Kura e fuqishme me thana kundër diabetit

molecule

{true ? false}
Mesazhe
4,650
Location
127.0.0.1


Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

Më poshtë ju sjellim dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana
Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre. Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me lëngun e thanave
Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)

Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

Të ziejnë përreth 1 orë. Përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer.

Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb.org
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

MaYaDa

Don’t touch!
Kontributor
Mesazhe
6,752
Edhe per ato qe vuajne nga gastriti kan efekte tmerresisht te mira
 

Zana

e-Thjeshte
Kontributor
Mesazhe
9,228
K’tej Nuk kam pare ti shesin dhe ka vite qe nuk haj.. ose mbase edhe asnjehere.. me duket se I ngaterroj me dicka tjeter te ngjashme.
 
Top