QLED 8K e Samsung me 8K AI e avancuar është pjesë e vizionit afatgjatë të kompanisë për të udhëhequr në teknologjinë e rezolucionit 8K si rezolucioni që i afrohet më shumë imazheve të jetës reale në treg.
“Në Samsung, ne kemi punuar pa pushim për të lëvizur industrinë përpara kur është fjala për cilësinë e lartë të imazhit dhe prezantimi i QLED 8K me 8K AI e avancuar është një komponent integral ne atë se si ne e shikojmë të ardhmen e ekraneve” tha Jongsuk Chu, Zvpresidenti i Departamentit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Ne jemi të emocionuar të prezantojmë Q900R për konsumatorët dhe jemi të sigurt se ata do të përjetojnë asgjë më pak se madhështinë e ngjyrave, qartësisë dhe zërit në modelet tona të reja 8K”.
Teknologjia 8K AI e avancuar e bazuar në inteligjencën artificiale të Samsung gjithashtu vjen e pajisur me cilësi të figurës dhe zërit në një nivel të pajtueshëm me 8K, pavarësisht nga cilësia ose formati i burimit origjinal. Nëse një përdorues po shikon dicka përmes një shërbimi streaming, HDMI, USB apo edhe pasqyrimit nga telefoni, Procesori Quantum 8K njeh dhe përmirëson përmbajtjen për t’u shfaqur në cilësinë 8K. Përveç kësaj, Q900R përmban Full Array Elite për kontrast më të lartë dhe kontroll të saktë të prapandriçimit, si dhe 100% Volum Ngjyrash, duke u mundësuar përdoruesve të dëshmojnë miliarda ngjyra me saktësinë më të madhe të ngjyrës deri më sot.
Duke u fokusuar në efikasitetin e përdoruesit, Q900R përmban një skicë të funksioneve të reja që u mundësojnë konsumatorëve të përdorin televizorët e tyre ndryshe duke ruajtur cilësinë e lartë të imazhit dhe të zërit. Për shembull, televizori njeh dhe analizon një numër të pajisjeve argëtuese si pajisjet audio të lidhura përmes kabllos optike me One Remote, pastaj automatikisht ndez burimin e imazhit të televizorit dhe daljen e audios për një eksperiencë të optimizuar të shikimit. Funksione të lifestyle-it, si; Ambient Mode, janë shtuar për të miksuar televizorin në hapësirën përreth duke shfaqur imazhe, motin, lajmet dhe të tjera pamje të mrekullueshme në ekran. Lidhja One Invisible, e cila vjen standarde në 5 metra, inkorporon kabllin dhe fuqinë optike në një kordon të vetëm, duke u dhënë përdoruesve më shumë liri se ku dhe si do e vendosin televizorin e tyre. Përmirësime inteligjente, të tilla si SmartThings, i shtojnë më tej aftësisë së Q900R për t’u dhënë përdoruesve qasje më të madhe në informacion e për të lehtësuar jetën e tyre, dhe Udhëzuesi Universal ofron rekomandime të personalizuara për të gjetur lehtësisht përmbajtje live dhe OTT në televizor.
Samsung do të paraqesë njoftimet audiovizive në stendën e saj në IFA, që ndodhet në City Cube Berlin në nivelin e dytë.
The post Samsung paraqet rezoluzionin e avancuar për QLED 8K në IFA 2018 appeared first on Lajmi i Fundit.