo dëgjon pohime si: "Vllehët, kanë gjak të ëmbël"-thoshte Marko; "Jo si sllavët". "Vllehët janë si ne"--;i thotë një shqiptar tjetër Edit Durhamit, "nje shqiptar e jep vajzën te një vllah, por jo te një sllav".
[1]
Disa studiues thonë se vllehët në Kosovë nuk ekzistojnë më dhe sa ata u asimiluan nga komuniteti serb.
[2] Vllehët u asimiluan, duke u bërë pjesë e komunitetit serb në shumë raste, por mbiemrat e Kosovës tregojne se disa u bënë dhe shqiptarë, si mbiemri
Vlasi, i cili është termi me të cilin sllavët i thërrisnin vllehët.
Shumica e vllehëve në Shqipëri sot jetojnë në zonat jugore të Shqipërisë, si në rrethet e Fierit, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Përmetit. Shumë nga vllehët e Maqedonisë dhe Greqisë kanë prejardhje nga zona e Korçës dhe Voskopojës në Shqipëri.