• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

NISTATINA

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
NISTATINA

VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Nistatina është një antimykotik për përdorim lokal. Ajo bën pjesë në klasën e antimykotikëve polienikë dhe nga struktura është shumë e ngjashme me amfotericinën B.
•Nistatina nuk përdoret për mjekimin e infeksioneve mykotike sistemike, sepse nuk përthithet kur jepet nga goja dhe, gjithashtu, tregon efekte të rëndësishme toksike.
•Nistatina vepron duke dëmtuar membranat. Nistatina vepron vetëm kundër mykeve dhe, konkretisht, kundër atyre të llojit Candida.
INDIKIMET
•Kandidiazë orofaringeale
•Kandidiazë intestinale
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Duhet përdorur me kujdes në pacientët me hiperndjeshmëri ndaj preparatit ose përbërsve të tij sidomos ndaj parabenit.
•Kujdes kur përdoret në pacientët me diabet mellit, pasi suspensioni i nistatinës përmban sasi të konsiderueshme sukroze.
EFEKTET ANESORE
•Efektet anësore të saj janë të rralla. Dozat e mëdha, të dhëna nga goja, mund të shkaktojnë nauze e të vjella, diarrhe dhe dhimbje abdominale, që në përgjithësi janë të lehta dhe kalimtare.
•Rrallëherë mund të vërehet hiperglicemi.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Nuk janë vërejtur ndërveprime të rëndësishme klinike me këtë medikament.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Mund të përdoret (Kategoria B).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Mund të përdoret.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
Me rrugë orale
Tek të rriturit
•Profilaksia e kandidiazës
Përdoret 1 milion IU një herë në ditë (nga goja).
•Trajtimi i kandidiazës orofaringeale dhe intestinale
Jepen 500.000 IU nga goja, mbas ushqimit, të ndara në 4 marrje, për 7-14 ditë (të paktën edhe 2 ditë pas shërimit). Doza mund të dyfishohet në infeksionet e rënda.
Tek fëmijët
Jepen 100.000-200.000 IU çdo 6 orë, për 7-14 ditë. Doza mund të dyfishohet në infeksionet e rënda.
PREPARATET E REGJISTRUARA
shurup 100.000 IU/mlNYSTATINA
solucion oral 100.000 IU/mlNISTATINA, NYSTATIN
tabletë 500.000 IUNISTATINA, NYSTATIN