Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të mësoj për Islamin?

A2.

Gone
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 19, 2021
Mesazhe
2,433
Ideja për këtë temë më lindi nga pyetja e @Mignonne:

Faleminderit ?
Ne fakt do doja disa informacione lidhur me fen Islame por nuk di nga tja filloj.
Fillo ti me ndonje sygjerim nese e ke te mundur.
Andaj, dua t'ia njoh meritat @Mignonne ? për këtë temë.

Pastaj, unë edhe pse nuk e luaj dhe as nuk e pretendoj ekspertin e fesë Islami, mund të ndaj informata dhe përvojat personale rreth "islamizimit tim". Gjithashtu janë të mirëseardhur edhe anëtarët tjerë të japin përshtypje, informata dhe ndihmë se si duhet t'i qasemi mësimeve të fesë Islame.
E përpara se të jap çfarëdo informate apo sugjerimi dua të kërkoj prej secilit, i cili është i interesuar të mësoj Islamin, t'i mbyll sytë e të mos shikoj nga muslimanët. Sepse ka kaq shumë shtrembërime të fesë, e kaq shumë devijimi sa që me këmbëngulje insistoj se dëmi që muslimanët i kanë bërë fesë së tyre Islamit, nuk ia kanë bërë as kundërshtarët më të mëdhenj të Islamit. Kështu që, nëse do të mësosh për Islamin, mësoje:
1 - Nga librat.
2 - Nga shpjegimet e njerëzve kompetent
3 - Gjithmonë kërko referencë kur dikush të thotë ndonjë normë a dispozitë fetare të Islamit. Sepse Islami si fe, e ka këtë veçanti që të gjitha normat fetare dhe dispozitat e tij, duhet të bazohen në një prej këtyre katër burimeve:
a)Kurani, fjalë e Allahut të Lartësuar, Zotit tonë të madhëruar.
b) Veprimtaria e Profetit Muhamed, alejhi selatu ve selam (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të)
c) Konsensusit të gjeneratave të para. Pra, atëherë kur provohet se në gjenerata të para të Islamit kishte konsensus për një normë a dispozitë dhe nuk kishte asnjë interpretim tjetër alternativ të saj.
d) Analogjisë. Fjala vjen, lëndët narkotike nuk ishin të përdorshme në kohën e Profetit, andaj edhe s'ka tekst i qartë për ndalimin e konsumimit të tyre. Por, meqenëse alkooli është i ndaluar, për shkak të dehjes, e narkotikët janë akoma më dehëse, s'do mend që edhe duhet të jenë të ndaluara. Sepse në Islam është një rregull i përgjithshëm ku nuk mund të kenë gjykime të ndryshme gjërat e ngjashme.
4 - Kërko logjik fetare përbrenda mësimeve Islame. Pra, është e pamundur të ketë kundërthënie mes normave të ndryshme fetare në Islam. E nëse gjen kundërthënie atëherë ose nuk e ke marr shpjegimin e duhur, ose nuk e ke kuptuar drejtë, ose dispozita është nxjerrë jashtë kontekstit.

Tani po të jap disa sugjerime për t'ia filluar me disa alternativa:
Unë kam përfituar shumë nga shpjegimet e hoxhës Enis Rama dhe hoxhës Ekrem Avdiu. Andaj, nëse do të dëgjosh, të sugjeroj të dëgjosh shpjegimet e këtyre dy hoxhallarëve.
Ndërsa nëse do të dëgjosh libra, atëherë të rekomandoj këtë libër:
E nëse do të lexosh, fillo me këtë libër:

Me respekt,

Shume faleminderit Adi ?
Nese do ta kesh te mundur do doja te kjo teme te shperndash informacione te ndryshme.
 
  • Përqafime
Reactions: A2.
Shume faleminderit Adi ?
Nese do ta kesh te mundur do doja te kjo teme te shperndash informacione te ndryshme.
Je e mirëseardhur. Të faleminderit dhe ty për interesim.
Patjetër, herë pas here do të postoj informacione të ndryshme, mirëpo i ftoj edhe anëtarët tjerë si @Liber8 dhe @Socialdisexpert
 
@Mignonne

Per cdo gje qe te intereson, me kenaqesi te ndihmoje
 
Oo njerezme vjen keq qe nderhy ktu ore kush ju thot qe kurani eshte njejt si bibla ? Te dyjai kam lexu shumm dallim ka kurani nga bibla kshtu qe pa mos i lexu te dyja mos ja fusnii kto ose pyetni ato qe din ma shum se ne qe kan respekt mete madh ?
 
Me respektin më të madh për secilin, kjo është një temë vetëm për ata që duan ta mësojnë Islamin ose t'ia mësojnë dikujt tjetër. Nuk është temë ku debatohet për vërtetësinë e Islamit apo të Kuranit. Kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që ne s'duhet të diskutojmë për vërtetësinë e Islamit apo të Kuranit. Por nënkupton që ky s'është vendi për këtë diskutim. Prandaj e inkurajoj secilin që ka nevojë për këtë diskutim të hap një temë të veçantë dhe unë do përpiqem të jap kontributin tim atje. Por këtu, s'është vendi, prandaj edhe e lus stafin t'i fshijë postimet jashtë temës.
 
Pajtohem me ty.

Per pyetje, eshte tema te cilen e kam hapur qe ne fillim kur u hapen nenforumet fetare nga @centos

Ju flm
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Çka është Kurani?

Kurani është fjalë e Zotit, Allahut. Meqenëse është fjalë e Allahut, ai nuk është i krijuar. Sepse diçka e cila është pjesë e Zotit, e Atij që ka ekzistuar gjithmonë, nuk mund të jetë shpikje, risi apo krijim. Sikundër që asnjë prej cilësive të Zotit, nuk janë të krijuara. Pra, Allahu gjithmonë ishte i Urtë, ishte Krijues dhe Dijeploti. Ndërkaq, shpallja e Kuranit tek njerëzit kaloi nëpër disa etapa.

Etapa e parë: Kurani në Levhi Mahfull:

Levhi Mahfull nëse përkthehet fjalëpërfjalë i bie, Pllaka e Ruajtur. Kjo pllakë është një krijesë gjigande e Zotit dhe aty janë të shënuara të gjitha ndodhitë qysh nga fillimi e deri në fund. Këto u shënuan përpara se të krijoheshin qiej dhe Toka. E mes gjërave që u shënuan aty, ishte edhe Kurani Fisnik. Mirëpo, nuk u shkrua vetëm Kurani, por u shkruan edhe libra të tjerë të shpallur prej Allahut, të cilët janë fjalë e Zotit. Siç është Tevrati, Inxhili dhe Zeburi. Tevrati iu zbrit Musaiut, Inxhili iu zbrit Isait dhe Zeburi iu zbrit Davudit. Pra fillimisht, ato ishin vetëm në dije të Zotit, e pastaj Zoti e urdhëroi Lapsin t'i shkruajë këto në Pllakën e Ruajtur.

Etapa e dytë: Zbritja e Kuranit në qiellin e parë:

Kjo ndodhi në muajin ramazan në Natën e Kadrit, ku i gjithë Kurani u zbrit nga Levhi Mahfulli, i cili gjendet mbi qiellin e shtatë, në qiellin e kësaj bote, apo në qiellin e parë.

Etapa e tretë: Zbritja e Kuranit në këtë botë tek Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Kjo ndodhi në një periudhë njëzetetre vjeçare. Dhe zbritja e Kuranit ndodhte me raste të ndryshme në bazë të zhvillimeve që ndodhnin atëbotë.

To be continued...
 
@Nanushi: selam alejkum.
A asht haram forumi, ene a mundeni me ma fshi llogarin time ju lutem?!
 
Alejkum selam

Nuk eshte, dhe llogarite e asnjerit nuk fshihen kurre Meloo
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.