Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tavë me perime franceze

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Tavë me perime franceze​



WhatsApp-Image-2020-04-04-at-1.15.27-PM.jpeg


Nga Melba

Përbërësit për salcën:
Domate 900gr
Speca 250gr
Qepë 200gr
Karrota 200gr
Selino 100gr
Gjalpë 60gr
Hudhra 2 thelbinj
Trumzë
Borzilok
Piper djegës
Kripë
Sheqer
Dafinë
Spec djegës

Përbërësit për shtresën e sipërme:
Kungull i njomë
Patëllxhan
Domate
Patate
Speca
Vaj ulliri
Kripë
Trumzë

Përgatitja e salcës:
1. Vendosim specat në furrë në 180 ° C për 20 minuta.
2. Vendosim domatet në një enë me ujë të nxehtë për 10minuta (për të hequr lëkurën), më pas i grijmë në blender.
3. Në një tigan skuqim me vaj ulliri qepën, karrotat dhe selino dhe shtojmë gjalpin.
4. Shtojmë purenë e domates dhe 2 gjethe dafine.
5. Qërojmë dhe ngrijmë specat e pjekur në furrë, më pas i shtojmë në tigan.
6. Shtojmë erzat, hudhrat, specin djeges, kripën, sheqerin, trumzën, borzilokun
7. I lëmë të ziejën për 6 minuta.
8. Presim perimet në feta të holla (pataten, patellxhanin, kungullin, domaten, specat),i vendosim patëllxhanin dhe kungujt në një enë me ujë të ftohtë dhe të kripur për 20min.
9. Shtrojmë salcën në një enë dhe sipër vendosim perimet.
10. Në një enë tjetër përzijmë vaj ulliri, trumzë, kripë, piper dhe i shtojmë sipër perimeve.
11. I vendosim të piqen në furrë në 160 ° C për 90 min.
 
Receta eshte franceze ooooo rob lufte ????
Nuk me shijojne produktet me permbajtje baruti mua ... dicka me dietike a afron ti apo te shkoj te resotoranti perballe? ?
 
Nuk me shijojne produktet me permbajtje baruti mua ... dicka me dietike a afron ti apo te shkoj te resotoranti perballe? ?
Shko perballe Beni te fala nga une ...paguaj tavolinën e hajde ????
 
Po i prisha leket andej , ca te vi kot te ju ? Nuk dua te futem ne borxh ?

Si xhentil qe je sdo lesh tavolinën andej pa paguar ??? e hajde kendeh se te japim lek me fajde ???
 
Si xhentil qe je sdo lesh tavolinën andej pa paguar ??? e hajde kendeh se te japim lek me fajde ???
I urrej borxhet une .. une edhe detyrimin me te vogel e shlyej. Per zotin qe s gjenjej ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.