Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sot e XHUMA, ditë e madhe!

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,026
Sot e XHUMA, ditë e madhe!


Sot e XHUMA, ditë e madhe!

Dita kur Allahu lutësin nuk e kthen duarbosh për nevojat që ka.
Le mos e humbim këtë mundësi, le t’i lutemi Krijuesit te gjithësisë për nevojat tona!
O Allah na fal!
O Allah na mëshiro!
O Allah na jep shëndet të plotë!
O Allah na furnizo!
Ja Rab, zemrat tona na i bashko! Amin!

Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “O ju që keni besuar, kur të thirret ezani i ditës së xhuma, nxitoni atje ku përmendet emri i Zotit, lëreni shitblerjen, është më mirë për ju nëse me të vërtetë e kuptoni diçka të tillë”. (El Xhumuah: 9)

Zoti i gjithësisë dalloi njeriun nga të gjitha krijesat e Tij, dalloi pejgamberët e Tij prej njerëzve të tjerë dhe prej pejgamberëve dalloi Muhamedin (a.s). Dalloi tokën nga të gjithë planetet, dalloi vendet e shenjta nga të gjitha vendet e tokës, dalloi Qaben e ndritshme nga të gjithë vendet e shenjta, dalloi Ramazanin nga 11 muajt e tjerë, dalloi natën e Kadrit brenda Ramazanit dhe dalloi ditën e xhuma nga ditët e kësaj jete.

Do flasim dy – tre fjalë për vlerën e ditës së xhuma, vlerën e së cilës nuk e di pjesa më e madhe e njerëzve. Do flas për vlerën e kësaj dite që është e madhe tek Allahu (xh.sh), është e madhe tek melekët e Zotit, është e madhe në zemrën e profetit (a.s).

Profeti (a.s) ka thënë: “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi (a.s), në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua”.

Dita e xhuma është dita, që Allahu (xh.sh) ua dha muslimanëve. Çifutëve u dha ditën e shtunë, ndërsa të krishterëve të dielën. Profeti (a.s) ka thënë: “Neve na drejtoi Allahu tek dita e xhuma. Kemi ardhur të fundit në këtë botë, por do të jemi të parët në botën tjetër”, sepse muslimanët do të merren të parët në llogari.

Dita e xhuma është ditë e madhe për melekët e Zotit. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur vjen dita e xhuma, melekët vijnë në dyert e xhamive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit. Kush hyn i pari në xhami ditën e xhuma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve. Kush vjen pak më vonë, shkruhet emri i tij sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush vjen pas tij, llogaritet sikur ka bërë kurban një dash. Atij që vjen më pas, i shkruhet sikur ka bërë kurban një pulë. Kush vjen pas tij i shkruhet sikur ka dhënë sadaka një vezë. Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i mbyllin regjistrat e tyre, ulen dhe dëgjojnë hutben bashkë me besimtarët e tjerë, që janë në xhami”.
Dita e xhuma është dita më e bukur në Ditën e Kijametit, pasi Muhamedi (a.s) ka thënë: “Ditën e Kijametit do të vijnë ditët e javës me pamje. Më e bukura ndër to është dita e xhuma. Do të jetë e bukur dhe e ndritshme, si nusja kur shkon te dhëndrri i saj. Pas saj shkojnë ata, që kanë falur xhumatë. Ata ecin pas dritës së ditës së xhuma. Fytyrat e këtyre njerëzve janë më të bardha se bora dhe nga trupi i tyre del aromë parfumi misk. Të gjithë çuditen nga bukuria e këtyre njerëzve, të cilët hyjnë së bashku në xhenet dhe atyre ua kalojnë vetëm myezinët, që kanë qenë të rregullt në ezanet e tyre”.

Ajo që vlen të theksohet është, se edhe në xhenet dita më e mirë është dita e xhuma. Allahu (xh.sh) thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan, ndërsa tek Ne ka edhe më shumë”. (Kaf: 35) E pyetën profetin (a.s): “O profet i Zotit, çfarë është ajo, që është më tepër”? Profeti (a.s) tha: “Është dita e xhuma, sepse në atë ditë del Madhështia dhe Bukuria e Allahut (xh.sh) dhe banorët e xhenetit shohin Zotin”.

Prandaj ju këshilloj që të kemi kujdes, kur falim xhumanë e ndoshta kurrë nuk ia kemi ditur vlerën kësaj dite. Ndërsa ata që humbin xhumatë, ta dinë se po humbin thesarin më të madh të kësaj bote dhe të botës tjetër. Prandaj Allahu (xh.sh) e bëri detyrë faljen e xhumasë për të gjithë ata që kanë mundësi. Profeti (a.s) paralajmëroi dhe tha: “Ata që lenë namazin e xhumasë, Allahu do t`ua vulosë zemrat”. Ata që I kanë zemrat e vulosura, ata bëhen të shkujdesur dhe xhehenemi është I mbushur plot me njerëz të shkujdesur.
Profeti (a.s) tha gjithashtu: “Kush nuk i fal tre xhuma rresht pa arsye, atij personi ia vulos Zoti zemrën”.

Mes nesh ka besimtarë, që po t`i numërosh xhumatë e tyre ndoshta janë me mijëra. Ka të tjerë që i kanë me qindra, e të tjerë i kanë me dhjetëra. Kjo është sipas kohës që e kemi njohur këtë fe dhe e kemi praktikuar atë.
Por jam i sigurt, se shumica prej nesh nuk e kanë vlerësuar siç duhet ditën e xhuma. Kjo ditë meriton respekt dhe edukatë të veçantë ndryshe nga të gjithë ditët e tjera. Le të njihet myslimani ditën e xhuma. Muhamedi (a.s) na mësoi si të sillemi ndaj kësaj dite. Ai ka thënë: “Kush lahet ditën e xhuma, vesh rrobat më të mira që ka në shtëpi, parfumoset, vjen në xhami me qetësi, futet brenda dhe nuk i prish rreshtat e besimtarëve, falet sa të ketë mundësi, ulet dhe dëgjon hatibin me vëmendje, betohem në Allah se Ai do t`ia falë gjynahet e javës së kaluar dhe tre ditë më tepër”.

Dijeni se nëse na pranohet një xhuma, fshihen gjynahet e dhjetë ditëve. Na bëftë Zoti nga ata njerëz që u fshihen gjynahet.

Fjala më e mirë që thuhet në këtë ditë, nuk janë muhabetet “Si je ti e si jam unë”, por është salavati mbi më të mirin e njerëzve, salavati mbi profetin (a.s). Kush e shton salavatin mbi të, e meriton ndërmjetësimin e profetit (a.s).

Gjëja më e mirë që mund të këndojnë gjuhët tona është Kurani fisnik. Nëse nuk di arabisht lexoje shqip. Leximi i sures Kehf është specifik për ditën e xhuma. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush lexon suren Kehf ditën e xhuma, ajo do t`i bëhet dritë deri në xhumanë tjetër”. Gjithashtu profeti (a.s) ka thënë: “Në ditën e xhuma është një orë. Kush lutet në atë orë, Allahu ia pranon lutjen”. Kur foli për këtë gjë, i afroi gishtat me njëri – tjetrin për të treguar se ajo kohë është shumë e shkurtër, koha kur pranohet lutja. Dijetarët thonë në lidhje me këtë kohë: “Ajo kohë mund të jetë nga koha kur thirret ezani i xhumasë deri në kohën kur flet hatibi, ose koha që nga namazi i ikindisë deri në namazin e akshamit”. Prandaj mos harroni të bëni dua` (lutje) në këto kohë.

Në këtë ditë shtohet sadakaja. Vlera e sadakasë që jepet për xhuma, ndaj sadakasë që jepet në ditët e tjera, është si sadakaja që japim në Ramazan, krahasuar me sadakanë që jepet në muajt e tjerë.
Kjo është dita më e bukur, me të cilën mund të jetohet jeta, por mund të jetë edhe dita më e bukur, me të cilën mund të mbyllet jeta, pasi Muhamedi (a.s) ka thënë: “Kush vdes ditën e xhuma, ose natën e xhuma, Allahu do ta ruajë nga sprovat e varrit”.

E lus Zotin e gjithësisë ta bëjë ditën e xhuma, ditën më të bukur të jetës tonë dhe ditën më të bukur me të cilën mbyllim jetën tonë.
O Allah pranoji xhumatë tona, hapat tanë, lodhjet dhe sakrificat tona. Pranoje prej atyre që nuk kanë punë dhe vijnë më herët dhe pranoje prej atyre që me gjithë hallet dhe problemet që kanë, nuk e lenë xhumanë pa e falur. O Zot jepi të gjithë njerëzve nga mirësitë e tua.
O Zot bëji këto xhuma, këto namaze, këtë Kuran, këto salavate dhe çdo adhurim tjetër dëshmitar për ne në këtë botë dhe në botën tjetër.
 
Vlera e dites se xhuma:
DITA E XHUMA:

"O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim." [Xhumua: 9-10].

“Falja e pesë kohëve të namazit dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre.” [Muslimi].


“Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhis-selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” [Muslimi].

“Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në përmendjen e Allahut të Lartësuar. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t'i jetë falur një vezë.” [Buhariu dhe Muslimi].

“Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore, dritë që do të ndriçojë në Ditën e Gjykimit, dhe i falen të gjitha mëkatet (e vogla) midis dy xhumave.” [Hakimi].

“Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një kohë në të cilën, nëse muslimanët e kalojnë duke iu lutur Allahut, Allahu me të vërtetë do t'iu përgjigjet atyre.” [Buhariu dhe Muslimi].

“Kush pastrohet ditën e xhuma dhe vjen në xhami e falet derisa të hipë imami në hutbe, pastaj e dëgjon imamin me vëmendje deri në fund, pastaj falet me të (farzin e xhumase), i falen atij mëkatet deri në xhumanë e javës së ardhshme dhe tri ditë më shumë”. [Muslimi].


“Ai i cili dërgon salavat mbi mua një herë, për të dërgon salavat Allahu dhjetë herë” [Muslimi]

 
Lutja (Duaja) e Dites Se Xhuma..! Allahu ua Pranoft Namazin e xhumasë dhe Lutjet Tuaja.

fkJWBXS.jpg

Njeriu duhet të përpiqet që të lutet sa më shumë ditën e premte, sidomos në momentet e fundit të saj.

Abdullah ibn Selami transmeton : “Ndërkohë që i Dërguari i Allahut ishte ulur, unë thashë: “Në gjejmë në Librin e Allahut se të premten është një orë në të cilën nëse një besimtar i lutet Allahut për diçka, lutja e tij pranohet dhe atij do t`i jepet çdo gjë për të cilën lutet”.

I Dërguari i Allahut më vështroi dhe pastaj ndërhuri: “Ose një pjesë e një ore”. Unë e pyeta: “ ç’orë është ajo?” Ai u përgjijg; “Ora e fundit e ditës”.

Unë pastaj e pyeta: “A nuk është ajo kohë për namaz?” Ai u përgjijg: “ Pa dyshim (që është), nëse një besimtar fal namaz dhe pastaj ulet, ai nuk do të ulet, përveçse për shkak të namazit dhe ai do të jetë në namaz”.
[Hadith Sahih; Sahih Ibn Maxhe 1139]

Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra transmetojnë se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Të xhumanë është një orë që nëse një besimtar gjatë saj I kërkon Allahu një të mire, Ai do t`ia dhurojë atij. Ajo kohë është pas namazit të iqindisë”.

Xhabiri transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “
Dita e xhuma ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut I lutet për diçka Aij, Ai me siguri do t`i përgjijget lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të iqindisë”.

Ahmedi ibn Hambeli thotë:
Shumica e haditheve që flasin për orën në të cilën lutjet janë gjithmonë të pranuara, përmendin se ajo kohë është pas namazit të iqindisë ndërsa disa të tjerë thonë se ajo është pasi dillei kalon meridianin”.

Muslimi dhe Ebu Davudi kanë transmetuar nga Ebu Musa, i cili ka dëgjuar Profetin (a.s) një ditë të premte të thotë në lidhje me orën në të cilën pranohen lutjet: “Ajo është mes kohës që imami ulet në minber dhe derisa të përfundojë namazi”. Prapëseprapë, ky hadith i veçantë është i mangët pasi zinxhiri i tij është i këputur dhe ai është mudtarib (jo i qartë).

Pëlqehet që të dërgohet sa më shumë salavate për Pejgamberin (a.s) gjatë natës dhe ditës së xhuma
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “

Dita më e virtytshme e ditëve tuaja është dita e Xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi dhe në atë ditë ai vdiq, (në atë ditë) do t`i fryhet surit dhe njerëzit do të ngrihen nga varret!
Shtojini salavatet për mua, pasi salavatet për mua do të prezantohen para meje”. Njerëzit i thanë: “ O i Dërguari i Allahut! Si do të prezanohen ty salavatet tona kur ti do të jesh tretur?” Ai tha: “Allahu ia ka ndaluar tokës të tresë trupat e pejgambereve.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.