Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt bëri një gabim të rëndë në pjesën e dytë, që i kushtoi kartonin e kuq, në ndeshjen e 1/8 të Evropianit, ndaj Republikës Çeke.
Futbollisti i Juventusit dukej se ishte në kontroll të topit, me Patrick Schick që ndodhej pas tij, kur humbi ekuilibrin. Për të mos lejuar sulmuesin çek që të merrte topin dhe t’i drejtohej i vetëm portës, De Ligt e ndalon sferën me dorë, ndërkohë që po rrëzohej.
Arbitri rus Karatsev e ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë, por u thërrit nga VAR-i për ta parë edhe një herë aksionin. Pasi e pa, gjyqtari i nxori kartonin e kuq.
Pasi mbeti me 10 lojtarë, Holanda pësoi dy gola, duke i dhënë kështu lamtumirën Evropianit.
A2cnn