Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta te ndryshme per byreke

Byrek i njelmët në mënyrën turke: Pitja e njohur me djathë në formë zarfi​


zarf-boregi-yemekcom-780x439.jpg


Nje recetë që mund të gatuhet nga të gjithë, shumë e shijshme dhe pa shpenzime
Përbërësit:

▪ 4 petë
Për shtojcë:

▪ 250 g djathë
▪ 4 degë majdanoz
Për lyerje të petëve:
▪ 2 vezë
▪ 2lugë qumësht
▪ 2 lugë kos
▪ 1 gotë vaj
Për lyerje të pites:

▪ Të verdhët e vezës
▪ Susam
▪ Kumin të zi

hazir-yufkayla-zarf-boregi-nasil-yapilir-citir-citir-zarf-boregi-tarifi-1634308422.jpg


Përgatitja:
Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin dhe vajin.

Hapeni një petë dhe lyeni me këtë përzierje. Në të qitni petën tjetër dhe lyeni.
Qitni nga dy anë të kundërta (por të mbeten formë katrore) dhe lyeni me masën e vezëve dhe të vajit.
Në mes në çdo 4 qoshe qitni shtojcë djathi, pastaj qoshet mbështillni që të përftohet forma e zarfit.
Tepsinë e përgatitur dhe të lyer, lyeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam dhe kumin.
Piqeni në furrë në 180 gradë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi
 

Byreku më i shijshëm me qumësht të ëmbël​


90f4d5c7 Dc4e 4cb4 B019 Fe6c152e1390


Përbërësit:
500 gr petë për byrek
5 vezë
150 gr gjalpë
1 kanaçe qumësht të kondesuar të ëmbël
Sheqer pluhur
Kanellë

Përgatitja:
Petët i hapim një e nga një dhe i spërkasim me gjalpin e shkrirë. I mbledhim në formë pale dhe i vendosim në tavë. I pjekim në 180 gradë deri sa të marrin ngjyrë të artë.

Rrahim vezët me qumështin e kondesuar dhe e shtojmë tek petët. E tundim tavën mirë dhe e fusim për 20 minuta akoma në 180 gradë.

E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Më pas e spërkasim me sheqer pluhur dhe kanellë.

lg.php
 

Dredhanik me presh!​




  • Receta e brumit
  • 400 gr miell
  • 1 vezë
  • 1 filxhan kafe vaj misri
  • kripë
  • ujë të vakët sa të mari
  • Zem brumin, me miell, vezë, vaj, ujë të vakët, kripë, dhe e lemë të pushojë pak minuta.
  • Përgatitja e gjellës
  • 1 kg presh
  • 1 gotë uji me qumesht
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 1 lugë gjelle miell
  • vaj ulliri, kripë

  • Pasi i kemi larë preshët, i grijmë imët, dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri, i hedhim 1 gotë ujë, i mbulojmë me kapak derisa të zjejnë plotësisht. Në një enë, perzjejmë djathin e thërrmuar me qumështin dhe 1 lugë miell, dhe e hedhim tek preshët, kur të ajkoset e heqim nga zjarri.

  • Fillojmë e ndajmë brumin në kulaçka, të cilat i hapim sa pëllëmba e dorës (4-5 kulaçka për ç’do petë) i lyejmë me pak vaj, i vendosim mbi njera-tjetrën, dhe i tërhollim njëherësh. E hapim petën, dhe me lugë hedhim gjellën e pergatitur, duke e hapur në të gjithë siperfaqen, pastaj e mbledhim rrole, dhe e vendosim rrethore në mes të tepsisë. Kështu veprojmë, derisa ti mbarojmë të gjitha petët. E pjekim në furrë në 200 grd, për afro 30 – 40 minuta. Ju bëftë mirë!
 
Byreku i Dembeles ?

Kete byrek keshtu e them sepse eshte e thjeshte dhe e shpejtë

IMG_20221216_191321.jpg

Perberesit:
1. Nje pako pete
2. 4 djathera te ndryshem ( sipas deshires) 800 gr
3. Pana 500gr
4. Dy veze
5. Sode uje

Pergatitja :

IMG_20221216_182313.jpg

  • Ne nje tas perziejme djatherat .....
  • Pastaj ne nje pete hedhim pak djath ....dhe e mbyllim peten si tub
IMG_20221216_182540.jpg
IMG_20221216_182624.jpg

* E veme ne tepsi ....
IMG_20221216_182703.jpg

* Keshtu vazhdojme me te gjith petet

* Ne nje tas rrahim panen me vete dhe e hedhim mbi pete
IMG_20221216_183711.jpg

* Pastaj hedhim soden leng dhe e fusim ne furre ne 180 grade per 30 minuta afersisht
IMG_20221216_183740.jpg


E ja fundi ......

IMG_20221216_191321.jpg
 
Byreku i Dembeles ?

Kete byrek keshtu e them sepse eshte e thjeshte dhe e shpejtë

View attachment 161582

Perberesit:
1. Nje pako pete
2. 4 djathera te ndryshem ( sipas deshires) 800 gr
3. Pana 500gr
4. Dy veze
5. Sode uje

Pergatitja :

View attachment 161583

  • Ne nje tas perziejme djatherat .....
  • Pastaj ne nje pete hedhim pak djath ....dhe e mbyllim peten si tub
View attachment 161584
View attachment 161585

* E veme ne tepsi ....
View attachment 161586

* Keshtu vazhdojme me te gjith petet

* Ne nje tas rrahim panen me vete dhe e hedhim mbi pete
View attachment 161589

* Pastaj hedhim soden leng dhe e fusim ne furre ne 180 grade per 30 minuta afersisht
View attachment 161590


E ja fundi ......

View attachment 161591
Te lumshin duart
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.