KUSH DHEMB MË SHUMË: MIQTË E RREMË APO ARMIQTË E VËRTETË!
Miqtë e rremë apo armiqtë, kush dhemb më shumë? Cili është ai njeri që nuk ka asnjë armik? Si mund të jetohet pa ta?
P.sh. poetja jonë Mimoza Ahmeti thotë:
Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. ),
Por ja se si e shohin këtë çështjen e armikut/armiqësisë mendje të tjera.
ObserverKult ua sjell disa thënie me këtë tematikë nga autorë të ndryshëm:
* Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene
* Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard
* Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin
* Më mirë të kem pesë armiq të aftë e të betuar sesa një mik budalla./ Edward Bulwer-Lytton
* Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni./ Friedrich Nietzsche
* Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë./ Isabella Andreini
* Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani
* Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz
* Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille
* Fali armiqtë e tu. Do të zemërohen pa masë./ Oscar Wilde
Përgatiti U.V/ ObserverKult