Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ne jemi të gjithë gënjeshtarë pa përjashtime...?

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,399
Ne jemi të gjithë gënjeshtarë pa përjashtime...?

Gënjyem kur thamë se jemi mirë. E zemrat tona rrjedhin gjak dhe askush tjetër nuk e dinte përveç nesh.
Gënjyem kur thamë se do të harrojmë çdo gjë që kishte ndodhur. Por, harruam se çdo gjë ishte e gdhendur në shpirtin tonë dhe nuk mund të shlyhej.
Gënjyen edhe ata që thanë se koha do t'i bëjë njerëzit të harrojnë. Ata kanë gënjyer veten por na gënjyen edhe neve.
Ka gjera që edhe pse koha kalon nuk mund t'i fshinim nga kujtesa sado që u përpoqëm. Andaj, gënjyem ngase u gënjyem nga të tjerët.
Gënjyem kur tham dhe besum se ka miqësi pa interes, miq të parimeve dhe të idealeve. E që koha na e dëshmojë të kundërtën.
Gënjyem kur besuam se prijësit tanë janë shëmbëlltyra jonë, modeli i së vërtetës dhe pishtarë ndriçues.
Gënjyem kur besuam se mësuesi zë vendin e prindit dhe se ai i gëzohet sukseseve tua.
Gënjyem kur menduam se udhëheqësi nuk ka për qëllim shfrytëzimin tënd deri në shtjerrimin e plotë.
Gënjyem kur besuam se kur dikush të thotë vëlla apo i thua vëlla nuk do te të tradhëtojë për interesa koti.
Gënjyem kur menduam se njerëzit që ke afër nuk mund te të ngulin thikë pas shpine.

Gënjyem edhe për shumë gjëra të tjera. E më e keqja është se këto gënjeshtra i mbajtëm të fshehta. Kështu, bëmë që të gënjehen edhe të tjerët.

Ne, kemi gënjyer veten deri në palcë por kemi gënjyer edhe të tjerët.
Pasojë e kësaj është gjendja jonë reale pasi që nuk duam më të përmbushim ëndrrat dhe aspiratat tona.

Andaj, mundohemi që vetëm të vazhdojmë jetën dhe kujdesemi që këtë ta bëjmë me sa më pak humbje dhe pasoja.

Sa keq kur dikush fshihet brenda nesh...

Kur ai fshihet aty ngase tek ai ke pas tërë besimin e tani nuk mund ta heqësh qafe ngase nuk e shkul dot zemrën tënde.

Ai rri i heshtur, brenda teje, nuk tregon, nuk shkruan, nuk reagon, ngase nuk e ka kuptuar lëndimin e shkaktuar. Apo, edhe nëse e ka kuptuar të gënjen me arsyetimin se nuk ishte ai shkak i lëndimit.
Sa do doja të fshija faqe të tëra të historisë, të jetës që kam jetuar. Jo pse kam gabuar por pse kam zbuluar të vërteta të hidhura, hipokrizi të pa numërta dhe tradhëti të pajustifikuara.

Jeta është një mësuese i mrekullueshme. Nëse ajo ju sheh që nuk e mësoni mësimin, ajo do ta përsërisë atë përsëri.
Por në mënyrë më të ashpër të mundëshme. Andaj, mundohuni të jeni një nxënës i mirë, në të kundërtën do të jeni të ndëshkuar, të gënjyer, e të mashtruar. Do të jeni të thyer, të braktisur, e të harruar. Thjeshtë, pasi të jeni shfrytëzuar, do të jeni një leck e pavlerë e hedhur në koshin e mbeturinave...

299229551_5155090471287397_5620352050903155032_n.jpg
 
Gënjyem kur thamë se jemi mirë. E zemrat tona rrjedhin gjak dhe askush tjetër nuk e dinte përveç nesh.

Shume e vertete .......
 
View attachment 153328
Haver je teper i ri per te tilla mendime pesimiste.
Bej si une, kape @Jeta ke cepi pallatit dhe fusja nja dy kroshe te mira po t beri llafe. ?
Po ste beri fusja ballore ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.