Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Unë jam...

Dëbora

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 26, 2020
Mesazhe
7,188
74885

Unë Jam, dy nga fjalët më të rëndësishme. Fjalë që kanë aftësinë të krijojnë një momemt, ose ta shkatërrojnë atë brenda dy sekondave.
Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.

E filloj unë:
Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesën tjetër utilitarike/filozofiko-morale, që poashtu është prapashtesë e Unë Jam. Sepse empatia fokuson në një person/detaj të vetëm, krahas ‘më shumë lumturi për më shumë individë’.
Kjo tregon se nuk jemi të përsosur. As atëherë kur duam edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.

Kush Je Ti dhe prapashtesat, në aspektin Nietzsche-an?
Apo çfar mendimi ke për x persona?

Diskutim të këndshëm filozofik ?
 
Unë jam Dorina
E mira e çdo personi që më njeh dhe neglizhentja e vetes për të mos thënë( e keqja)
Kam.që në fëmijëri që punoj , ashu më ranë hallet e jetes e mu desh të luftoja shumë e shumë për të mos ja shtrirë dorën sot as fisit apo mikeshës më të ngushtë.....
Jam e pavarur në çdo aspekt..kam liri, dashuri, formim, arsim, punë, plotësi...
Dy herë më ka gjunjëzuar jeta, hera e tretë do jetë vetëm ai momenti që do lidh këpucët e djalit tim..
Natyrë impulsive, nevrike, e ndjeshme etj...
Nuk flas kurrë pas krahëve dhe jam shumë e drejtëpërdrejtë e kjo më bën shpesh herë " armikë" me disa..
Kur mendoj diçka për x apo y e shpreh menjëherë dhe pse duket sikur po kërkoj vëmëndje..
Jam e aftë në zanatin që ushtroj
Kam më shumë se 10 mijë foto e 6 mijë këngë në cel.



Kaq!
 
Un jam Niko qe u rrita ne emigracion qe bera shkolle dhe pune bashke qe u rrita disi jetim dhe ne kushte te veshtira e megjithate ja dola jam niko qe punoj shume dhe jetoj ne normalitet jam niko qe nuk besdis njeri dhe respektoj ter boten ama kush me shkel ne kallo e ka punen keq . jam niko qe fal por nuk harroj jam njeri qe me ngel hatri shpejt por hatrin e kam 10 minutesh jam niko qe te thyej turinjte nese me prek familjen apo personalitetin tim me fjale qe sme takojne jam niko qe kendoj per vete per shoket dhe per dashurine jam niko qe nje dite sdo jet me ktu ashtu si dhe ju por jam i sigurte se dikush do me mbaje mend qofte per mire e qofte per keq .. kaq:):):):) ju dua te gjitheve
 
Une jam Abyssus!
Njeriu i çmendur. A keni dëgjuar për atë njeri të çmendur që ndezi një fener në dritën e qartë të mëngjesit, pastaj vrapoi në treg dhe filloi të bërtiste pa pushim: “Po kërkoj Zotin! Po kërkoj Zotin”? dhe meqenëse pikërisht atje po rrinin bashkë shumë nga ata që nuk besonin te Zoti, njeriu i çmendur i bëri ata të shkriheshin së qeshuri. “Mos ndoshta ka humbur rrugën?”, tha njëri. “Mos vallë ka humbur si fëmijë?”, ia bëri një tjetër. “Ose mos do të fshihet? A ka frikë nga ne? A ka hipur në varkë? Mos është mërgimtar?”. Njerëzit bërtisnin dhe qeshnin në atë rrëmujë të madhe. Njeriu i çmendur, me një kërcim, u hodh në mes tyre dhe i përshkoi tej e tej ata me vështrimet e tij: “Ku ka ikur Zoti?”, bërtiti, “këtë dua t’ju them? E kemi vrarë – ju dhe unë! Të gjithë në jemi vrasësit e tij! Po si e bëmë këtë gjë? Si mundëm ta zbrazim detin duke ia pirë edhe pikën e fundit? Kush na e dha sfungjerin për të fërkuar me shpejtësi gjithë horizontin? Çfarë bëmë vallë për ta larguar këtë tokë nga mbërthimi i diellit të saj? Ku ndodhet që lëviz tani? Ku është që lëvizim ne? Larg nga të gjithë diejt? A nuk është e jona pjesëmarrja e përjetshme? Por edhe nga prapa, anash, përpara, nga të gjitha anët? A ka ende një lart dhe një poshtë? Mos ndoshta po endemi si përmes një hiçi të pafund? Mos po fërfëllin mbi ne hapësira e zbrazët? A nuk është bërë më ftohtë? Mos vazhdon të vijë nata, gjithmonë e më natë? Mos duhet të ndezim fenerët në mëngjes? Nga zhurma e madhe që bëjnë varrmihësit ndërkohë që varrosin Zotin, mos po ndodh vallë që nuk dëgjojmë ende asgjë? Nuk e nuhasim ende erën e qelbur të kalbëzimit hyjnor? Edhe perënditë kalben! Zoti ka vdekur! Zoti qëndron i vdekur! Dhe e kemi vrarë ne! Si do të ngushëllohemi ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Sa prej më të shenjtës dhe më të fuqishmes që zotëronte bota deri sot i është hequr gjaku nën thikat tona – kush nga ne do ta shpëlajë këtë gjak? Me çfarë uji do të mund të lahemi? Çfarë ritesh shpaguese, çfarë shfaqjesh të shenjta do të duhet të shpikim? A nuk është tepër e madhe madhësia e këtij veprimi për ne? A mos duhet edhe ne të bëhemi perëndi për t’u dukur të paktën të denjë për të? Nuk pati kurrë një veprim më të madh – dhe të gjithë ata që do të vinë pas nesh do t’i përkasin, lidhur me këtë veprim, një historie më të lartë sesa kanë qenë më parë të gjitha historitë deri më sot!
 
Ateher...
Une jam OLA
Jam nje adoleshente e cila deri me sot jam rritur me te Mira...
E gjitha kjo fale 2 prinderve te mi qe i dua me shume se gjithcka
Kam nje rreth te madh shoqeror ,Por kur vjen puna tek njerezit qe gjenden prane meje,jane vtm 5
motra,3 shoqet e mia dhe shoku im (rrethi ngushte shoqeror qe Po bejme 11 vite bashke)
Jam ajo vajze qe gjithmone Jam perpiqur te bej prinderit e mi krenar,pavarsisht gabimeve te adoleshences
UN jam ajo qe nuk i duroj padrejtesite...Sidomos kur shoh padrejtesi qe i behen Te tjereve
Jam ajo qe e ngre zerin per te drejtat e mia...
Jam ajo e cila nuk dua te dukem e dobet ne syte e njerezve...
Dhe ja kam dal me se miri...Jam e forte,kokforte,e guximshme
Jam ajo e cila nuk lejon cdo njeri te me njohe ne brendesi
Un nuk jam djallezore...Nuk e them te lavdroj veten por nuk jam
Kam nje zemer mjaftueshem te paster dhe nuk ja dua askujt te keqen
Nuk me mbetet hatri shpejt...Perkundrazi
Deri me sot jeta me ka perball me sfida...Por jo sfida te veshtira
Prandaj dua tjem e forte dhe kur te me perballe me to
Por une merzitem shpejt,qaj shpejt per gjene me te vogel
Fal,Por nuk harroj kurr!!!
Bej shume per njerezit
Ndonjehere e harroj veten duke menduar si ti bej tjeret te ndihem mire...
Por kjo jam un...Nuk mund Te ndryshoj
Veten duroj ta shoh keq,por njerezit e tjere jo
Une kam disa parime tmiat dhe I ndjek dhe do i ndjek...
Dua te behem dikushi ne jete...Per veten time ne radh te pare,me pas per familjen
Dua te jem e pavarur,tkem lirine time dhe tjetoj me forcat e mia
UNE JAM VETVETJA
Epo kjo jam un,me tmirat apo tkqijat e mia...
Edhe dicka mos Te harroj...Ju kam shum xhan te gjithve pavarsisht gjithckaje ?
 
Une jam un.
Une jam kjo vajze qe sado mosh e vogel
Mund kem kalu shum gjonaa,,
Jam i personnnn qe i afroj shumm njerezit
Me mir e mbaj vet se ti bej keq dikujtt
Jam i person qe sado jam sprovu me sfida tvogla e te medha skam heq dore?
Kam kalu shum sfida per vetenm
Ndoshta shumicen sdo e besoni
Jam nje njeri qe sillem sikur skam asgje
Buzqesh e kur sjam e lumtur
Shijoj cdo moment me familjen time
Jam kjo qe jamm
Kjo do jem gjithmone
Kjo njeri ky person me tmirat e kqijat e mia qe sdo ndryshoj per askend e askush sdo e ket shanc me mdryshu
Jam person qe jam vetja ....
Merzitem...
Jap besim e smar
Sbej por marr keq ...
Gaboj por si perseris
Ndaj jetoni per veten.
Dhuroni buzqeshje se ndoshta se dini ku jeni pas ati momenti
Kaq ndoshta sfjam shum e fjaleve po ato fjale qe kam ne zemer si shpreh dot.
 
Pak gjëra më impresionojnë në jetë, por këtë çiltërsi nga ju, thjeshtë nuk e prisja. Respektet e mia për të gjithë ju.
Jo rastësisht e titullova temën JAM e jo KAM. Sepse sot ke, nesër jo. Por në thelb ne mbetemi të njëjtë. Pa marë parasysh se sa na imponon jeta të ndryshojmë personalitetin.
Disi ndjehem në faj sepse fola shumë pak për veten.
Unë jam Dashuria. Këtë e kam pas kodeks të çdo mendimi ose veprimi, gjatë gjithë jetës time.
Jam ajo që përballoi luftën e ish Jugosllavisë dhe atë shëndetësore. Jam ajo që mundohet të luftojë varfërinë, qoftë edhe me një pikë uji në oqean, por që krijon rrethe dhe sado pak ndryshon jetën e një fëmije jetim. Jam ajo që nuk e njeh fjalën urrejtje dhe të keqen nuk ja mendon as armikut. Merrem me raste ‘e dobët’ sepse nuk mbaj llogari për çfar kupton pala tjetër, por vetëm për atë që e them dhe bëj.

Kaq për moment.
Jam e privilegjuar të ndaj këto momente me të gjithë ju.
 
une jam mbase askush mbase gjithkush per disa .jam thjesht nje pike loti ne oqean.
jam rritur me shume lot dhe vuajtje kam mbajt pesha qe nuk mund ti mbaje dot por serisht I kam mbajt.jam nje person qe njerzit e afer dhe miqt me quajne naive sepse besoj dhe e vendos veten ne vendin e tyre dhe I besoj.dhe pse mund te japin helm por une serisht besoj.ehh cfare te bej ndonjehere njeriu nuk del dot nga vetja e tij sado te ket vuajtur.jam nje vajze qe jeta me ka perplas shume por serisht nuk kam shkel mbi asnje qenje njerezore as kafshe as nje gjalleses. per te perfituar une.nuk Ben dallime midis nje personi me status e dikujt qe punon duke mbledh kanace e respektoj se per mua jan njerez.kam pa vdekjen me sy dhe mbase do e shoh serisht nuk I dihet por serisht them ne jemi te jetes nuk I perkasim vdekjes. nuk paragjykoj askend sepse cdo kush e ka nje arsye qe askush nuk mund tja dije qe eshte aty dhe me pare mundohem te fus kembet ne kepucet e dikujt tjeter para se te paragjykoj.nuk besoj ke dashuria e di ekziston por une nuk besoj .gjithnje lotet kan qene pjese e imja e pa ndare por na bejne mire se na pastrojne syte mos te shohim Turbull. nuk dua te shoh asnje person keq dhe pse mund te vuaj vete. por jeta me ka mesu dicka qe eshte nje k....... me falni per shprehjen. pas cdo erresire ka nje drit dhe kete ma ka mesuar .ndaj nese mundni beni mire e di mbase do thoni nuk ka pa kush mire duke bere mire por e mira kurre nuk humb. ka nje Zot qe sheh. dikush me ka then je koke shkemb po jam dhe ai person ka te drejte por jam koke shkemb qe nuk bej kurre keq e kur mund. por do jem gjithnje nje koke shkemb I mire jo koke shkemb qe vret.kaq duhet shume per vehten time por u mendova me then vec dicka si katunare qe jam se nuk di shume me u shpreht????????
 
Kush jam une?
Askush nuk na njeh më mirë seç ne njohim vetveten, askujt në botë s'mund t'i tregosh se cili je në të vërtetë, se çfarë personi je shpirtërisht. Por thellë brenda meje e kam një mendim.HIM,një krijesë njerëzore që erdhi në këtë botë si grackë e një dashurie të madhe midis dy personave,me misionin, të jetoj.Jam një Botë më vete, një heshtje në një moment shumë të zhurmshëm, dhe zhurmë në njëheshtje, jam thjesht mendim i pathënë në disa raste.Një person ndër mijra të tjerë, që kam identitetin tim, kam dëshirat, preferencat, e familjen time. Kam në dorë të bëj çdo gjë që shpirti im të jetë i lirë. Jam një person si shumë të tjerë që e dua veten e familjen, e kërkoj të mirat e kësaj bote.Besoj se qenia ime kërkon ndriçim në rrugën e jetës, kërkon ndihmë në raste nevoje. Jam krijuar për të qenë unik, për të lënë gjurmët e mia në të shkuarën,të vazhdoj të shkel mbi të ardhmen e ta bëj të shkuar. Jeta më është dhuruar, dhe unë do të bëj.
Pastaj shihem ne pasqyre dhe mendoj Kush dreqin jam une ne te vertet? Rri cdo here mbi pasqyre,
rri me minuta te tera. E dini c'shoh ne nje pasqyrim te atille? Shoh nje njeri qe nuk njeh veten e tij,
shoh nje djale 2 metra qe rri i strukur, i renduar,i pa kthjelluar perpara nje pasqyrimi pa vlere. Shoh merzin ti ket mberthyer zemren, tja ket brejtur si nje krimb perbrenda. Shoh nje djale,
nje te ri ku mendimet i jan kthyer ne ankthe.
Nje djale qe endrrat i ka fshehur posht sqetulles.
Kush dreqin jam une ne te vertet?
Njerezit me thone qe jam i bukur, disa thone qe kam nevoje per leksione, disa thone qe flas shum.
Por ky djal qe shoh ne pasqyrimin e rrafshe eshte krejt ndryshe.
Ai eshte i ri, eshte i sjellshem,
poet, profet dhe eshte dicka ndryshe nga njerzimi.
 
Une .....

Jam nje femer qe sjam adolishente dhe jam rritur mire. Jeta me ka ardhur ashtu sic kam dashur une deri tani pa veshtiresi qe te gjunjezohem
Une ....si shumica e shqipatereve u rrita ne emigrim me te mirat e te keqijat e saja.
Une ...kam filozofite e mija drejt jetes po mbi te gjitha kam qetesine dhe sigurine ne vetvete
Une ...sme intereson ne menyre absolute cfare thone njerezit akoma dhe gjene me ekstrem te thone per mua u them flm
Une ....punoj udhetoj dashuroj jetoj si te dua une
Por une ....sfal kurre kur dikush gabon rende as nuk kthehem mbrapa thone zoti fal e une sjam zoti
Une ...jam njeri si te gjithe te tjeret
 
Me behet qefi kur lexoj te gjith ju qe keni guximin te flisni per veten dhe qe jeni te vetedijshem , te flisni per te kaluaren , te tashmen , te ardhmen dhe se cfar do deshironit te ishit .Per pikat tuaja te dobeta apo te forta .Per ditet e mira apo te keqija ...
Te shprehesh gjerat me fjale, te thuash çfare na emocionon , jane gjera qe na ndihmojne ne zbutjen e tensioneve dhe presionit...
Per te prekurit, shpesh edhe per personat perreth, nuk eshte gjithmone e lehte te flasin hapur per shqetesimet qe kane....
Ju pergezoje vertet ..te jesh modest/e nuk eshte gje e keqe .Modest po tregohem dhe un qe spo mund te shprehem hapur si ju , thjesht nuk e ndjej , nuk me dalin fjalet ne kete moment dhe ketu :)
Bravo @*Dëbora* , urime per temen !!
SORRY :)
 
Une jam ...........
Jam nje vajze e rritur mes te mirash.
Duke u rritur mesova se cfare ishte jeta.
Mesova trishtimin,hidherimin,dashurine,tradhtine,pabesine,dhe shume gjera te tjera qe nuk i dija qe ekzistonin.
Shkova ne nje moshe te caktuar,jeta ime ndryshoj:ne fakt ne fillim cdo gje dukej super mire,por me kalimin e kohes cdo gje ndryshoi totalisht,”per keq”.
Komunikim skishte,qaja,ulerisja,ndryshova shume,si me sjellje e gjithcka tjeter. E ndryshova jeten komplet,nga gjendja ekonomike skam vuajtur asnjiher sepse fillova te punoja fort puna me ecte,ishte puna ajo qe dal ngadale po me ndryshonte edhe jeten disi.
Pavaresisht pengesave te shpeshta qe sme linin te dilja ne pune,me kembengulje ja dola vertet ja dola. Dhe jo vetem,por per shume gjera,gradualisht gjerat filluan te qetesoheshin.
Jam nje natyre e qete,dhe pse ne dukje nuk duket ashtu,e vleresoj jasht mase shoqerine,miqesin,por e meta ime eshte: se krijoj shume shpejt besim tek njerzit dhe pse tashme ka ndryshuar kjo gje.
Sjam paragjykuese aspak jam perkrahese,i mbeshtes njerezit me aq sa mundem,bej bamiresi shpesh sepse me ben te ndihem mire.
Dhe jo gjithmon jam e qeshur,dhe pse duket ndryshe. Kam shume per te then por po e le me kaq pwr momentin.
Kompimente @*Dëbora* tem e goditur,me emocionove ndaj po e le me kaq..???
 
@Anabela nxirreeeeeeeeeeeeeeeeeeee luanin , ku eshte perbindeshja qe njoh , ku eshte edukatorja mazokiste ..
Me ate dedikim per veten ngele beqare o qyqare ?
Kam shume,e lash me aq per momentin,pasi sic e lartpermende edhe ti: u emocionova vertet,sepse jo cdo gje eshte sic duket. Sado te forte qe dukemi nga jashte,kemi dhe ato pikat e dobeta,e njejte jam edhe une. Te tjerat do ti le ne nje moment tjeter pasi vertet smundem.
Por nga jeta kam mesuar dicka:vecanerisht kur te godasin pas shpine,kur nuk gjen ate qe vertet ke pritur apo ke hamendesuar.
Kam mesuar se duhet ta mbaj gjithmon koken lart pavaresisht se cfare me sjelle jeta,jam ne nje faz shume te veshtire te jetes time ndaj dua te le me kaq,vetem shendeti ka rendesi cdo gje tjeter rregullohet??
 
“Asgjë nuk është unë”, është hapi i parë. “Gjithçka është unë” është hapi tjeter. Të dyja varen në idene: “ka një botë”. Kur të hiqet dore edhe nga kjo ide, ti mbetesh çfare ti je, Vetja, pa formë, pa të dytë, joduale (jo dy). Ti je ajo gjë, këtu dhe tani, por vizioni yt është mbuluar nga idete tuaja false për veten tënde.

Nisargadatta Maharaj
 
Emri im eshte Vinjol dhe e njof veten nji djale te mire

KJO ESHTE GJEJA KRYESORE


Per gjithcka tjeter qe mund te te them ju sdo te me besoni
 
Un jam Llaqi .... hehdbdjlndn nshdjekkslx jeosidndn . Prandaj vendosa qe hxjekkelxbnsjsidbebskxixbdbe .. pasi mora vendimin e qarte qe : jejdhdhixixkdkensjdoslwlab kdixjwbskdoxiwbsbx mendova qe dhdjxkkendjdjdksjsjsjdbn
Besoj se Mkuptur cfar doja te thoja ????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.