Dashi
Është një periudhë në të cilën nuk të pëlqen të luash me fatin, përndryshe mund të lëndohesh. Këtë javë duhet të kuptoni nëse duhet të vazhdoni apo jo në një rrugë të caktuar. Nëse po jetoni dy histori paralele, tani është koha për të bërë një zgjedhje vendimtare. Në përgjithësi do të jetë një javë e vlefshme edhe falë ndikimit të Hënës e cila nga java e ardhshme do të japë më shumë energji.
Demi
Nuk është një fundjavë në rënie, por tani është momenti që të kërkoni drejtësi, veçanërisht nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerët apo kolegët. Ka ende një mosmarrëveshje të hapur, por ka edhe një lajm të mirë. Nëse jeni duke pritur për lajme, brenda pak muajsh do të keni një burim të mirë për të shfrytëzuar. Këta do të jenë muajt e fundit me Jupiterin në kundërshtim, prandaj do t’ju duhet ta shikoni të ardhmen me optimizëm.
Binjakët
Gushti do jetë një muaj vendimtar për ju sa i përket ndjenjave. Tani për tani ju duhet t’ia dilni mbanë dhe dikush mund të përpiqet të marrë një kontratë më të mirë ose të ndërrojë vendin e punës. Ata që jaën përballur me një provë ndihen shumë të lodhur.
Gaforrja
Java e parë e Gushtit është një provë e vërtetë për marrëdhëniet që po përjetojnë një fazë krize. Nuk do mungojnë shqetësimet në fushën e biznesit dhe të ekonomisë dhe këto nyje kanë qenë aq të ndërlikuara sa tani jeni nervozë. Rreziku qëndron se nervozizmin po ndërhyn edhe në jetën tuaj sentimentale. Yjet këshillojnë të bëni kujdes nga aspekti ekonomik.
Luani
Kjo javë do të jetë paksa e pazakontë dhe mund t’ju shkaktojë pak lodhje. Në marrëdhëniet me të tjerët ka shqetësime të forta. Duke parë qiellin e Luanit kjo do të jetë një javë e mirë për ju. Ata që u ndanë vitin e kaluar tashmë janë gati për njohje të reja. Rimëkëmbja nis nga e diela.
Virgjëresha
Prej disa kohësh jeni duke kërkuar konfirmim nga ambienti përreth. Afërdita duket se është në favorin tuaj dhe parashikohet se do të keni takime të veçanta.
Në këtë kuadër astral, mundësitë do të zbehen dhe do të varet nga ju që të bëni përzgjedhjen e duhur dhe të synoni qëllimin. Ju bashkoheni shpesh me njerëz të komplikuar, por tani nëse mund të zgjidhni mes një personi problematik dhe atij pozitiv, yjet ju këshillojnë të shkoni drejt zgjidhjes më të thjeshtë.
Peshorja
Pavarësisht Saturnit kundër yjet parashikojnë se kjo do të jetë një javë e mirë për ju. Do të ketë vuajtje, por tani po shkoni drejt një faze pozitive shumë më të qëndrueshme. Kjo javë do të sjellë më shumë energji në jetën tuaj. Emocione në progres dhe mundësi për veprim, veçanërisht nëse doni të fitoni një sfidë. Ata që janë në një marrëdhënie solide mund të vlerësojnë projekte të rëndësishme.
Akrepi
E vetmja gjë që do t’ju duhet të shmangni është të ktheheni kundër dikujt ose të nxisni polemika pasi çdo fjalë mund t’ju kthehet kundër. Duhet të kërkohen zgjidhje të reja. Gjendja do të përmirësohet, por tani po përjetoni një fazë konflikti. Do të duhet të përpiqeni të bëni gjërat e duhura duke shmangur rreziqet dhe polemikat.
Shigjetari
Ky 2022 është padyshim një vit kthesë që mund të sjellë ndryshime në jetë dhe punë që do të hyjnë në fuqi nga nëntori, por që tashmë janë eksperimentale. Shumë prej jush janë në kërkim të një jete të re dhe do të përpiqen të bëjnë diçka të rëndësishme. Do të përpiqeni të kapërceni një distancë të caktuar nga partneri. Nëse partneri juaj ka qenë shumë pranë jush në çështjet tuaja personale, tani do t’ju duhet të përpiqeni t’i ktheni vëmendjen.
Bricjapi
Jini shumë të kujdesshëm për portofolin tuaj këtë javë. Tani po shpenzoni shumë për të përmirësuar jetën tuaj, por yjet ju këshillojnë të optimizoni burimet tuaja për të kufizuar shpenzimet, përndryshe do të ketë probleme. Gushti do të jetë një muaj plot trazira, nëse keni nevojë të sqaroni diçka, më mirë flisni tani.
Ujori
Në këtë moment jeni gati të hidhni gjërat në të cilat keni besuar deri pak kohë më parë. Nëse yjet do të ishin më të qetë, do të bënit zgjedhjet e duhura. Por rreziku tani është të bëni zgjedhje që mund t’ju vënë në vështirësi financiare.
Peshqit
Nëse kohët e fundit keni pasur dyshime të forta në dashuri, tani është më mirë të lini të kalojë pak kohë. Gushti është një muaj përmirësues, por në këtë periudhë nuk ka qenë e lehtë jeta juaj sentimentale, veçanërisht nëse ke pasur dy histori ose ke qenë fizikisht i larguar nga një person. Nga pikëpamja ekonomike, duhet të përvishni mëngët, projekte të reja janë rrugës që od të përmirësojnë gjendjen tuaj financiare.