Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qytetet Shqipetare.

Divjaka
Qytet në Shqipëri me rreth 7 100 banorë. Mendohet se kodrat e Divjakes deri ne afersi te Terbufit kane qene te banuara qysh ne kohet e lashta. Kjo vertetohet edhe nga shume objekte arkeologjike te gjetura ne keto kodra, si nga varret e shumta qe gjenden neper keto vende.

Rrethinat e Divjakes

Ne jug te Divjakes ne afersi te fshatit Mize dhe Xeng nga hapja e nje kanali kullues u gjenden disa tjegula , copa rrexylli, nje gozhde kovaei 12 cm, dhe dy rrota me diameter 18 & 10 cm dhe fragmentesh enesh te ndryshme. Copat e tjegulave dhe te tullave te gjetura ne kete are jane idetike me tjegullat e tullat e gjetura neper varret e fshatrave te permendur me siper. Ne fshatin Mize jane gjetur rreth e rrotull varre te mbuluar me tjegulla me permas 70×40x2cm, poee e pjata balte si dhe vegla pune hekuri, te cilat i perkasin mesjetes se hereshme.

Te gjitha materialet te cilet jane gjetur si: Hanxhare, heshtat,pjatat kandilat, kane pas egzistuar ne muzeun e Divjakes dhe i perkisnin shekullit III-II para eres sone. Me perjashtim te pak eneve helenistike e te ndonje objekti tjeter, te gjitha te tjerat jane Iliro-shqiptare. Si do qe te jete fakt eshte se Divjaka dhe kodrat perreth saj kane qene te banuara qe ne kohe te lashta nga fisi i njohur Ilir i Taulanteve dhe me vone nga shqiptaret e hershem.

Nje fakt tjeter eshte nje gure i gjetur ne Divjake me mbishkrim latin i cili eshte nje gure rruge dhe deshmon se ne kete zone ka pasur kaluar nje rruge qe lidhte Apollonin me Dyrrahun (Durresin) dhe thuhet se ka qene nje dege e rruges Egnatia qe shkonte per ne Skampa (Elbasan) sipas hartes Krahina jone ne shekujt IV-V te eres sone

Arkeologjia

Nga zbulimet arkeologjike interes te veeante paraqe fytyra e nje femre ne reliev, Erinia, perendesha e hakmarrjes e skalitur ne nje bllok te vogel guri gelqeror. Kjo veper eshte gjetur ne murin e jashtem te Kishes se Divjakes. Ne nje bllok tjeter guri gelqeror po ne murin e kishes paraqitet ne reliev portreti i Perandorit ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me kemishe popullore ilire. Nga keto fakte mund te themi me siguri se Divjaka dhe zona e saj kane qene banuar para dyndjes se sllaveve dhe para epokes sone. Pervec gjetjeve te shumta arkeologjike, sipas dokumentave turke te viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qene prone e nje te quajturi Dhimiter Prespa. Me pas kaloi ne pronesin e nje fare Zakonas Beu, i cili e permendet ne histori per mardhenie me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.

Nga viti 1450 i shekullit XV fshati mbeti ne duart e nje te quajturi Zurgo,me vone pas vitit 1450 u be prone e nenes se Sulltanit. Ne kete kohe populli u detyrua te paguante shume taksa si, vergjije, xhelepi gjithashtu per aresye se ata ishin te krishtere ata duhet te paguanin dhe takse nizamie, dhe te punonte argat tek tok e turkut. Ne afersi te Divjakes meperpara ka pas egzistuar nje fshate i quajtur Kular. Ky fshat e ka marr emrin nga disa relieve ne forme kularesh qe ishin formuar nga rrjedha e lumit Shkumbin.

Per aresye te permbytjeve te shumta nga lumi banoret u detyruan te shpernguleshin nga fshati dhe te shkonin ne Divjake ku jetuan dhe jetojne akoma disa fise si Tashi, Janko etj. Emri Prejardhja e Emrit te Divjakes Si dhe nga e ka marre kete emer nuk kemi shume informacione, por per sa dime dhe na kane lene te shkruar te paret tane ka disa teori. Rrap Mertiri mesues pensionist, i cili para clirimit ka qene mesues ne Divjak, ka degjuar prej mesuesit te mirenjohur Jani Minga se emri Divjake vjen nga fjala Divija dy vija. Ne te vertete fshati ka vija uji , njeren e quajne Perroi i rrezes dhe tjetrin Perroi i Murtajes.

Ndersa nje informacion tjeter na e jep Profesor Kol Nika ne Librin e tij Divjaka nje fshate i lashte i cili thote se e ka marre emrin nga rrenja e fjales Div ne gjuhen shqipe Dif-Diva, perdoret per kafshet mbinatyrore dhe ne menyren figurative per njerez me force vigane, te fuqishem e shtatemedhenj.

Emri Divjake permendet per here te pare ne dokumentat turke ne vitet 1441-1443-1445. Keto dokumente kane qene ne muzeun e fshatit. Nje tjeter dokument qe tregon per prejardhjen e emrit Divjake eshte dhe botimi ne nje reviste i Profesor Luk Karafilit nga Shkodra me pseudonimin Bardhyli ne artikullin e tij Kravastaja e Divjaka shkruan: Fshati Divjake mori emrin perrallor te divave te perralles se moeme qe i pershtatet princeshes Marika Matranga dhe tregon tretjen e kesaj familje me ate te princave Muzakaj te Beratit. Autori e mbeshtet kete ne nje perralle te degjuar ne Lushnje nga disa te moshuar.

Gjithashtu ne kohen e Turqise dhe deri vone para clirimit, krahina ku bente pjese Divjaka quhej Karatoprak (nga turqishtja -dhe i zi-), kjo krahine perfshinte katundet ndermjet Terbufit e gjolit te Karavastase deri ne Libofshe, por vendasit nuk e quanin veten Karatoprakas por Divjakas.

Me sa dihet pra deri me sot fjala Divjake nuk rrjedh nga ndonje emer fisi,llagapi(mbiemer), apo toponomi te mepareshme dhe nuk duhet te kete dale nga vendasit por nga njerez te tjeter qe kane shkelur e pare kete vende dhe banoret e ketij vendi.
 
Himara
Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës.

Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brëndshme të vendit. Pervec gjuhes amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qellime tregtare. Që më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqesinë e saj në Vlorë.

Gjeografia

Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km. Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Rrethin e Vlorës.

Demografia

Himara ka rreth 2000 banorë. Disa nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himare janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Familja Bollano për shëmbull është vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.

Migracioni

Himariotët kane emigruar në vënde të ndryshme të botës si në SHBA, Itali, France, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojne vëndlindjen dhe të sjellin me vete dituritë dhe aftësitë e fituara në vënde të tjera.
 
Këlcyra
Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.

Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.

Lashtësia dhe Mesjeta

Këlcyra në lashtësi duhet të ketë qënë një mansio, stacion ku udhëtarët kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.

Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319).

Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.

Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.

Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe at ate zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.

Sundimi Osman

Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit.

Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.

Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).

Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.

Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).

Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. E vetmja pasardhese e familjes KLISURA eshte vajza e Ali Bej Klisures (vdic 1963 ne Rome), Hanna Klisura (lindur 1935 ne Paris) dhe me vendbanim ne Vjene/Austri.Ajo eshte nje zonje, mbartese e denje e emrit dhe historise se familjes Klisura.
 
Tirana
Për tju shoqëruar nëpër Shqipëri apo për tju sugjeruar një itinerar, është e natyrshme që ta fillojm këtë nga kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtë një ndërmarrje e vështirë ta përfshish të gjithë hapësirën e kryeqytetit shqiptar me një udhëtim të vetëm, por me një përzgjedhje të vendeve më të bukura të tij, do të largoheshit vërtet me mbresa të këndshme.Le ta fillojmë pra udhëtimin nëpër Shqipëri, duke eksploruar më parë kryeqytetin e saj Tiranën.

Njihuni me Tiranën

Tirana - sot kryeqyteti i Shqipërisë - u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, një feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ai ndërtoi fillimisht një xhami dhe një hamam, që u bën pastaj bërthama e qytetit të ardhshëm. Mendohet që Tirana të ketë qenë një qendër e banuar, qysh në kohën e Ilirëve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrënojat e qytetit gjenden akoma sot në këmbët e malit të Dajtit, ku mendohet të ketë ekzistuar një kështjellë. Një nga burimet e emrit të Tiranë, është pikërisht emri i kështjellës, Tirkan, e cila përmendet për herë të parë në historinë e bizantinëve nga historiani Prokopius.

Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë. Statusin e saj përfundimtar e mori në vitin 1925. Sot, Tirana është një qytet që rritet dhe ndryshon përditë dhe është qendra më e madhe tregtare dhe administrative në Shqipëri. Eshtë një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argëtimi, që mundsojn një jet aktive dhe të shumëllojshme për të gjitha shtresat e popullsisë dhe për të gjith të huajt që vizitojnë Tiranën për arsye nga më të ndëryshmet.Gjithashtu Tirana është një qendër aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare të rënëdësishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, që e bëjnë një qytet tashmë të njohur dhe të hapur me botën.

Po të na duhej të bënim një listë të plotë të atraksioneve të kryeqytetit shqiptar që vlen të vizitohen, kjo listë do të ishte shumë e gjatë. Nga kjo list ne po ju shkëpusim ato që ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parë ose vizituar:

Monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qendër të Tiranë, një sërë ndërtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartë, ndërtuar më 1830. Nga maja e kullës, që është e hapur për vizitorët, mund të shijohet një pamje fantastike e sheshit Skënderbej.

Urën e Tabakve, (shek XVIII), një fragment të kështjellës së Justinianit, Pranë Kinema Milenium 2. Monumentin Nëna Shqipëri, në Varrezat e Dëshmorëve, që ndodhet në pjesën juglindore të kryeqytetit.Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrën ndërkombtare të Kulturës, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave të Natyrës, etj.

Në pjesën jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me një sipër faqe prej 230 ha dhe liqeni artificial në mes të tij me një siPër faqe prej 55 ha. Në pyllin e Parkut të Madh, rriten 120 lloje pemsh dhe bimësh dekorative dhe një numër i madh lulesh. Jo shumë larg prej qytetit, mund të ushtroni turizmin malor. 25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund të kalohen pushime shumë të bukura, të mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmë ju mund të shfrytëzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e përshkon hapsirën për 15 min dhe ju jep mundësinë të shijoni pamje të mrekullueshme të natyrës nga lart. Kjo shkurton shumë kohën dhe krijon mundësi më të mëdha për të preferuar turizmin ditor që ofron zona e malit të Dajtit. Në Parkun Kombëtar të Dajtit, rriten një numër i madh bimësh dhe kafshësh dhe është e ndaluar rreptsisht gjuetia jashtë sezonit.

Një mundësi tjetër e mirë jashtë Tiranës është Mali me Gropa, ku njerëzit mund të shkojn të clodhen, larg zhurmave të metropolit. 15 km në jug të Tiranë, ndodhet Kalaja e Petrelës, me një moshë dymijë vjeare, e ndërtuar nga fiset ilire të Albanëve, me Prijës Glaukun. Kështjella ngrihet në majë të kodrës, duke ofruar një panoram të mahnitëshme të të gjithë zonës. Në kohën e Skënderbeut, kështjella është komanduar nga Princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesë e Principatës së Krujës.

15 km në veriperëndim të Tiranës, ndodhet kalaja e Prezës, edhe kjo pjesë e Principatës së Krujës. E ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, kalaja është një pikë mjaft e frekuentuar nga turistët, për pamjet unike që ofron.

Një tjetër vend interesant, është Shpella e Pëllumbasit, ose “Shpella e Zezë”, e zbuluar vetëm kohët e fundit, 18 km larg Tiranës, në zonën e Skoranës. Me muret e brendshme të veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo është jo vetëm një vend tërheqës për vizitorët por edhe për studiuesit dhe speleologët.

Muzikë e të gjitha llojeve për një natë argëtuese

Në Tiranë do të gjeni me dhjetra lokale dhe klube nate të gjinive të ndryshme, ku mund të shkoni të shijoni muzikën që ju plqen. Klube jazz-i, pub-e, disko, kabare, bistro, ambiente orientale, muzik live, pa lënë mënjanë koncertet dhe aktivitetet e shumta që luhen nëpër sallat e teatrove dhe qendrave të kulturës. Në këtë listë të gjatë do tju sugjeronim disa prej tyre, ku aktiviteti është permanent dhe kënaqësia pa dyshim e garantuar. Kështu për të kërcyer muzikën më të mirë të momentit, mund të shkoni në Folie Club, për të shijuar kabare dhe spektakël, ju sugjerojmë Magic 4 Karaoke, përë të dëgjuar live këngëtarë të njohur, bëni mirë të vizitoni Venue Club, për një mbrëmje të qetë në shoqërinë e miqve dhe të muzikës më të mirë të viteve 60-70-80, duhet të shkoni në Charls Bistro ose Living Room dhe shume vende te tjera. Sigurisht që argëtimi nuk mungon në asnjë prej vendeve të natës por zgjedhja është një alternativ.
 
Burreli
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqiperisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire” Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave.

Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat`anë(mat`anë lumit, mat`anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.

Gjurmë të kulturës Ilire.

Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqiperisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire” Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave. Në vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gërmuan edhe 35 tuma të tjerë ilire ku pjesa më e madhe e tyre i përket periudhës së parë të hekurit. Në vitin 1971-1984 u zbuluan e u gërmuan dhe 18 tuma të tjera duke çuar numrin e tumave në 53. Kultura e tumave e varreve në Mat përfshin periudhat e bronxit të mesëm e deri në shekujt e parë të erës sonë. Përveç studimeve të kodërvarreve janë studiuar dhe disa vendbanime shpellore që ndodhen në veri të fshatit Bruç si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Këputës, Pëllumbave dhe Nezirit.

Gërmimet e ndryshme arkeologjike kanë zbuluar gjurmë material që nga periudha e paleolitit të mesëm, në neolit e më pas. Ato hedhin dritë mbi ritet , doket e ilirëve, e arbërve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre në kala në qyteza në mënyrën e ndërtimit të tuneleve, varreve, ritit të varrimit etj... Në tumat e Matit janë gjetur me shumicë objekte zbukurimi të cilat, në të shumtën e rasteve janë prej bronxi, por janë gjetur edhe objekte prej ari siç janë dy temthorë spiralike. Këto objekte janë fibula të permasave të ndryshme të njohura në Ballkanin jugor dhe në Iliri që nga fundi i epokës së bronxit si dhe fibula të tjera. Janë gjetur armë dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharë i quajtur ”Sica”, përkrenarë ilire, pafta bronxi të shekullit VI-V p.e.r. Një grup të larmishëm përbëjnë stolitë e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varëset, byzylykët dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitë janë përpuanuar nga mjeshtrat vëndas, pirustet, të cilët banonin në luginën e Matit, Mirditës, Pukës që kishin për zanat shkrirjen e përpunimit të metaleve.

PËRKRENARJA E ILIRËVE E GJETUR NË MAT KA QENË NË PËRDORIM DERI NË PUSHTIMIN ROMAK.

Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar në Lezhë, Shkodër, Bujan të Tropojës, Kukës etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në Vlorë . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve.

Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.
 
Tropoja
Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.

Histori

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha venbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin. Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.

Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 260 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë. Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punushme, në të cilat kultivohen drithrat, mollët, gështenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotërojne të imtat, sidomos dhitë.
 
Peshkopia
Ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetër“episcopi”, që do të thotë residence e peshkopit. Për here të parë është përmendur në një dokument të shekullit të XV. Qyteti është një bazë për të vizituar parkun kombëtar të Lurës si dhe është i njohur për Llixhat ( ujrat termale te tij). Peshkopia është qytet në Shqipërinë e verilindore. Peshkopia ndodhet në të dy anët e Lumit Drin. Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrëthit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë , Mali Korabit (2751m).
 
Kurbini
Kurbini ,nje areal krahinor interesant me shtrirje ne veri te Krujes,me shume ne malesi e me pak ne ultesiren e tij fushore eshte i pasur ne trashigimi dokesh e traditash vendase,me krijimtari folklorike te ruajtura e te zhvilluara me fisnikeri ne vargun e gjate te shekujve.

Kujtesa popullore ka ruajtur si gjera te shtrenjta legjenda rrefenja mitike : te forces,te mencurise,te adhetarizmit,te vllazerimit e te humanizmit,nga “moti i madh” i Skenderbeut e nga kohe te tjera te hershme .Ne fshatrat e kesaj treve jeton nje popullsi vendase qe eshte simbol i urtesise, trime e liridashese,e punes dhe e perparimit,fisnike e beses, e burrerise e me shpirt mikprites.

Ky eshte vend i begateshem ne permendore historike e etnologjike : kudo te sheh syri banesa te gurta te fortifikuara (kulla) dy e tre kateshe,rrenoje keshtjellash e fortifikatash mesjetare,fshatra rrenoje te nje kohe te hershme e tashme te braktisur,Kisha e Altare te hershmerise mes -jetare : vrehen gjurmat e kultures se Arbrit ne Milot (mal), shek VI-X ; vende,shpella e maja te kultit te lashte pagan – sinkretizuar me elemente te mevonshem Krishtere e Islamike.

Mbi te gjitha ne Malin e Trodhmes ndodhet Kisha e Vjeter Katedrale e Shna Prendes;ne Malin e Shna Ndoit naltohet ngjitur me shkembim Kisha teper e mirenjohur e Shna Ndoit – vend peligrinazhesh dhe e paqes shpirterore per cdo fund pranvere ( kryesisht me 13 Qershor).Ky pra eshte me pak fjale Kurbini jone.
 
Shëngjini

View attachment 15655

Shëngjini është qytezë turistike në qarkun e Lezhës në Shqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin i gjërë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi prej 4,000 banorë.

Historia

Qeveria e Nolit e pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin Qyteti Uillson qytetit të Shëngjinit në nder të presidetit të SHBA-ve Woodrow Wilson. Emërtimi u mbajt deri në kohën e komunizmit.
 
Berati
Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë dhe arkitekturës. Themelet e para të qytetit datojnë rreth shekullit të IV-të para erës sonë. Atëherë pjesë e krahinës së Desaretëve dhe një ndër qendrat më të rëndësishme ilire, qyteti kaloi disa kohë të vështira gjatë luftës Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Në vitin 216 para erës sonë Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndërsa rreth vitit 200 të erës sonë qyteti u morr nga Romakët. Mesjeta ishte e errët për Beratin. Në vitet 860 - 927 shikojmë invazionin e parë bullgarë. Gjatë invazionit të dytë bullgar qytetit i vihet emri Belgrade që do të thotë qytet i bardhë. Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Berati bëhet qendër e rëndësishme e Dioqezës së Epirit. Në 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatë kësaj periudhe krijohet edhe Pashallëku i Beratit.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut. Pas vizitës në Ergiri (Gjirokastër), ai udhëtoi për në Tepelenë ku dy herë brenda një dite ra në pritën e rebelëve nga Progonati. Pas Tepelenës, ai arrin në qytetin e Beratit, të cilën ai e quan me lavdërim krahinën hijerëndë të Xhihadit. Berati i përshkruar nga Evlijai duket një qytet me një zhvillim të lartë dhe me një nivel të mahnitshëm qytetërimi.
Bravo për punën, dhe informacionin që ja ofron por renditja sështë aspak e duhura. Berati duhej në fillim për 1001 arsye ?
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.