• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Mjekime Popullore

LUCKY-STRIKE

Me*rri*larg*se*ta*plasa
I Rregjistruar/e
Mesazhe
688
Likes
961
Age
26
#1
Shume mjekime popullore
Eshte vertetuar se kane bere shume efekt:
Nese dini ndonje kure,mund
Ta ndajme bashke?
 

LUCKY-STRIKE

Me*rri*larg*se*ta*plasa
I Rregjistruar/e
Mesazhe
688
Likes
961
Age
26
#3
E paske kap me kanabisin ti or cune.
Po cfare mjekimi eshte kanabisi amon dhe ti.
😜😜
 

Nete2

Super Moderator
Stafi i forumit
Mesazhe
22
Likes
26
Age
29
Location
Tiranë
#6
Mjekime popullore me bazë limoni për shëndetin tuaj

Ka një numër shumë të madh të mjekimeve me bazë limoni, që këshillohet t’i përdorni si mjekime popullore. Lëngu i limonit furnizon trupin me vitaminë C dhe B, si dhe me minerale si: kalciumi, fosfori dhe magnezi.

Limoni ka edhe efekt antibakterial. Duhet të keni parasysh të zgjidhni limona të verdhë, që nuk kanë reflekse me ngjyrë jeshile.

Vlerat e limonit fillojnë të humbasin pas një jave, nëse i mbajmë në temperaturën e ambientit. Nëse i mbajmë në frigorifer, vlerat e tyre zgjasin më tepër (2-3 javë). Mjekimet popullore me bazë limoni janë:

Temperatura. Pini ujë të ngrohtë me limon kur duhet të ulni temperaturën. Lëngu ndihmon në uljen e saj, duke rritur djersitjen.

Infeksionet në grykë. Limoni ofron avantazhe antibakteriale, që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të grykës. Pini një gjysmë gote lëng limoni para se të flini.

Dhembja e grykës. Zbutni dhimbjen e grykës, duke pirë një lëng limoni, shoqëruar me një lugë mjaltë. Për të bërë një shurup kurativ përzieni 4 lugë lëng limoni, një filxhan mjaltë dhe gjysmë gote vaj ulliri. Ngrohni përzierjen për 5 minuta dhe më pas hani nga një lugë çdo 2 orë.

Probleme në rrugët e frymëmarrjes. Trajtoni problemet e frymëmarrjes duke pirë ujë me limon, një mjekim ky që mund të ndihmojë një person që vuan nga astma, të marrë frymë më mirë.

Problemet e tretjes. Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë për të trajtuar problemet e tretjes si: djegie të stomakut, parazitët, të vjellat dhe fryrjet.

Plagët e vogla. Ju mund të ndaloni hemorragjinë dhe të disinfektoni plagë të vogla, duke aplikuar mbi to një sasi të vogël lëngu limoni. Kjo edhe mund të shkaktojë pak djegie, por është në të mirë të shëndetit tonë.

Gjakrrjedhja nga hundët. Hidhni lëngun e limonit në një copë prej pambuku dhe e vendosni me kujdes tek hunda, kur është duke ju dalë gjak.

Kuroni reumatizmin. Meqenëse limoni përmban sasi diuretike, mund të përdoret për të kuruar reumatizmin dhe artritin. Për më tepër ai ndihmon në eliminimin e baktereve nga trupi.

Lëkura e fytyrës. Limoni mund të rinojë lëkurën e fytyrës. Lëngu ndihmon edhe në luftimin e shenjave të plakjes, si pikat e zeza apo rrudhat. Mjafton të lyeni fytyrën me lëngun e një gjysmë limoni të përzierë me një lugë mjaltë dhe ta lini të veprojë për 10-15 minuta.

Dhembja e dhëmbëve. Vendosni lëng të freskët limoni mbi dhëmbin që ju dhemb, për të hequr dhembjen.

Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve. Masazhoni me lëng limoni mishrat, për të ndaluar gjakrrjedhjen. Lëngu mund të heqë edhe erën e keqe që shkaktohet nga mishrat e dhëmbëve./BalkanWeb/
 

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
3,478
Likes
4,441
#7
LImoni Ka ne perberjen e tij me shumice Vitaminen C
mos harro ta shkruash kte ne materialin qe kle kopjuar