Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vithet, çfarë fshihet pas këtij atraksioni epshi

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2021
Mesazhe
4,316

Vithet, çfarë fshihet pas këtij atraksioni dalldisës joshjeje dhe epshi të parezistueshëm?!​




Çfarë i bën kaq parësore në lojën e joshjes, në “përleshjen” e epshit, të pasmet e femrave? Pse meshkujve i pëlqejnë kaq shumë vithet e rrumbullakëta dhe ato të mëdhatë? Pse njerëzit klasifikohen si të qenie të gjirit dhe burra të vitheve? Është e fshehur në kodin tonë gjenetik, apo ky refleks është kushtëzim i përftuar në kohëpaskohjet e evolucionit? A ka një shpjegim logjik kjo marrosje e ndërkryer që e mbërthen përdhunshëm si në një kurth vetëdijen tonë racionale dhe të vullnetshme? Çfarë e bën këtë komponent të kompozimit të së përsosures së një femre, kaq afër humbjes së kontrollit? Pyetësori do të zgjatonte ende, në këtë nevojë për ta çliruar kureshtinë tonë nga vargonjtë e pikëpyetjeve, dhe krenarinë fudulle nga çalltisjet e prushta të ngasjes.
Ne të gjithë kemi parë gra që shfaqin qëllimshëm në manifestimin e tyre publik pjesën e pasme. Shpesh kjo lojë ngasjeje është më shumë një shprehi e tyre se sa një sofistikim i manifestimit joshës të sjelljes, siç bëjnë zogjt dhe jo vetëm, duke e përsosur teatralitetin e yshtjes, me qëllim përzgjedhjen e duhur të partnerit.
Edhe pse ne shpesh here e gjejmë vetën të rënë në këtë grackë, sërish mbeten pa përgjigje përfundimtare, se pse jemi kaq të dhënë pas kësaj pjese të trupit të femrës.
Fakti se gratë gjithnjë e më shumë shpenzojnë në palestra, trajtime klinike dhe estetike, tregon se ata zotërojnë tashmë sekretin e manipulimit joshës. Ka prej atyre grave që janë të obsesionuara pas këtij elementi, sa nuk ndalen as në aplikimin e praktikave ekstreme, mjafton që vithet e tyre të jenë një shënjestër e stuhisë mashkullore.
Studime të institucioneve prestigjioze në botë, tregojnë se shumica e meshkujve kanë një tërheqje të theksuar ndaj grave me vithe të bukura.
Që Romën e lashtë karakteristikat e simetrisë fizike janë vlerësuar si mishërim i së bukurës, duke mos qenë të kufizuar vetëm tek fytyra por në total të perimetrit fizik, duke përfshirë edhe vithet si element shumë i rëndësishëm në këtë ansambël perfeksioni anatomik.
Është shumë e vështirë për të dalë në një përfundim mbi një etalon të simetrisë, por ajo që duket si i përbashkon të gjithë në këtë ethe është se pikërisht kjo simetri është parathënie e shëndetit të mirë. Një grua me vithe të mëdha do të jetë një nënë e mirë, bazuar në faktin se ajo do të jetë fizikisht më e aftë për të mbajtur fëmijët.
Ka dëshmi thjesht shkencore, sipas të cilave femrat me vithe të kërcyera është në përgjithësi shumë më tërheqëse seksualisht, dhe kjo është e njëjtë në të gjithë kulturat.
beautiful-buttocks.jpg


Ah, të pasmet e kësaj gruaje! Më shumë se psherëtimë, kjo është një thirrje e pavullnetshme e një prirje që na tërheq në një arratisje të njeriut të kalkuluar nga sanksionet puritane dhe hedhja e tij në atë, të pashmangshmen forcë nënshtruese të instinktit. Nuk është asgjë e re të shohësh burra të fiksuar, sy që shastisen në kurthin e hutimit. Në mes të traditave dhe kulturave, stuhisë promovuese përmes imazhit, qëllimsisë për të hyrë “dhunshëm” në ëndjet jargavitëse të meshkujve, që janë gati të turfullojnë si speciet që i përvëlon afshi, të pasmet sa vijnë dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë vëmendje dhe akses.
Femrat, ndoshta si asnjëherë tjetër në historinë e blatimit epshor, nuk kanë mundur ta kuptojnë dhe ta përdorin me kaq efikasitet, madje të sakrifikojnë djersë dhe para, që të ofrohen përmes këtij komponenti të privilegjuar, një garanci joshjeje dhe pushteti. Palestra dhe klinika estetike, ndërhyrje dhe stimuj, gjithëçmos ata përdorin që kjo nevojë për territore të jetë e siguruar prej tyre. Burrat, janë po ato, të përdorur dhe përfitues. Po, ata që një thirrje mijëravjeçare i ushtin në vesh dhe i hedh si kafshë kokëprera në këtë lojë dalldisje dhe përpëlitjeje.
***
Nëse ka diçka racionale në gjithë këtë spektakël joshjeje, sipas ekspertëve është se, kur ju shikoni në grua me vithe të bëshme dhe të rrumbullakosura, mendoni se ajo është e aftë dhe e shëndetshme, është kështu e është ashtu.
Por gjithë kjo përpjekje për ta futur dalldisjen e një mashkulli të goditur nga ky trill epshor, në shina arsyetimi, është një përpjekje e dështuar e burrave për ta justifikuar përhumbjen marroke. Ai, pra mashkulli që e gjejmë pothuaj gjithmonë të murosur nga kjo hipnozë, në këtë rënie kokë e këmbë, nuk mendoj se ka aq kohë për të menduar diçka tjetër, veçse të mundshmes që ai kërkon që t’i zotërojë këto ëndje dalldisëse. Gjithnjë atij i mbetet të bjerë dhe të dalë nga kjo grackë, duke u mundur të gjej mes shumë të mundshmesh zotëruese, atë të atypëratyshmen. Dhe gjithnjë, ose më saktë, në të shumtën e rasteve, ata ikin më shumë si të mundur, se sa si të trishtuar dhe të brengosur.
Gjithsesi gjithmonë burrat gozhdohen aty dhe sikur ta dini se çfarë u shkon ndër mend atyre, se çfarë pëshpëritin ata nën zë, se në çfarë përfytyrimesh dhe çmendurish i kredh mendimi i tyre. Të kapur në grackën e një ngasjeje që ata e kanë të shkruar në kodin gjenetik, ndoshta si pa kuptuar gjendet në një lojë kaq të çmendur, dhe asgjë si kthen pas edhe pse shpesh kthehen në një gastor. Pozita e të zënit në këtë “faj” të pafajshëm, burrat as nuk i bën të pendohen, as nuk i lejon të korrigjohen, edhe pse pas këtyre të pasmeve që e kanë gllabëruar, ai detyrohet të hyjë si fisnik dhe të largohet si qen i rrahur.
***
Pavarësisht se vithet e bukura nuk përbëjnë pjesën qendrore të manifestimit të treguesit seksualë, ata mbeten pjesa më intriguese e ansamblit epshndjellës. Seksualiteti i vitheve ka një origjinë të hershme dhe të faktuar.
Në vitin 1965, seksologu, Alfred Kind hodhi mendimin se vithet janë një element i prezantimit, propozimi dhe tërheqjeje seksuale tek primatët. Disa antropologë dhe sociobiologë, kanë shkuar edhe me tej, kur thonë se fetishizimi i gjoksit rrjedh pikërisht prej ngjashmërisë që kanë ato me vithet.
Te njerëzit, femrat dallohen në përgjithësi për një rrumbullakësi dhe forma epshndjellëse të vitheve. Nëse i referohemi fakteve anatomike, kjo epërsi është si rrjedhojë e estrogjenit që nxit trupin e femrës për të ruajtur yndyrë në vithe, hips, dhe në kofshët. Testosteroni dekurajon ruajtjen yndyrë në këto pjesë të trupit për sa i takon pjesës tjetër të përkatësisë gjenetike, mashkullit. Tek vithet femra është e prirur gjenetikisht që të mbart më shumë inde dhjamore se sa mashkulli, kryesisht pas pubertetit.
Psikologët evolucionistë sugjerojnë se rrumbullakësia e vitheve të femrave mund të ketë evoluar si një tipar i dëshirueshëm, sepse ato ofrojnë një tregues progresiv të pjellshmërisë te femrat që në rini. Ato sinjalizojnë praninë e estrogjenit dhe si shkakësi, prania e rezervave të mjaftueshme yndyrë për shtatzëninë dhe laktacionin. Përveç kësaj, vithet, natyrisht në varësi të tipeve, japi një tregues të formës dhe madhësisë së legenit, e cila ndikon në aftësinë riprodhuese. Zhvillimi dhe formësimi i vitheve te femrat fillon me nisjen e të përmuajshmeve, për të mbetur joshëse dhe estetikisht të rregullta si një simbol i rinisë. Mosha, si në të gjithë komponentët, edhe te vithet lë gjurmët e saja.
Pse jemi kaq të joshur nga vithet?
Antropologu dhe biologu Helen B. Fisher është i mendimit se “ndoshta, mishi, format e rrumbullakëta të vitheve janë një tërheqje për meshkujt gjatë marrëdhënies “. Bobbi S. Low nënvizon faktin, se vithet e femrave “kanë evoluar në kontekstin e femrave, që konkurrojnë për vëmendjen dhe angazhimin e prindërve meshkuj të fuqishëm” si një “shfaqje të e pastër e rezervave yndyrore”, që nuk mund të ngatërrohen me një lloj tjetër të indeve, edhe pse, TM Caro, refuzuar të jetë i këtij përkufizimi, duke deklaruar se depozitat yndyrore te ijet e femrave, janë përmirësuar si rezultat i treguesve të konsumit fizik të ëmës, pavarësisht përkatësisë seksuale.
Femra me vithe të bëshme kanë qenë një simbol i pjellorisë dhe bukurisë dhe kjo që në historinë e hershme të njerëzimit. Ky komponent erotik ka origjinë të përkufizuar në aspketin kohor qysh 2400 vjet para erës sonë, dhe është e idealizuar te Venusi, ekzemplar i vetëm i së cilit gjendet në Romë.
Bukuria e vitheve të femrave ka qenë gjithashtu e rëndësishme dhe disponohen prova për këtë qysh te grekët e lashtë. Sipas Kallipygos vithet e kolme dhe të rrumbullakosura janë ndeshur si konsideratë e preferuar erotike edhe në traditën kineze. Tek Ming-ët ato janë krahasuar me hënë e plotë. Një idealizim të skajshëm dhe më shumë të pranishëm e hasim tek sublimja krijuese. Artistët, ndoshta mbeten ata të cilët e përjetësuan në shumësi të pambarimtë punësh këtë akses të joshjes.
Psikoanalisti Sigmund Freud teorizon se zhvillimi psikoseksual i njeriut ka ndodhur në tri faza-oral, anal dhe gjenitale, dhe se fiksimi në fazën anal shkaktuar retentiveness anal dhe një fokus të qëndrueshme në erotizimin e anusit.
Fuqishëm si element i erotikës e gjejmë në Britani viktoriane. Në studimin “Psikologjia dhe Seksi”, botuar në vitin 1927, shkruar nga mjeku britanik dhe psikoseksologu, Havelock Ellis, përshkruan kësisoj karakteristikat e kulturës seksuale të vitheve.
Mes të tjerave ai thotë: Vithet si element epshor e gjejmë në shumicën e traditave të popujve të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Në pjesën dominuese të këtyre kontinenteve vithet e bëshme dhe të rrumbullakosura të femrave janë konsideruar zakonisht si një tipar i rëndësishëm i bukurisë. Ky karakter sekondar seksuale përfaqëson devijimin më të vendosur strukturore të llojit femërore nga ai mashkullore, një devijim i kërkuar nga funksioni riprodhues i grave, dhe në admirim ajo shkakton përzgjedhje seksuale duke punuar në një linjë me përzgjedhjen natyrore.
Ai shton se disa artistë evropianë shpesh kërkuan të zbusin, ta shmangin apo ta eklipsojnë këtë tregues të dominimit, në vend që ti nxjerrin në pah lakminë dhë goditjen epshndjellëse që provokojnë linjat e kërcyera dhe hips-i femëror. Japonezët duket se janë më modest dhe më të rezervuar në nevojën për afri epshi, ata mjaftohen me vithe të vogla.

Pothuajse kudo tjetër vithet e mëdha nuk ka mundur të nënshtrojë asgjë nga të qenit shenjë e pasfidueshme e bukurisë.
Edhe pse me doza ironie, thënia e babait të ekzistencializmit dhe njërit prej filozofëve më të mëdhenj, Jean Paul Sartre për të pasmet është brilante: “Atdheu, nderi dhe liria vlejnë asgjë. I gjithë universi vërtitet rreth…dy mollaqeve”.
Sipas një studimi të vitit 2010 të Harvard Medical School, format e kolme të vitheve, ato në formën e dardhës, paraqesin një rol mbrojtës mbi shëndetin. Dhjami i depozituar ne atë zonë të trupit ndihmon metabolizmin, redukton kolesterolin e keq, ul trigliceridet, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul nivelin e sheqerit ne gjak. Sipas këtij studimi, qelizat e dhjamit të kësaj zone thithin acidet yndyrore të këqija dhe prodhojnë substanca kimike mbrojtëse. Kjo gjë nuk vërehet në qelizat e dhjamit të zonës së barkut.

Goditja me pëllëmbë e vitheve është një loje erotike me rrënjë te vjetra. Fillesat i gjejmë tek Caterina de Medici, e cila eksitohej duke goditur gratë e tjera në vithet e zhveshura
Sipas Alfred Binet, tek meshkujt morfologjia e vitheve është e dominuar nga muskujt, ndërsa tek gratë nga indi dhjamor, ku numri i qelizave adipoze (dhjamore) është dy herë më i madh se sa tek meshkujt.
Autoportreti i vitheve, një zakon me shumë i femrave në rrjetet sociale, është përcaktuar si “belfie” sipas Urban Dictionary.
Eksitimi që lind prej fundshpinës ka marre emrin Pigofilia (ne greqisht, pigo-bisht, philia, dashuri, afinitet).
Sipas një studimi të botuar në “Evolution and Human Behavior”, për meshkujt, këndi më i preferuar i shpinës në afërsi të vitheve është 45 grade.
Twerking-u e ka origjinën tek një kërcim tradicional në Bregun e Fildishtë me emrin Mapouka.
Twerking-u është përfshirë si neologjizëm edhe në fjalorin e famshëm Oxford English Dictionary, në vitin 2013.
A.vataj
 
Oj qika jam kurioz si e quni iket **** te madhet apo normale ???artworks-000516693315-my11i5-t500x500.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.