Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta per femije

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196

Supë kremoze me oriz, vezë dhe kos​


Nëse keni oriz të zierë që ju ka mbetur nga gatimet e mëparëshme, ose pilaf, mos e hidhni! Duke i shtuar disa përbërës të tjerë, mund ta shndërroni në një vakt të plotë dhe shumë të shijshëm duke mos çuar dëm asgjë.

Kjo recetë pregatitet shumë thjeshtë dhe në pak minuta nëse keni lëng mishi ose kockash në akull


Ziejmë karrotën e grirë në rende në lëngun e mishit për 10 minuta. Shtojmë orizin e shkërrmoqur me dorë dhe e ziejmë edhe për 10 minuta të tjera. Shijet duhet të lidhen, edhe pse orizi është i zierë.

E presim supën me vezë dhe kos dhe i hedhim pak gjalp sipër. Shijohet shumë mirë me pak lëng limoni ose thjesht kështu siç është!

1624538993811.png
 
1624539275216.png


Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)​




Nëse e keni parë në supermarket dhe nuk ju ka tërhequr nga pamja, jepini një shanc dhe pregatisni këtë supë të shijshme! Ju a siguroj që do bëj pjesë në blerjet tuaja të përjavëshme!


Në një tenxhere në zjarrë mestar ngrohim vajin e ullirit dhe kavërdisim qepën dhe hudhrat të prera shumë hollë derisa të zbuten, 3-4 minuta.

Lajmë shumë mirë dhe pastrojmë rrepën lakër duke i hequr gjethet dhe e presim në kubik, pa e qëruar. Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim edhe ato në kubik. I shtojmë në tenxhere dhe i kavërdisim edhe per pak minuta derisa të marrin shije duke i spërkatur me kripë dhe piper.


Shtojmë lëngun e perimeve (ose të pulës), gjethet e dafinës dhe e ziejmë të gjithën per 25-30 minuta.


Heqim gjethet e dafinës dhe me ndihmën e një mikseri me zhytje e reduktojmë supën në krem. Shtojmë në fund edhe qumështin duke e përzierë mirë.


Gjethet më të vogla dhe të njoma të Kohlrabit i lajmë, i thajmë mirë dhe i presim ne copa të vogla. I lyejmë me pak vaj ulliri, kripë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 5-10 minuta derisa të jenë bërë krokante.


E shërbejmë supën të spërkatur me pak vaj ulliri, gjethet krokante dhe pak spec djegës.
 
1624539682271.png

Shportëza pete sfoljatë të mbushura​


Petën sfoljatë e ndajme ne 12 pjesë të barabarta dhe çdo pjesë e vendosim në gropëzat e tavës për kek të vegjël (muffin). E çpojmë pak në fund me pirun dhe e mbushim me një copë djathë Brie (ose mund të përdorni çdo lloj djathi tjetër që shkrin), 1 lugë të vogël pesto borziloku, gjysmë domate dhe disa fara pishe. I pjekim shportëzat në furrë të parangrohur në 200°C per rreth 20 minuta.
 
1624539962014.png

Supë me patate dhe lakër jeshile (kale)​


Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin te prere holle derisa te zbuten. Shtojme patatet ne kubik te vegjel dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije. Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht.

E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.


E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.
 

Supë me këmbë viçi​

1624540158880.png
Kemba e viçit (ose Osso buco) eshte pjese nga kofsha e pasme e viçit e cila permban mish shume te bute dhe ne mes ka nje kocke te mbushur me palce. Eshte pikerisht palca e cila duke u shkrire, e ben supen perveçse shume te shijshme, edhe tejet te pasur me vlera ushqyese, sidomos per femijet.



Grijme shume imet (ose i kalojme ne mikser) qepen, karroten, kungullin dhe i kaverdisim ne vaj ulliri per rreth 5 minuta. Reduktojme domaten ne purè dhe ja shtojme supes bashke me mishin e kembes se viçit.
Shtojme ujin, pak kripe dhe e gatuajme supen ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta, apo derisa palca e kockes te kete shkrire


Me ndihmen e nje luge te vogel, nxjerrim palcen nga kocka dhe e hedhim brenda ne supe, nderkohe qe mishin e ndajme ne copa te vogla dhe ja shtojme supes (4). Vazhdojme gatimin edhe per rreth 10 minuta te tjera. Shtojme makaronat per supe te cilat i leme te zbuten plotesisht (5). I japim shije supes me majdanoz te fresket te grire holle
 
1624540498417.png

Makarona me qofte të vogla​



Presim shume holle qepen dhe e bashkojme ne nje tas me mishin e grire, vezen dhe tulin e bukes te njomur ne qumesht dhe te shtrydhur fort. Shtojme hudhren pluhur, kripen, piperin dhe e leme masen te pushoje per minimumi gjysme ore ne frigorifer mbuluar me leter celofoni.
Pasi ka kaluar kjo kohe, me duar te lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim forme te rrumbullaket me madhesi sa nje kokerr arre. I skuqim ne zjarr mesatar ne pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet dhe i leme menjane.

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, borzilokun dhe se fundi hedhim brenda qoftet me kujdes. I veme kapakun dhe i leme te gatuhen per 10-15 minuta ne zjarr te ulet.

Ziejme makaronat ne uje me kripe derisa te rezultojne "al dente". Me pas i kullojme dhe i sperkasim me pak vaj ulliri ne menyre qe te mos ngjiten.


Ne pjate, hedhim makaronat e bardhe dhe siper salcen me domate dhe qofte te vogla. I sperkasim me pak djathe kaçkavall te grire dhe i zbukurojme me gjethe borziloku.
 
Kos frutash në kushte shtëpie

boronica-kos-750x500.jpg




Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme për fëmijët.Madje bëhet aq e shijshme sa mund të konsumohet edhe nga të rriturit.

  • 3 lugë kos grek/salcë kosi​
  • 3 lugë kos i zakonshëm
  • 1 banane e pjekur mirë
  • Fruta të tjera sipas dëshirës​
Unë përdor bananen si bazë sepse i jep ëmbëlsinë e nevojshme dhe nuk ka nevojë për ëmbëlsues shtesë.
Hedhim përbërësit në një enë dhe i frulojmë derisa të bëhet masa homogjene.
Kosi është gati ?

Ps.Si fruta mund të përdorni pjeshkë,kajsi (të pjekura mirë) manaferrat, luleshtrydhet,boronica të freskëta etj.
 
Pure frutash

Screenshot_2021-06-24-16-16-59-1-1.png

Një recetë e cila ka 3 përbërës të thjeshtë dhe do ju marrë vetem 5 min kohë per tu pregatitur.
Përbërësit:

-½ avokado
-4-5 luleshtrydhe
-½ filxhan caji mango të prera në kubikë

Pregatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një blender dhe frulojini derisa të krijohet pureja!

Pureja është gati për konsumim!
 

Rizoto me kungull për fëmijë mbi 2 vjeç, shumë e thjeshtë për t’u përgatitur​

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk do shumë kohë për t’u përgatitur kështu që nuk jeni të detyruara të qëndroni pa fund dhe të nxitoni.

0 1
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë.
Përbërësit:
perberesit.jpg

  • 1 kungull i butë mesatar, i qëruar dhe i grirë (rreth 4 kupa);
  • 1 qepë e mesme, e prerë në feta;
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 1/2 lugë çaji kripë;
  • 2 gota oriz kafe i gatuar plotësisht;
  • 1/2 filxhani me lëng nga koncetrati i përdorur (supe ose perimesh);
  • Djathë parmixhano (opsionale).
Përgatitja
pergatitja.jpg

  • Ngrohni furrën në 190 gradë Celcius dhe në një tavë, vendosni një fletë metalike.
  • Përhapni kungullin dhe qepën në tigan, hidhni vaj, spërkateni me kripë dhe vendoseni në furrë 25-30 minuta ose derisa të jetë shumë i butë ose deri sa piruni të futet me lehtësi në to. Lëreni të ftohet pak.
  • Hidhni kungullin dhe qepët në një procesor ushqimi që bën pure, duke shtuar edhe lëngun e pulës për të bërë një përbërje kremoze , jo shumë të trashë.
  • Ngroheni orizin. Përzijeni sasinë e kungullit me orizin e zier më parë dhe shtoni kripë nëse e shikoni që është e nevojshme.
  • Sipër mund t’i hidhni pak djathë parmixhan, nëse doni për ta shërbyer.
sherbimi.jpg
 
Supë me qiqra

Screenshot_2021-06-24-20-52-12-1.png






4 Servime
10 - 12 m+

Përbërësit

20ml ujë
1 Qepë e vogël
1 Patate të ëmbël mesatare
1 Lugë e vogël kanellë
2 Domate ( pure )
100gr Qiqra
1.5 L Ujë
2 Gota të mbushura me Spinaq
1 Lugë gjelle vaj ulliri ex v

Pregatitja

1. Në një tenxhere vendosim 20 ml ujë.
2. Shtojmë qepen e grirë imët e përzijem për disa sekonda , shtojmë kanellën dhe vazhdojmë t'i përzijem dhe për disa sekonda.
3. Shtojmë puren e domateve .
4. Shtojmë patate e ëmbël të coptuar në kubik , qiqrat dhe ujin . ( Qiqrat duhet të kenë qendruar në ujë gjatë gjithë natës ).
5. Pasi masa merr valën ulim temperaturën në mestare të ulët dhe vazhdon zirja edhe për 45 minuta , në 5 minutat e fundit shtojmë dhe spinaqin e pastruar mirë. (Pastrimi i duhur mund të bëhet duke e lën në ujë me sodë bikarboni për 15 minuta , pastaj e shplajmë mirë me ujë të rrjedhshëm).
6. Pas përgatitjes shtojmë vajin , përzijem masen.
7. Për të arritur testur kremoze me copa, kalojmë gjysmen e masës në procesor e furlojmë për disa sekonda dhe e kthejm prap tek pjesa e mbetur me copa . ( Për fëmijët që akoma nuk përtypen mirë bluani/furloni gjithë masen që mos të keni problem me qiqrat ) .
 
Makarona me salcë perimesh


FB_IMG_1628789029217.jpg

Përbërësit:

✔️Makarona
✔️Karrota ?
✔️Kungull ?
✔️Qepe ?
✔️Borzilok?(pesto borziloku)
✔️Domate ?
✔️Djath bebe
✔️Vaj ulliri

Pergatitja:

~Ne nje tigan shtoni pak vaj ulliri dhe pak ujë. Me pas shtoni qepen e grirë imët dhe jepini një "skuqje" te lehte.

~Shtoni domaten e grirë ne rende, vazhdoni t'i kavardisni dhe shtoni me pas karroten dhe kungullin e grirë ne rende.

~Pasi kane marre nje skuqje te lehte mbulojini me uje sa te marrin nje vale dhe te ziejne.

~Ne kete recete u perdor pesto me borzilok dhe stika te gatshem, por nese nuk deshironi mund te shtoni vetem borzilokun.

~ Pasi perimet jane zier do t'i marrim dhe do t'i bluajme duke i shëndërruar ne nje salse kremoze.

~Salcen e rivendosim ne tigan ku do te shtojme djathin bebe dhe makaronat qe i kemi kulluar.

~Perziejini mire deri sa djathi te shkrije dhe te krijohet një salse kremoze mes perimeve dhe djathit.
 
Makarona me salcë perimesh

Përbërësit:


✔️Makarona
✔️Karrota ?
✔️Kungull ?
✔️Qepe ?
✔️Borzilok?(pesto borziloku)
✔️Domate ?
✔️Djath bebe
✔️Vaj ulliri

Pergatitja:

~Ne nje tigan shtoni pak vaj ulliri dhe pak ujë. Me pas shtoni qepen e grirë imët dhe jepini një "skuqje" te lehte.

~Shtoni domaten e grirë ne rende, vazhdoni t'i kavardisni dhe shtoni me pas karroten dhe kungullin e grirë ne rende.

~Pasi kane marre nje skuqje te lehte mbulojini me uje sa te marrin nje vale dhe te ziejne.

~Ne kete recete u perdor pesto me borzilok dhe stika te gatshem, por nese nuk deshironi mund te shtoni vetem borzilokun.

~ Pasi perimet jane zier do t'i marrim dhe do t'i bluajme duke i shëndërruar ne nje salse kremoze.

~Salcen e rivendosim ne tigan ku do te shtojme djathin bebe dhe makaronat qe i kemi kulluar.

~Perziejini mire deri sa djathi te shkrije dhe te krijohet një salse kremoze mes perimeve dhe djathit.
Prisni miq per darkw ???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.