Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndodh në Zelandën e Re! Një familje blen një valixhe në ankand, gjen brenda eshtra njeriu

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ndodh në Zelandën e Re! Një familje blen një valixhe në ankand, gjen brenda eshtra njeriu​



126250657_gettyimages-976881222.jpg



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re ku një familje gjeti mbetje njerëzore në një valixhe të cilën e blenë në një ankand.

Familja e cila banonte në South Aucland u trondit kur hapi valixhen për të paketuar disa sende që i duheshin për një udhëtim.

Autoritet policore u njoftuan menjëherë dhe nisën hetimet për të identifikuar eshtrat e gjetura brenda në valixhe, ndërsa familja e cila i gjeti eshtrat dyshohet se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje.

Fqinjët e familjes kishin ndjerë disa ditë më parë se të shfaqej policia një aromë të rëndë
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.

Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të afërmit të informoheshin.



Top Channel
 

Eshtrat e 2 fëmijëve gjenden në valixhe, familja nga Zelanda e Re i bleu në ankand​


zelanda-e-re-vrasja.png



Eshtrat e dy fëmijëve të vegjël janë gjetur në dy valixhe të blera në ankand në Zelandën e Re.

Shefi i policisë, Faamanuia Vaaelua tha se trupat ka të ngjarë të kenë qenë të ruajtura në valixhe për disa vjet dhe viktimat mendohet të kenë qenë midis pesë dhe 10 vjeç kur vdiqën.

Fëmijët ishin fshehur në dy valixhe të përmasave të ngjashme, tha ai.

Eshtrat u gjetën vetëm kur një familje bleu një sërë artikujsh që shiteshin në ankand me shumicë në Auckland . Kur ata hapën valixhet dhe u përballën me pamjen makabër njoftuan menjëherë policinë.

Policia sqaroi se familja në fjalë nuk është e lidhur me vrasjen, por është e shqetësuar nga zbulimi dhe ndaj kanë kërkuar privatësi, teksa po marrin mbështetjen e duhur për të ndihmuar në përballimin e traumës.



Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.