Si shkak i shembjes së një ndërtese në këtë qytet kanë vdekur 4 persona, kurse 24 vetë të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Slavomir Brands deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 24 ekipe zjarrfikëse, të cilët kërkojnë rrënojat për të mbijetuar. Bëhet me dije se mes të plagosurve nuk ka vetëm të rritur, por edhe fëmijë që kanë marrë plagë si shkak i zjarrit që ka rënë.
Guvernatori rajonal Zbignieu Hoffman deklaroi se ende është herët për të konfirmuar shkaqet e shembjes, por shtoi se një nga mundësitë është shpërthimi i gazit. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, duke bërë që qyteza e vogël të tronditet nga tragjedia në fjalë.