Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Testosteroni

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Testosteroni është hormon i prodhuar nga trupi dhe është përgjegjës për rritjen normale dhe zhvillimin e organeve seksuale mashkullore dhe ruajtjen e karakteristikave të tjera seksuale. Një rënie e ngadaltë e testosteronit është pjesë normale e plakjes, i quajtur ndryshe “andropause” Kur niveli i tij bie nën vlerën normale, mjeku mund të japë mjekime.

Testosteroni i ulët dhe trupi

Testosteroni i ulët mund të shkaktojë ndryshime të dukshme tek disa burra:

• Hollim të muskujve
• Humbje të flokëve të trupit
• Zbutje dhe zvogëlim të testikujve
• Gjinj më të mëdhenj
• Osteoporozë, ose sëmundjen e kockave të thyeshme
• Vështirësi në kryerjen e seksit
• Produkt të ulët nga aktiviteti i seksit, ndonjëherë edhe sterilitet
• Nervozizëm apo ndryshime të tjera në humor, përqëndrim të dobët dhe më pak energji.

Kush e shkakton Testosteronin e ulët ?

Plakja është arsyeja më e zakonshme për rënien e nivelit të testosteronit. Por ka edhe sëmundje që fajësohen për këtë gjë të cilat janë:

• Diabeti i tipit II
• Sëmundje të mëlçisë ose veshkave
• COPD (sëmundja kronike e bllokimit të mushkërive)
• Probleme të gjëndrës së hipofizës
• Lëndimet e testikujve
Në nivelet e testosteronit mund të ndikojnë terapia e rrezatimit, kimioterapia, dhe ilaçet steroide.

Duhet të testoheni?

Doktori mund t’ju sugjerojë një test testosteroni nëse keni:

• Mosfunksionim ereksioni
• Vrull të ulët seksi
• Sasi të ulët të spermës
• Një humbje të lartësisë trupore, qimeve të trupit, ose madhësisë së muskujve
Nëse ju keni një sëmundje të njohur të testosteronit të ulët, duhet të testoni nivelin e hormoneve.
Testimi për testosteron të ulët dhe mjekimi

Testosteroni zakonisht matet me një test të gjakut që kryhet herët në mëngjes, atehere kur nivelet e tij janë më të larta. Nivelet normale shkojnë nga 300 deri në 1000 ng / DL. Nëse keni nivele të ulëta të testosteronit dhe simptoma që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme, mjeku mund të sugjerojnë marrjen e testosteroneve shtesë. Jo të gjithë burrat me testosteron të ulët kanë nevojë për mjekim. Një endokrinolog do t’ju rekomandojë testosterone, nëse keni nevojë për mjekim. Disa studime sugjerojnë këtë si mundësi për të forcuar muskujt, për të mbrojtur kockat dhe për të përmirësuar dëshirën për seks.

Rreziqet nga mjekimi me testosteron

Mjekimi me testosteron ka disa të meta. Disa njerëz mund të zhvillojnë:

• Rritje të numrit të qelizave të kuqe të gjakut
• Ndërprerje të frymemarjes në gjumë
• Një prostatë e zgjeruar
• Puçrra fytyre
Rreziqet dhe përfitimet e marrjes së testosteronit për shumë vite nuk janë të njohura.

Testosteroni dhe kanceri

Ka disa opinione se përdorimi afatgjatë i testosteronit mund të shkaktojë kancerin e prostatës tek meshkujt e vjetër. Burrat që marrin testosteron duhet të kontrollohen rregullisht për të kërkuar shenjat e hershme të kancerit të prostatës. Kjo vlen për të gjithë burrat mbi 50 vjeç dhe ato mbi 40 me një histori familjare të kancerit të prostatës.
Kush nuk duhet të marrë testosteron?

Meshkujt me kushtet e mëposhtëme nuk duhet të marrin testosteron:

• Me kancer të prostatës ose të gjirit
• Me sëmundje të zemrës.
• Ndërprerje të frymëmarjes në gjumë ( të pamjekuar).
• Me qeliza të kuqe të gjakut mbi nivelin normal.



http://omi.al/slider-2/2056/#
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.