• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Pse pirja e duhanit ju bën të plakeni më shpejt?

ANGELIQUE

~Good things take time~
Staff member
ADMIN
ANETAR ✓
Mesazhe
5,558
Location
The dark side of Heaven 🥀
36028

Ka një etiketë paralajmëruese në çdo paketë cigaresh për një arsye, kjo sepse pirja e vetëm një cigareje është e rrezikshme për shëndetin tuaj.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ju vendosni çdo organ të trupit tuaj në rrezik shëndetësor sa herë që pini duhan.

Ne kemi përzgjedhur disa arsye që duhani jë bënë të mplakeni:

1. Do të keni shikikm të dobët dhe sy të zi përreth
Qelizat rreth syve gradualisht prishen për shkak të toksinave nga nikotina.
Kështu, problemet e shikimit zhvillohen dhe mund të hasni probleme edhe nëse jeni i ri.
Përfundimisht, kjo çon në formimin e ngjyrës së zezë rreth syve gjë që nuk do të ju bëjë të dukeni tërheqës dhe pozitiv.

2. Dhëmbët tuaj do të zverdhen dhe do të keni aromë të keqe të gojësPirja e duhanit mund të kontribuojë në problemet e dhëmbëve. Nikotina mund të shkaktojë që dhëmbët të kthehen në ngjyrë të verdhë, kafe ose në të zezë.
Këto ndryshime në gojën tuaj mund t’i vëreni sa herë që buzëqeshni.
Ju gjithashtu do të zhvilloni edhe frymëmarrje të keqe.

3. Do të keni pika të mplakjes në fytyrën tuajPikat e moshës janë njolla të zeza, kafe ose gri në lëkurë që zakonisht zhvillohen për shkak të ekspozimit të diellit ose plakjes.
Por duhanpirësit mund të kenë gjithashtu këtë gjendje të lëkurës. Pigmentimi, i shoqëruar me thatësi të lëkurës
mund të bëjë që ju të dukeni më të vjetër se mosha juaj.

4. Thonjët e gishtave do të zverdhen
Ka dy mënyra se si pirja e duhanit mund të kthejë thonjtë tuaj të verdhë. Së pari, kur mbani një cigare,
thonjtë e gishtave vijnë në kontakt me katranin dhe nikotinën.
Së dyti, kimikatet nga duhani mund të bllokojnë oksigjenin që duhet të arrijë gishtat dhe këmbët tuaja dhe të ushqejë qelizat.

5. Flokët tuaja do të bien dhe thinjën më shpejtë se sa që ju mendoni
Nikotina gjithashtu do të dëmtojë përbërjen e tuaj të flokëve në të njëjtën mënyrë që ajo dëmton shëndetin e lëkurës tuaj.
Si rezultat, flokët tuaj do të bëhen të holla nga jashtë, do të bien dhe do të bëhen gri, kështu që ju do të dukeni shumë më të vjetër.

6. Do të keni një bark të rritur
Sipas ekspertëve, trupi i duhanxhiut tenton të shtyjë shumicën e yndyrës që hahet në zonën e barkut.
Barku juaj do të absorbojë peshën që fitoni si duhanpirës, që mund të çojë në probleme të zemrës, diabet dhe sëmundje të tjera.
Dhjami në bark është i afërt me shumë organe vitale të brendshme.
Kjo do të thotë se qelizat rreth barkut tuaj janë mbushur me trigliceride që mund të dëmtojnë funksionet e zemrës, të mëlçisë, veshkave, pankreasit dhe organeve të tjera.
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!
Top