• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Rregullorja e forumit !

Status
Not open for further replies.

Universal

h4ck.y0ur.net
VIP i Forumit
Mesazhe
1,595
Likes
1,073
Age
28
Location
127.0.0.1
#1
RREGULLORJA E FORUMIT NETEDY


Rregullorja e forumit forum.netedy.com është një listë e thjeshtë dhe e qartë e rregullave që çdo anëtar/e i këtij forumi duhet ti respektoj.
Kjo rregullore është e nevojshme për te ruajtur mbarëvajtjen e forumit. Respektimi i normave të etikës shoqërore favorizon krijimin e një atmosferë të këndshme për pjesëmarrje dhe rrjedhimisht ecurinë e forumit.

  • Gjuha zyrtare e forumit është gjuha shqipe!

    . Në këtë forum është mirë të përdoret gjuha letrare shqipe.
    . Përdorimi i dialekteve Toskë dhe Gegë lejohen në pamundësi të njohjes se gjuhës letrare shqipe.
    . Diskutimi në gjuhë të huaj lejohet vetëm në nënforume të caktuara. Mund të lejohet citimi në gjuhë të huaj i ndonjë fraze apo fjalie të shkurtër të ndonjë autori të huaj.

  • Nuk lejohen reklamat, propaganda, ofendime personale, racizmi!

    Nuk lejohet të dërgoni materiale të rreme, diskretituese, të pasaktë, fyes, vulgare, urryes, ngacmuese, të pahijshme, të parespektueshme, me përmbajtje pornografike, kercënues, cënues të privatësisë së personave, materiale për të rritur, ose ndryshe materiale që dhunojnë ndonjë ligj Ndërkombëtar. Propaganda e çfarëdo forme është rreptësisht e ndaluar. Forumi Netedy ju jep një mundësi që të shprehni mendimin tuaj dhe jo të propagandoni. Nuk do të tolerohet racizmi drejtuar individëve apo shoqërive dhe të gjithë ata që mbrojnë apo shprehin këto mendime do të përjashtohen nga forumi. Spam, flooding, reklamat, janë gjithashtu të ndaluara në këtë forum.

  • Respektoni të drejtën e autorit!

    Materiali që sillni në forum në lidhje me një teme të caktuar diskutimi, duhet të jetë i shoqëruar me burimin nga është marrë, më konkretisht: emrin e autorit ose të faqes dhe mundësisht datën e botimit.
    Me anëtarësimin tuaj ju keni rënë dakord të mos dërgoni materiale pa pasur të drejtën e autorit, ose një miratim me shkrim për materialin e kopjuar nga zotëruesi. Stafi i forumit do të ndërhyjë në rast shkelje ose abuzimi të së drejtës së autorit. Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin ose kopjojne materiale nga forumi psikologji.net, duhet të shtojnë forum.netedy.com dhe emrin e autorit nëse ka si burim të materialit të ripublikuar. Forumi Netedy respekton të drejtën e autorit, kështu duhet të bëni dhe ju.

  • Regjistrimi, të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja!

    Ju keni mundesinë, të zgjdhni emrin tuaj ndërkohë që regjistroheni. Ne ju këshillojmë ta përvetësoni këtë emër. Me këtë emër që ju po regjistroheni, bini dakord të mos e jepni fjalëkalimin tuaj asnjë personi përveç administratorit, për mbrojtjen tuaj dhe për arsye vlefshmërie. Ju gjithashtu bini dakord që ASNJEHERË të mos përdorni emrin e ndonjë personi tjetër për cfarëdolloj arsyeje. Ne ju rekomandojmë të perdorni një fjalëkalim kompleks dhe unik për emrin tuaj, në mënyrë të atillë që të parandaloni vjedhjen e emrit tuaj. Pasi regjistroheni dhe hyni në këtë forum, do të jeni në gjendje të krijoni një profil të detajuar. Është përgjegjësia juaj të jepni një informacion të pastër dhe të saktë. Çdo informacion që përcaktohet nga zotëruesi i forumit ose stafi si i pasaktë ose vulgar në natyrë do të fshihet, me ose pa një lajmerim paraprak. Sanksionet e duhura mund të jenë të zbatueshme.

    Mesazhet e postuara shprehin pikëpamjet e autorit, dhe jo domosdoshmërisht pikëpamjet e këtij forumi, stafit të tij, ndihmësve, ose zotëruesit të këtij forumi. Çdokush që mendon që nje mesazh apo material i dërguar është i pakëndshëm, është i mirëpritur të njoftoj menjëherë administratorin ose pjesëtar të stafit të këtij forumi. Stafi dhe zotëruesi i ketij forumi kanë të drejtën të heqin përmbajtjet e pakëndeshme, brenda një kohe të arsyeshme, në qoftë se përcaktojnë që heqja e këtyre mesazheve është e nevojshme.

    Ju jeni vetë pergjegjës për përmbajtjen e mesazheve të dërguara. Për më tepër, keni rënë dakord të siguroni dhe të mbani të parrezikuar zotëruesit e këtij forumi, çdo faqe te lidhur me këtë forum, stafin e tij, dhe ndihmësit e tij. Zotëruesit e këtij forumi kanë të drejtën për të zbuluar identitetin tuaj (ose çdo të dhënë tjetër të ruajtur në këtë servis).

  • Aktiviteti i antareve te saporregjistruar
Aktiviteti i antareve te saporregjistruar eshte shum i rendesishem per forumin pasi kurrsesi nuk mund te lejojme qe dikush te rregjistrohet e te shqetesoje Antaret e rregullt te forumit, kshuqe ju ftojme te merrni pjese ne forumet qe ju pershtateni me shume ne menyr qe te njiheni me antaret tjere te forumit.


Vini re!

Këto janë vetëm rregullat e përgjithshme të Forumit Forum.Netedy.com Lexoni këto rregulla para se të abonoheni në temat e nënforumeve, që të shmangni keqkuptimet dhe pakënaqësitë. Kemi besimin e plotë se ju do ti shikoni këto rregulla si të drejta dhe do të hasim në mirëkuptimin tuaj, mirëkuptim që bën të mundur mbarëvajtjen e komunitetit tonë.

Vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit janë të mirëpritura.

Ju falenderojmë për kohën që shpenzoni në këtë forum!

Stafi i Netedy.
 
Last edited by a moderator:
Status
Not open for further replies.