Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Seminari i 39 i Gjuhës Shqipe

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Seminari i 39 i Gjuhës Shqipe​


C501E899-023E-443C-9E53-49EE9240C168.jpg
Në Prishtinë ka nisur edicioni i 39-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Edhe këtë vit, ky seminar ka mbledhur në Prishtinë, një numër të konsidrueshëm të studiuesve të albanologjisë dhe studentë nga e gjithë bota.

Jan Jansen nga Holanda tregon se gjuhën shqipe nisi ta mësojë në vitet 80 kur punonte për Amnesty International dhe shkruante raporte për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Qe nga ajo kohë ai u mishërua me këtë gjuhë dhe pëlqen edhe autoret nga Shqipëria e Kosova.

Studiuesja nga Rusia, Maria Morozova tregon se një vizitë në fshatrat e Ukrainës ku jetojnë shqiptarët bëri që të dashurohet me shqipen.

Ndërsa, kolegu i saj, Aleksandër Novik, e nisi studimin e shqipes pas një vizite në Kosovë si student, ku edhe atëherë mori pjesë në seminar ndërkombëtar të gjuhës.
Ai tregon se universiteti i Shën Petersburgut ka degën e kësaj gjuhe.
Në seminarin e 39-të të gjuhës shqipe për herë të parë po merr pjesë edhe studentja nga Hungaria, Masha Nemat.

“Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen gjuha shqipe,” – u shpreh ajo.
Programi i seminarit këtë vit është i larmishëm duke pasur si bosht gjashtë tema kryesore për tri sesione shkencore, por edhe një numër të konsiderueshëm të referimeve dhe të ligjëratave të rregullta në ditët e seminarit.

Në hapjen e tij ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili foli për sfidat e shqipes, në letërsi e kulturë, ku u zotua edhe për mbështetje institucionale.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet në Prishtinë deri me 3 shtator.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e tetë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

SEMINARI XXXIX DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 23 gusht – 3 shtator 2021.
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 22 gusht 2021 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXIX, më 23 gusht 2021, në orën 11:00.

Programi bazë i Seminarit XXXIX:
Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
Ligjërata për letërsinë shqiptare;
Ligjërata për kulturën shqiptare;

Tryeza;
Referime shkencore;

Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore dhe historinë, si dhe me veprimtaritë kulturore në vende të ndryshme të Kosovës.
SESIONET SHKENCORE (2 – 3 Shtator 2021)
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (2 – 3 Shtator 2021) janë:

Gjuhësi:
Struktura e shqipes së vjetër

Në zhvillimin e saj historik gjuha shqipe ka ndërtuar tiparet e saj strukturore, të cilat në të kaluarën kanë qenë objekt studimi i shumë studimeve historike-krahasimtare. Në sesionin e sivjetmë të Seminarit do të diskutohen përsëri aspektet e ndryshme që kanë të bëjnë me strukturën e shqipes së vjetër, ashtu siç del e pasqyruar në shkrimet e vjetra, dhe tiparet strukturore të saj. Inkurajohen pjesëmarrësit që në studimet e tyre të trajtojnë çështje e probleme konkrete strukturore që lidhen me sistemin e shqipes së vjetër.

Shqipja dhe varietetet e saj
Shqipja e sotme ka manifestime varietetesh e formash të ndryshme gjuhësore të cilat kanë mbështetje të ndryshme gjeografike, shoqërore e kulturore. Në kuadër të kësaj teme pjesëmarrësit janë të ftuat të trajtojnë çështje shumëdimensionale që lidhen me varietetet e shqipes, me strukturën, funksionet dhe përdorimet e tyre.

Letërsi:
Letërsia shqipe: vetmia dhe veçimi

Këto topika të forta të letërsisë universale me prani të gjithëkohëshme në letërsi, kanë lënë gjurmë e janë bërë produktive edhe në letërsinë shqipe. Një hetim i gjurmëve dhe relacioneve me topikat, poetikat, periudhat, autorët dhe gjinitë e letërsisë shqipe është i mundur. Vetmia dhe veçimi shfaqen edhe si gjendje e parakushte të krijimit në përgjithësi dhe atij letrar në veçanti.

Duke u nisur nga këto dy prerje të mëdha, letërsia shqipe mund të hetohet e interpretohen nën dritën e:Vetmisë si parakusht i kërkimit, zbulimit dhe krijimit të vetvetes dhe botës;
Vetmisë dhe veçimit si ndërtim e zotërim i vetvetes dhe i identitetit personal;
Veçimit prej shoqërisë si distancë higjenike prej “tjetrit” ( edhe ai i zbulueshëm pikërisht prej vetmisë dhe veçimit) për të zbuluar kufijtë e vetvetes;

Mungesës së veçimit social si parakusht e produkt i letërsisë së masës;
Vetmisë dhe veçimit të individit krijues nga shoqëria, dukuri e “izma-ve” letrare të shekullit XX, edhe në letërsinë shqipe.

Mësimdhënia e letërsisë për nxënësit e mijëvjeçarit të ri
Kjo temë ka në qendër idenë e mësimdhënies së letërsisë në një brez të ri nxënësish që konsiderohen "të lindur" me teknologjitë te reja, pra nxënësit e mijëvjeçarit të ri të cilët kanë një qasje krejt të ndryshme me librin e leximet nga mësuesit e tyre, por edhe në përgjithësi me "emigrantët", siç quhen të gjithë ata individë që teknologjitë e reja i kane mësuar dhe janë adoptuar me to që në moshë të vogël. Nisur nga kjo premisë, edhe mësimdhënia e letërsisë ka reflektuar e po reflekton në botë. Po në arealet shqipfolëse si rezulton kjo qasje në të gjitha nivelet: të programeve, të teksteve, të mësuesve, si dhe të programeve të masterave që diplomojnë mësues letërsie?

Rasti i mësimdhënies digjitale gjatë periudhës së pandemisë, më shumë se një vit në te gjitha nivelet e mësimdhënies së letërsisë mund të shërbejë si një casus për të analizuar disa prej çështjeve të sipërpërmendura.

Kulturologji:
Roli i medias në periudhën e infodemisë
Fjalën ‘infodemi’ që për herë të parë në 2003 e ka përmendur një artikull i Washington Post-it, e ka ripërdorur Organizata Botërore e Shëndetësisë në shkurt të vitit të kaluar si ‘infodemi masive’, që po e shoqëron shpërthimin e pandemisë të Covidit. Ky term për OBSH-në nënkupton vërshimin e madh të informatave rreth virusit, një pjesë e të cilave nuk janë ta sakta dhe e vështirësojnë gjetjen e burimeve të verifikuara për publikun.

Në periudhën e post-së-vërtetës, diskursit popullist, dhe zhvillimit marramendës të teknologjisë digjitale, po bëhet gjithnjë më e vështirë të dallohen informacionet faktike nga propaganda.

Dezinformatat për coronavirusin po shpërndahen po aq shpejt sa edhe vetë virusi, duke filluar prej ilaçeve mrekullibërëse të mjekësisë alternative e deri te aktivizmi për anti-vaksinim dhe teoritë e konspiracionit. Lajmet e rreme që shpesh janë të dorës së dytë apo të tretë, bëhen virale sidomos nëpër rrjetet sociale, dhe pakkush nga publiku ua kushton ato 20 sekonda të larjes së duarve edhe verifikimit të burimit apo kërkimit të thjeshtë në Google. Infodemia shkakton efekt të fuqishëm emocional duke i lënë anash gjykimin racional dhe mendimin kritik.
Cili është roli i medias në këtë kaos infodemik?

Fake news në epokën e vetëkomunikimit
Sot kemi kaluar tashmë nga epoka e komunikimit në atë të vetëkomunikimit, kur individët behën njëkohësisht edhe dhënës edhe marrës të mesazheve. Një nga problemet që shfaqet rëndom në këtë epokë vetëkomunikimi është fake news (lajmi i rremë) që është shndërruar në dukuri sot në botë. Mënyrat e hetimit dhe zbulimit të fake news, raporti i lajmit të rremë më mediet tradicionale dhe ato të reja, reagimi ndaj tij dhe pasojat që krijon në komunikim e vetëkomunikim mund të jenë disa nga këndvështrimet nga mund të shihet dukuria e fake news në epoken e vetëkomunikimit.
Abstraktet deri në 300 fjalë në shqip dhe në anglisht dorëzohen deri më 20 korrik 2021 në e-mail adresën [email protected]. Abstraktet duhet të përmbajnë temën dhe qëllimin e hulumtimit, sfondin kërkimor dhe metodologjinë si dhe rezultatet e pritura. Po ashtu, luteni të shkruani një biografi të shkurtër dhe të specifikoni nëse aplikoni për sesion shkencor apo referim shkencor. Vlerësimi dhe përzgjedhja e punimeve bëhet deri më 25 korrik 2021.

Studiuesit nga Shqipëria duhet të aplikojnë në bashkëdrejtorinë e Seminarit në Tiranë (e-mail adresa: [email protected]).

Po ashtu, ftohen studiuesit të cilët nuk do të mund të jenë pjesë e Seminarit të sivjetmë dhe ta shpalosin punën e tyre shkencore, që t’i dërgojnë punimet e tyre për botim në revistën e Seminarit 39. Punimet të cilat duhet të përmbajnë abstraktin në shqip dhe anglisht dorëzohen deri më 1 dhjetor 2021 në e-mail adresën [email protected].

Burumi : Shqipopedia.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.