Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Universi është një Hologram

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Universi është një Hologram​


4657BAC3-8B16-4559-826C-1615AC203112.jpeg
Universi është një hologram dhe gjithcka që ju shihni në të, përfshirë edhe këtë artikull që lexoni, është pjesë e një projeksioni të thjeshtë. Në vitin 1997, fizikanti Juan Maldacena publikoi teorinë e tij, sipas të cilës ajo që ne shohim, që nga objektet që kemi pranë e deri tek trupat qiellorë miliona kilometra larg, janë një hologram 3D i një universi tjetër 2D.

Deri më tani, kjo teori nuk ishte testuar kurrë matematikisht. Por së fundmi, modelet studiuese të saj sugjerojnë se hipoteza kurajoze e Maldacena-s mund të jetë e vërtetë. Sipas kësaj teorie, graviteti në univers ekziston falë valëve lëkundëse në hapësirë, që nga ana e tyre janë holograme të ndodhive dhe ngjarjeve që ndodhin në një tjetër kozmos të sheshtë.

Modeli i profesorit Maldacena sugjeron se universi ekziston në 9 dimensione në hapësirë dhe një në kohë. Kur ka kaluar më shumë se 2 dekada e gjysmë nga hedhja e kësaj teorie, studiuesit japonezë u përpoqën ta zbatojnë atë në kushte laboratorike, duke siguruar të dhëna matematikore që sugjerojnë se parimi holografik i ndërtimit të universit tonë, mund të jetë i vërtetë.
A7DE03C6-DD2C-4A3F-9074-F360072CBC97.jpeg
Ky parim thotë se ekziston një sipërfaqe 2 dimensionale që nevojitet për të përshkruar një objekt 3 dimensional. Sipërfaqja 2 dimensionale, gjithnjë sipas kësaj teorie, është një tjetër univers, ndërsa ajo 3 dimensionale është universi ynë, gjithë ajo cka ne shohim. Maldacena përforcon teorinë e tij duke pretenduar se të dhënat që përmbajnë përshkrimin e masës në hapësirë, si njeriu apo kometa, mund të ‘strehohen’ në zona të caktuara të universit të sheshtë.

Këto zona, thotë fizikanti, janë “Vrimat e zeza”. Në këto pjesë të universit, shkencëtari thotë se të gjitha objektet që bien në to, ‘ruhen’ si një kujtim të dhënash, jo si objekte fizike që vërtet ekzistojnë. Me pak fjalë, i gjithë universi ynë mund të shihet si një “strukturë 2 dimensionale e projektuar në hapësirë”, ose më thjeshtë akoma, “universi në të cilin ne besojmë se jetojmë, është një projeksion 3D i një universi tjetër 2D”. / Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.