Shqipëria jashtë BE

Dorina

Zikaltër⚫🔵
Kontributor
Mesazhe
16,545
Location
F.C. Internazionale
Shqipëria jashtë, BE shtyn shqyrtimin e hapjes së negociatave në 2020
October 16, 2019
BE ka vendosur ta shtyjë sërish shqyrtimin e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas dështimit të ministrave të jashtëm të BE-së për dakordësimin e hapjes së negociatave, Presidenca finlandeze e BE-së propozoi heqjen e çështjes nga axhenda e Këshillit Europian dhe rimarrjen e saj në një mbledhje të ardhshme.
Bazuar te progresi i arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006.
Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli. Brenda gjysmës se parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR,’ thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.
Në të njëjtën mënyrë Këshilli Europian veproi në muajin qershor, kur vendimi u hoq nga axhenda e Këshillit Europian dhe u shty për në tetor. Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:
Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut, fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral, sigurimin e funksionimit të SPAK, forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta, miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Unioni nxit palët politike të angazhohen për përmbushjen e reformave dhe të dialogojnë për kapërcimin e krizës.

Burimi shtv
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
768
E dija që do ta shtynin.
Kane 30 vjet që po i heqin zvarre...
S'ka lidhje me përparimet e Shqipërisë, por thjesht nuk duan.
Keta jane miqte e Shqipërise.
 
Last edited:

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Mesazhe
12,125
Mosha
35
Location
Space
Kjo puna e BE po i ngjan nje telenovele me shume seri ku shikuesit po merziten me shtyerjen pa fund te serive. Do duhet ti japin fund nje here e mire me nje JO perfundimtare ose nje PO me "paterica"
 

RTL

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,995
Mosha
29
sna cat trapin me kyt ordiner kryminister nuk hapi robi fb del direkt ky hin ktu prep me kyt ..kush merret me kyt ***** kryminister
 
Top