Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë​



Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë


Po intensifikohen përplasjet e armatosura mes ushtrisë afgane dhe militantëve të Talibanit që thonë se kanë marrë nën kontroll 85% të provincave të Afganistanit.

Pas maleve dhe shkretëtirës, luftimet kanë zbritur tani në qendrat e banuara dhe kanë shpërngulur me mijëra qytetarë.

Talibanët kanë sugjeruar shmangien e dhunës dhe pranimin e disfatës prej qeverisë, por nga ana tjetër, së fundmi po qarkullojnë filmime të militantëve duke kryer akte brutale ndaj kundërshtarëve të mundur.

22 komando të paarmatosur afganë mësohet se u ekzekutuan në qershor ndërkohë që ishin duke iu dorëzuar militantëve pas mbarimit të municionit në përballjen me ta.

Ministria afgane e Mbrojtjes tha të hënën, nga ana tjetër, se në frontin e luftës vrau 271 rebelë.
Lëvizja fundamentaliste po synon sërish pushtetin gati 20 vite pasi Amerika dhe NATO-ja hynë në koalicion me milicinë afgane për të larguar talibanët nga kryeqyteti dhe qeverisja.

Sipas një marrëveshjeje të shkurtit 2020, mes palës talibane dhe Amerikës, militantët nuk mund të luftojnë për kryeqendrat e provincave, por si Kandahari në jug edhe Baxhi në veri janë kthyer aktualisht në fusha betejash.

Thuajse të gjitha trupat amerikane dhe të huaja janë larguar nga Afganistani, dhe presidenti Joe Biden ka thënë se u takon vetë afganëve të vendosin si do ta zhvillojnë misionin që aleatët perëndimorë nisën në vitin 2001.
 
Nuk e di si ka mundesi qe keta mund te kene nja 50 vjete lufte e akoma vazhdojne.
Mire me ruset dhe amerikanet por nuk rrine rehat as me njeri tjetrin!! Kaq popull luftarak sa jane po te ishim bashke kush e di tani si do e kishin zhvilluar vendin e tyre.
E gjitha kjo per faj te krimbit gerryeres fetar !!!
 
Nuk e di si ka mundesi qe keta mund te kene nja 50 vjete lufte e akoma vazhdojne.
Mire me ruset dhe amerikanet por nuk rrine rehat as me njeri tjetrin!! Kaq popull luftarak sa jane po te ishim bashke kush e di tani si do e kishin zhvilluar vendin e tyre.
E gjitha kjo per faj te krimbit gerryeres fetar !!!
Bravo jam shumë dakord me ty.. ??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.