Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Trinia fashiste, pushtues – qeveri kukull- Balli dhe Legaliteti

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,953
Shpesh, historinë shqiptarë, për të kundështuar revanshizmin që është hakëruar egërsisht kohët e fundit, sforcohen për t’iu referuar historianëve të huaj dhe kapen fort, sa herë që ata e interpretojnë disi objektishisht Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Ndërkohë, që veprën kriminale të kolaboracionistëve shqiptarë, qeverisë kukull, Ballit dhe Legalitetit, e pasqyrojnë saktë dhe realisht, qindra dokumente në Arkivin Qendor të Tiranës.

Bashkëpunimet Qeveri – Balli Kombëtar


Nuk do të flasim për marrëveshjet zyrtare të Qeverisë fashiste me Ballin Kombëtar, se arto janë shpalosur prej historiografisë shqiptare me kohë, por do të flasim për aksione konkrete bashkëpunimi midis trinisë fashiste:

Prefekti M. Puka, më 7 shtator 1942, i kërkonte Ministrisë Punëve të Mbrendshme, bashkëpunim me çetat nacionaliste në operacionet fashiste kundër forcave partizane: ”Lajmëroni kapiten Riza Kishtën me u nisë me fuqinë në drejtim të Skraparit. Në këtë drejtim po niset edhe fuqia e milicisë. Fuqitë qeveritare për 24 orë po luftojnë me rreptësi me rebelat: “F. 152, d. 285, f. 16)

Sikundër shihet, mecenarët e fashizmit kanë qenë nën urdhërat e Qeverisë kukull, e cila po luftonte me partizanët. Njëherazi fuqitë mercenare profashiste kanë qenë edhe nën urdhërat e pushtuesit. Ministri i Mbrendshëm më 21 shtator 1942, i dërgon fonogram Prefekturës së Beratit: “Komunikoni pa vonesë Kasem Beut që të vejë e të qëndrojë pranë Gjeneralit Volante, i cili do të drejtojë personalisht operacionet sa kohë që të mbetet atje. Kasem beu t’i japë gjeneralit të gjithë përkrahjen e vet.”(F.152, d. 285, f. 34)

Ky dokument s’pranon asnjë diskutim për rreshtimin e forcave profashiste shqiptare, në anën e pushtuesit italian, forca të cilat pas një muaji u bënë pjesë zyrtare e Ballit Kombëtar. Kjo praktikë ka qenë konstante edhe në vitin 1943: Ministri i Punëve të Mbrendshme i dërgon telegram shifër prefekturës Durrës, më 5 tetor 1943, me nr. 2307: “Isa Manastirliu të bashkëpunojë me Titullarin e asaj Prefekture dhe me komandën e gjindarmërisë.”(F. 152, d. 141, f. 72)

Çeta balliste e Manastirliut, urdhërohet prej Ministrit të Punëve të Brendshme, të bashkëpunojë me Prefekturën fashiste dhe me Komandën e Gjindarmërisë, për të shkatërruar Lvizjen Nacionalçlirmtare!

Lexuesi kurioz do të pyes: Çdo të thotë telegram shifër?! Ishte koha kur Balli Kombëtar filloi të sillej si të ishte fuqi qeveritare. Drejtori i Përgjithshëm i Telekomunikacioneve, më 29 maj 1944, nr. 4032/II, njofton Ministrinë e Punëve të Brendshme: “Drejtoria e PTT Elbasanit na njofton se komanda e ballit kombëtar po drejton telegrama shifra personaliteteve e zyrave shtetnore ashtu edhe komandave të BK në qendra të ndryshme të Shqipërisë. Me qenë se kjo drejtori e përgjithshme nuk asht në dijeni që BK të jetë një organizatë shtetnore dhe se telegramet private në bazë të rregulloreve në fuqi, nuk mund të pranohen në gjuhë të shifrave, lutemi të keni mirësinë me na dhanë mbi këtë çështje udhëzimet e duhura.”( F. 152, d. 198, f. 196)

Për të marrë në mbrojtje aleancën me ballin, Ministri i Brendshem, Xhafer Deva, mbi këtë shkresë ka shkruar me të kuqe: “Deri sa të jetë operacioni në vazhdim të lejohen komandat e fuqive vullnetare balliste me korrespodue me shifra.”( F. 152, d. 198, f.96) Një ditë më vonë, më 2 qershor 44, nr 1393, njofton Drejtorinë e Përgjithshme të P.T.T Tiranë: ”Organizata e BK nuk njihet zyrtarisht prej shtetit me gjithë këtë, për këto kohëra të tanishme, do të cilësohen si e njoftun dhe kështu, deri sa të vazhdojnë operacionet të lejohen komandat e fuqive vullnetare balliste me korrrespondue me shifra.”(F.152, d. 198, f.195)

Ky është një dokument i pakundërshtueshëm dhe i pafallsifikueshëm, që dëshmon se Balli Kombëtar, si organizatë antikomuniste, ishte pjesë e Qeverisë fashiste në operacionet kundër popullit shqiptar. I gjori drejtor, nuk e dinte marrëveshjen e fshehtë të Ballit me qeverinë kukull, prandaj shqetësohet nga kjo praktikë, sepse deri atëhere. Balli ka pasur lidhje ilegale me Qeverinë, tani po fillonte faza legale. Veprimet luftarake do të vazhdonin të koordinoheshin prej Qeverisë fashiste!

Nuk do të vazhdojmë të analizojmë periudhën e vitit 1943, e cila iu desh Ballit Kombëtar për të riorganizuar karakatinën “ushtri” të tij, por po sjellim dokumente të vitit 1944, kur Balli i ka “konsoliduar”, çetat e tij luftarake:

Prefekti i Kukësit, Rrok Parolli, më 19 janar 1944, i dërgon MPM: “Nga informata që ka arma e Gjindarmërisë, Halit Abazi nga Shkodra, ka organizue regjistrimin e vullnetarëve me pagë ditore. I përmenduri njihet si pjesëtar i Ballit Kombëtar.”( F.152, d. 198, f. 25) Sikundër shihet, vullnetarëve ballistë do t’u jepshin disa kocka nga qeveria kukull, mjafton që të luftonin përkrah fuqive qeveritare dhe gjermane kundër Frontit Nacionalçlirimtar.

Një ditë më vonë, më 20 janar 1944, nr. 11/I, prefekti Perolli, njofton MPM: ”Fuqia e çetës në Deg të Krasniqes, procedohet të jetë 400-500 vetësh, e organizueme dhe e paisun komplet në mënyrë ushtarake…Thuhet se Englezët janë tue përkrahë ma tepër partinë zogiste, se sa Elementin Komunisit. Për të mujtun me eliminue këtë çetë, janë dy rrugë: 1-Parija ardhun atje me u shtërngue qi ata bashkë me popullin e Topojës, t’i dëbojnë nga vendi.

2-Ose të dërgohet një fuqi e Gjindarmërisë shtetit, që të bëjë operacion me pastrue vendin nga çeta komuniste dhe nga ata që i përkrahin dhe ju japin bukë:”( F. 152, d. 179, f. 17)

Edhe këtu dëshmohet bashkëpunimi i ngushtë i forcave qeveritare me vullnetarët e ballit. Ky bashkëpunim shtrihet edhe në jug: Prefekti i Vlorës, Vizhdan Risilia, më 23 shkurt 1944, i dërgon komandantit të Batalionit III të regjimentit Kosova, Riza Agait: “Informohemi se trupat vullnetare të Z. Enver Risilia, ndodhen të rrethuara në Brataj dhe trupat vullnetare të tjera nuk duan t’u venë në ndihmë. Gjithashtu ndodhen pa municioin dhe pa bukë i kan la, sado që qeveria u ka dorëzuar komitetit të ballit kombëtar për këtë qëllim, gjatë këtyre ditëve, 26 mijë fishekë dhe 250 granata dore. Prandaj marshoni për hapjen e rrugës së Gjormit për të mundur të shpëtojmë ushtarët vullnetarë, të cilëve deri tash nuk u kanë vajtur për ndihmë; çetat e Dukatit, Kaninës, Smokthinës e Mavrovës.”( F.152, d.198, f. 44)

Ky është dokument kokëfortë që dëshmon se mercenarët e Ballit Kombëtar furnizoheshin me armë nga aleatja besnike Qeveria Fashiste! Më gjithë hallet që kishte prefektit Risilia, më 23 shkurt 1944, përpiqet të justifikohet përpara Komitetit të Ballit: ”Me keqardhje dhe me sa na parashtrohet, Qeveria nuk ka munguar dhe ka dhënë çdo ndihmë dhe përkrahje si dhe materiale lufte dhe benzinë e miell, por gjithë qenkan më kot se rezulton e kundërta, prandaj qeveria po merr çdo masë.”(F.152, d.198, f..44)

Sikundër shihet, edhe koromanen e bukës, ballistëve ua jep Qeveria naziste! I zhgënjyer nga qëndrimet e Ballit, prefekti Risilia, më 13 mars 1944, njofton Oranizatën e Ballit: “Në bisedimet që patëm me qëndrorët e Ballit Kombëtar, duhet të kishim një bashkëpunim të sinqertë, Qeveria me Ballin e Vlorës, duke zgjedhur Balli eksponentët e tij me pëlqimin e Qeverisë, mjerisht kjo nuk u bë.” .”(F. 152, d. 198, f. 65)

Sikundër shihet mes qeverisë fashiste dhe eksponentëve qendrorë të Ballit Kombëtar, ka pasur bisedime për zgjedhjen e eksponenëntëve të ballit në Vlorë, por Balli ka preferuar një farë “pavarësie”, ndonse është përkrahur vazhdimisht me ndihma financiare nga qeveria. Prefekti Risilia sqaron: “Balli përkrahet gjithmon nga Qeveria me subvencione, oficera etj. Prandaj Qeveria duhet të shohë regjimente vullnetare në këmbë, si dhe çetat e vendit, e kështu të urdhrojë edhe ushtrinë Qeveritare të bashkëpunojë me të. Pa u kryer ato nuk mund të veprohet.”(F. 152, d. 198, f. 39)

Ballit Kombëtar i kërkohet nga qeveria fashiste bashkëpunim konkret të çetave për të merituar subvencionet, çka Balli e ka realizuar me devocion fashist. Për të përballuar operacionin e vështirë kundër forcave patizane, komandani i grupit të III ballist, Enver Risilia, më 14 mars 44, i kërkon Prefekturës së Vlorës armë: “Në kërkesat që kemi bërë pranë autoritetve kompetente, të shënohen edhe 12 mitroloza të rëndë dhe 24 të lehtë.” F. 152, d. 198, f. 52)

Lexuesi bindet për një bashkëpunim alla fashist, bindet gjithshtu se armët për të vrarë partizanët shqiptarë dhe popullsinë që e mbroji Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Balli i merrte nga fashizmi!

Është rasti që dy ditë më vonë, më 16 mars 1944, Prefekti i Vlorës t’i përgjigjet organizatës së ballit: ”Të merren masat e parashtrueme…tue instalue sa ma parë post-komandën me sasinë e gjindarmëve dhe disa ushtarë vullnetar të organizatës së Ballit në dispozicion të postës. Organizata e Ballit asht e lutur të dërgojë vullnetarë ballista në katundet Vajzë, Plloçë, Sevaster.( F. 152, d. 198, f. 49)

Sikundër shihet, është qeveria vendore e Vlorës që jep urdhërat, Balli i zbaton. Komiteti i Ballit Kombëtar në Vlorë, duke dashur të përfitojë sa më shumë nga qeveria fashiste, më 23 mars 1944, i dërgon Prefekturës Vlorë: “Gjendja e mjerueshme e gjendjes tonë e ka shtërnguar këtë organizatë, të kryejë jo vetëm obligime me karakter ushtarak, por edhe disa detyra filantropike. Organizata jonë ushqen dhe furnizon çdo mjet të ushtrisë vullnetare të cilat mbrijë nga 600-1200 ushtarë. Një barrë e tillë do të ishte e pakapërxyeshme për organizatën tonë në qoftë se Shteti nuk do t’i vijë në ndihmë. Prefektura të interesohet pranë Qeverisë qendrore, për të pëmbush nevojat e regjimentit sipas marrëveshjes që ka pas bërë me Ballin Kombëtar.”(F. 152. d. 198, f.102)

Lexuesi do të bindet se Balli Kombëtar ka bërë marrëveshje me Shtetin Fashist Shqiptar për bashkëpunim në luftë kundër Frontit Nacionalçlirimtar, pra si organizma të pushtuesit të huaj, për të shkatërruar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Si shpërblim Balli Kombëtar merrte “honoraret” e nevojshme; N/Prefekti i Kavajës Mehmet Qani, më 11prill 1944. njofton MPM: “Përmbajtja iu njoftue komndës së Ballit Kombëtar. Na deklaroj se ka një fuqi prej 1025 frymë. Në rast se ajo Ministri i subvecionon nga fondi dymilion franga, ndryshe s‘ka mundsi t’i mbaj me shpenzimet e tyre. Deri në urdhër të asaj Ministrie, ndihmat u pezulluan.”(F. 152, d.198, f. 137)

Subvencione nga qeveria naziste, kanë mrrë edhe bllistët e Vlorës; Prefekti Risilia, më 19 prill 1944, njofton Komandën e qarkut Gjindarmërisë dhe organizatën e Ballit Kombëtar: ”Komanda e grupit të III të vullnetarëve ka marrë një subvecion prej Qeverisë, duke cilësuar se trupat e vullnetarëve përbëheshin prej 800 -1200 vetësh. Simbas informatave që kemi, thuhet se një pjesë e vullnetarëve të tyre ndodheshin nëpër shtëpira. Prandaj lutemi na njoftoni sasinë e trupave vullnetare që ndodhen sot, ç’pozicione mbajnë, mbasi do të vemë në dijeni Ministrinë e Punëve të Mbrendëshme”.(F. 152, d.198, f. 157)

Ministria e Punëve të Mbrendshme nuk e hidhte lekun kot, ajo kërkonte kontribute konkrete nga balli! Shqetësimin e ndihmave të qeverisë fashiste e kishin edhe ballistët e krahinave të tjera: Komandanti i Operacionit për zonën e Elbasanit, major Xhelal Ndreu, më 13 maj 1944, i dërgon Prefekturës së Elbasanit dhe MPM: “Sipas urdhnit të komandës batalionit “Vermosh”, jam ngarkue me komandën e Operacionit të zonës Elbasanit dhe komandant i garnizonit të qytetit. Presim prej Z. titullarë të zyrave dhe prej eprorëve tuaj, bashkëpunimin ma të gatshm, që konditat e sotme e lypin .”( F. 152, d. 179, f. 6)

Këto dokumente dëshmonë për varësinë tërësore të çetave të Ballit Kombëtar dhe të ashtuquajturve vullnetarë ballistë, nga qesja me para e Qeverisë fashiste. Në Shpalljen e Prefekturës së Vlorës, botuar në mbrojtje të prefektit Risilia, lexojmë: ”Në se do t’i quajmë të përgatitura atentatet e bëra kundër Prefektit prej vetes tija, do të quajmë edhe ato të bëra komandës gjermane që me bomba sulmuan natën me borie, duke thirrur përpara partizanë. Në këtë natë kanë qenë gjithë anëtarët e organizatës së BK për darkë tek prefekti i Vlorës z. Vizhdan Risilia.”(F. 152, d. 198, f. 191)

Dokument më të mirë për marrëdhënie miqësore të Ballit Kombëtar me Qeverinë naziste, s’mund të gjejmë! Të gjithë anëtarët e organizatës së Ballit Kombëtar, kanë qenë për darkë tek Prefekti i qeverisë, ndërkohë që partizanët sulmonin ushtrinë gjermane duke thirrur: “përpara partizanë”! Ky është ndryshimi thelbësor midis dy forcave ndërluftuese, patizanët luftonin pushtuesin nazist, ballistët darkonin me qeverinë kukull të nazizmit, e cila drejtonte orpeacionet e Ballit Kombëtar!

Për pozicionin prej mercenari të ballistëve, dëshmon edhe urdhëri i datës 19 prill 1944, nr. 137, që prefekti Risilia, i dërgon komandës së grupit të II të Ballit Kombëtar dhe organizatës së Ballit Komëbëtar: “Në bazë të urdhnave eprore që kemi, trupat duhet të zenë pozicion në vendet Qafë e Dushkut, Vajzë, Ploçë e Sevaster, për këto raste ndodhen 800 deri 1200 ushtarë që subvecionohen nga shteti. Në rast të kundërt qeveria ka me marrë masa.”( F. 152, d. 198, f. 60)

Urdhëri është kategorik, në rast se nuk zbatohej, qeveria do të hiqte grazhdin. Subvencione nga qeveria fashiste, kërkonin edhe ballistët e Kavajës: N/prefekti më 11 prill 1944, në telegramin dërguar MPM, thuhet: “Përmbajtja j’u njoftue Komandës së Ballit, na deklaroj se kanë një fuqi prej 1025 frymë. Në rast se ajo P.T, Ministrisë, i subvecionojnë nga fondi dy miljon franga shteti, përndryshe s’ka mundësi t’i mbajë me shpenzimet e veta.”(F. 152, d. 198, f. 137)

Nuk ka asnjë dyshim se Balli Kombëtar ishte një fuqi mercenare e subvencionar nga Regjenca, e cila ishte krahu i pushtuesit mazist. Këtë e dëshmon më së mirë edhe njoftimi i prefektit Risilia, drejtuar organizatës së Ballit Kombëtar, komandës së grupit të III të vullnetarëve më 30 gusht 44: “Titullari i kësaj prefekture i dërgoj çetës së Topallisë 2000 fishekë pushke të mara nga komanda gjermane për të përzënë komunistat nga katundi Beshisht .”( F. 152, d.198, f. 77)

Ky është një bashkëpunim shembëllor midis fashistëve! Titullari Risilia furnizonte kriminelët e Ballit me armatime, për të luftuar parizanët e Frontit Nacionalçlirimtar. Dokumentat dëshmojnë edhe për cilësinë e ballistëve: Preketura e Vlorës, i dërgon komandës së operacionit zonës Vlorë–Himarë më 25 maj 1944: “Komanda e Ballit Kombëtar po ta kish këtë ushtri të disiplinuar, paisur me paimet e një ushtrie shumë a pak të rregullt, nuk do të ishte nevoja që kjo të kërkonte ndihmë prej Qeverisë qëndrore vazhdimisht.”(F. 152, d. 198, f.197)

Informacioni i Prefekturës së Vlorës është për një ushtri me displinë të dyshimtë, megjithatë ajo i ndihmon së tepërmi forcat balliste: Prefekti Risilia, më 12 korrik 1944 i dërgon MPM: “Për furnizimin e gjindarmëve të Regjimentit Kosova, me ushqime e gjithçka kishin nevojë, formuam një komision për të mbledhur ndihma nga populli dhe tregtarët e këtij qyteti gjatë qëndrimi tët tyre në Vlorë. Gjithashtu janë mbledhur ndihma për mbajtjen e Ballit Kombltar në këmbë. Nuk e shohim të arsyshme për të mbledhur ndihma të tjera. Në rast se do ta shtëngojmë me forcë popullin të japë ndihma, mund të kthehen në komunista, edhe kjo pjesë që ka mbetur. Komandantit të Operacionit Mehmet Alemit i janë dhënë nga Prefektura 20.000 fr. shq. për ushqimin e vullnetarëve dhe këto të holla nuk janë kthyer akoma…”(F. 152, d. 198, f.58)

Xhemal Gjergji dhe Qazim Peza, më 3 shkurt 1944, lajmërojnë urgjentisht nga Shijaku Ministrinë e PM: “Çeta jonë e përbërë prej nacionalista vullnetarë të qarqeve Tiranë e Durrës, e që ka qenë në lidhje me Ballin Kombëtar, ka ba kohët e fundit edhe veprime pastrimi kundër komunistave, nën drejtimin e asaj P.T. Ministrie dhe në bashkëpunim me fuqinat kosovare dhe të Gjjndarmërisë së Shtetit…tue shti në dorë disa elementë komunistë të rrezikshëm dhe atentator, të cilët i mbajmë nën vrejtje në burgun e Shijakut. Për këta presim udhëzimin e saj Ministrie.” .”(F. 152, d. 198, f.36)

Sikurse shihet forcat e Ballit në Shjak, kanë bërë veprime pastrimi kundër komunistëve, nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme! Ky është bashkëpunim konkret, i kombinuar i fuqive fashiste! A mund ta mohojnë ballistët e sotëm këtë bashkëpunim?!

Marrëveshje të fshehta midis funksionarve të lartë të Qeverisë fashiste dhe krerëve të Ballit dhe Legalitetit, janë të shumta, por po sjellim një dokument, që dëshmon për takime inkonjito dhe të shifruara midis tyre: Më 19 maj 1943, Mehdi Elezi i dërgon letër një personi që nuk e ka emrin: ”Para disa ditësh i kishit dërgue një letër Ali Këlcyrës, i cili e muer dhe j’u falënderon përzëmërsisht. Aliu më ka dhan një karvizitë për Z. tuej. Nuk ka shkrue gjatë mbasi dishonte se mos më kontrollojshin në rrugë, por më ka porositë me gojë: Dishëron pa tjetër që të takohet me Ju, se si e ku, e dini Ju vetë. Ky takim duhet ba mbrenda dhjetë ditësh. E kuptoni besoj se nuk ka nevojë për sqarim. Edhe Muharremi mramë i dërgonte një letër e tuj e pa të pamundëshme takimin me të, po nisem unë për atje.

Në këto ditë komiteti nacional ka për të ba një mbledhje në Tiranë ku do të marrin pjesë krejt përfaqësuesit e krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Me gjithë që juve jeni në korrent or e çast, për çka i takon situatës mbrendshme, ashtu edhe jashtë, prap ju shkruaj si më poshtë; me shumë mall. Për çdo send dishirojmë qi të jeni në komitet mbasi ditët u afruen…Pres prej jush një përgjigje përçka i përket takimit tand me atë të Aliut.Mehdi Elezi.”(F. 152,d. 141,, f. 2)

Në fund të letrës shkruhet: “Takimi me Ali Këlcyrën duhet të jetë shumë sekret. Pres përgjigje të shpejtë. Nëse ka mundësi kërkoi një pjekje me ju. Idem”(F. 152, d. 142, f. 2)

Nisur nga letra e dytë, që do ta sjellim më poshtë, shkrimi duhet të jetë i Ministrit Kol Bib Mirakaj, i cili duhet t’i ketë dërguar lëtër Ali Këlcyrës për takim.

Sekretari i parë i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, më 14 korrik 1943, i dërgon Ministrit të tij Kol Bib Mirakaj: “Kam nderin t’ju parashtroj letrën e dytë t’atij mikut nga Luma, të cilin ma keni rekomanduar me letër: “M.B. m’a kthen një përgjigje mbas një miku e thotë….e kam mik të ngushtë, por asnjë lidhje e asnjë fjalë nuk mund të baj me të, mbasi kam lidhje me jashtë dhe me miq të tjerë qi janë kundra situatës e edhe unë jam me ta dhe për këtë arsye fjalën nuk mund t’ia nap. Ai mik në 29 të muajit të kaluar ka marrë një letër prej Cen Elezit. Më 30 janë takue tu Cena: Fiqiri Dine, Myftar Kaloshi, e Hysni Dema. Nëqofëse dibranët janë marrë vesh me Mëkambsin për punën e M.B. atëhere do të ketë thirrë M. për to, por në qoftë se Dibranët nuk kanë pas fjalë me Mbëkamsin për M. shkëlqesa M.B. ka shkrue shumë njerëz në Lumë. U ka thanë shitni krejt e blini armë. Mos paçi të holla bjeni te unë se do jua blej kur t’ju thirri nën armë te unë, kam me ju dhan katër napolona flori. Më 28 të mojit kaluem, Ymer Bardhoshi me 17 vet u poq me M. në shtëpi të M. dhe mbas një nate Ymeri u nis për në Pukë e M. për Dibër.”( F. 152, d.141, f. 17)

Përse Ministri i Punëve të Mbrendshme kërkon takim sekret me eksponentin e Ballit Kombltar Ali Këlcyrën? Përse M shkruhet me iniciale dhe jo me emrin e vërtetë? Kush është M –ja që duhet mbajtur kaq sekret nga Ministri i Punëve të Mbrendshme?! Po të nisemi nga fraza “Në këto ditë komiteti nacional ka për të ba një mbledhje në Tiranë ku do të marrin pjesë krejt përfaqësuesit e krahinave të ndryshme të Shqipnisë”, na lind dyshimi se duhet të ketë qenë Mit’hat Frashëri, sepse ishte ai inisiatori i propozimit për këtë mbledhje të nacionalistëve. Mirë Muharrem Bajraktari ruhej nga takimet e ekspozuara me krerët e qeverisë, se mbante lidhje me anglezët, po Ministri i Brendshëm pse ruante konspiracinin, kur duhet të takonte krerët e Ballit?

(Vijon)

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.