Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vladimir Lukich Borovikovsky, ukrainasi i shquar i tablosë, portretisti i epokës sentimentale, mjeshtri i tematikës biblike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Vladimir Lukich Borovikovsky, ukrainasi i shquar i tablosë, portretisti i epokës sentimentale, mjeshtri i tematikës biblike​



Vladimir Lukich Borovikovsky, ukrainasi i shquar i tablosë, portretisti i epokës sentimentale, mjeshtri i tematikës biblike _ Nga Albert Vataj


Nga Albert Vataj

Portretet e tij janë të gjalla. Peneli i këtij mjeshtri ka arritur të jetësojë gra dhe vajza, fisnikë dhe personalitete, po kaq me ndjeshmëri dhe shprehja sa ç’ka arritur të krijojë në një seri tablosh portretin e Jezu Krishtit dhe shenjtorësh të kishës. Nga çdo detaj i kompozimit të tij, ajo që të rrëmben është vështrimi i portreteve. Përmes syve tejet transparent, personazhet e tij na vështrojnë duke na përshkruar me një ndijim shpues. Përtej këtyre syve ne ndjehemi; të zënë në faj, të dashuruar, të frikësuar, të tulatur, ndihemi çasti i atij momenti të përjetësuar në kanavacë.

129727568_10223854596583789_1888066085293466851_n-1-842x1024.jpg


Vladimir Lukich Borovikovsky ( 1757-1825 ) ishte në artist rus me prejardhje ukrainase. Ai njihet si portretisti më i shquar i epokës sentimentale dhe një nga mjeshtrat më të spikatur të pikturës kishtare.

Borovikovsky jetoi në Ukrainë deri në moshën 31-vjeçare, pasi kishte përftuar interesim përfitimi përmes pikturës nga babai i tij, një kozak dhe një anëtar i fisnikërisë së vogël, që punonte si piktor ikonash. Sot ekzistojnë vetëm disa nga ikonat dhe portretet e babait të tij. Megjithëse janë thellësisht të sinqerta, ata janë paksa të ashpër në ekzekutim.

129036044_10223854598023825_7473987592428719216_n-1-1009x1024.jpg


Vladimir Borovikovsky u bë një mjeshtër i shquar në Shën Petersburg, nën ndikimin pozitiv të skenës ndërkombëtare të artit në kryeqytet dhe grupit të figurave letrare të Shën Petersburgut, që ishin mbrojtësit dhe mbështetësit e talentit dhe krijimtarisë së tij.

Përfaqësuesit e këtij grupi intelektualësh me ndikim ishin të angazhuar në promovimin dhe për tërheqjen e vëmendjes së oborrit perandorak për punën e Vladimir Lukich Borovikovsky, duke siguruar kështu karrierën e tij të ardhshme. Në vitin 1787, Borovikovsky u porosit për të dekoruar një pallat të përkohshëm për Catherine II ( e Madhe ) në lumin Dnieper në Kremenchug ( tani Kremenchuk, Ukrainë ).

Ajo ishte aq e kënaqur me punën e tij, saqë e dërgoi atë në Shën Petersburg. Miqtë e tij letrar e ndihmuan atë me lëvizjen e tij në fund të vitit 1788. Koncepti i pikturës portret i Borovikovskit u maturua nën ndikimin e tyre, duke marrë ndjenjën morale si bazë të imazhit (në përputhje me parimet e lëvizjes letrare të sentimentalizmit). Në një përpjekje për të plotësuar arsimimin e tij, Borovikovsky studioi me Johann Baptist Lampi – Plakun, një profesor i Akademisë së Arteve të Vjenës, i cili jetoi në Shën Petersburg nga viti 1792 deri në 1797.

128930905_10223854598743843_8259073580187855261_n-1-1008x1024.jpg

Portreti i Catherine-it i Borovikovskit, i pikturuar në vitin 1794 në përputhje me parimet e miqve të tij letrar, dhe i paraqitur perandores, e cila e adhuroi, ishte shfaqja e parë e sentimentalizmit në pikturë.

Piktura tregon perandorinë duke ecur vetëm në parkun perandorak me qenin e saj, duke treguar krejt rastësisht një monument që nderon suksesin e mbretërimit të saj. Për herë të parë, perandoresha, e cila është e veshur me rroba të përditshme, karakterizohet jo nga mbretërorët e saj, por nga një peizazhi i qetë dhe lëvizës që është në harmoni me figurën e saj.

Monumenti i lavdisë perandorake, i vendosur në mënyrë modeste në thellësinë e sfondit të tablosë, vjen si një simbol i madhështisë së shpirtit të saj dhe jo si një atribut i pozitës së saj të lartë. Në bazë të këtij portreti, Johann Baptist Lampi kërkoi që akademia t’i akordojë Borovikovskit titullin akademik, një kërkesë që u akordua në vitin 1795.

129324443_10223854598623840_6099104890466684333_n-1-833x1024.jpg


Perandoresha e refuzoi dhënien e vlerësimi, por një vit më vonë ajo hoqi dorë nga refuzimi, pasi mjeshtri përfundoi një portret të njërit prej nipërve të perandores, punë kjo që Borovikovski i detyrohej Lampit si drejtues i komisionit të përzgjedhjes së autorëve për të realizuar veprën e porosisë perandorake.

Dekada në vijim ishte periudha më krijuese e Borovikovskit, me sentimentalizmin që doli plotësisht në pah. Imazhet e tij u thelluan dhe u bënë të paqarta dhe psikologjike, më komplekse. Një nga veprat e tij më të mira të kësaj periudhe ishte “Portreti i Maria Ivanovna Lopukhina” (1797).

Në këtë vepër, pozicioni i qetë dhe pozitiv i trupit të saj qëndron në kontrast me kokën e ngritur me delikatesë, duke e magjepsur shikuesin me butësinë e fytyrës së saj dhe seriozitetin e thellë, gati të trishtueshëm me shikimin e saj. Trëndafilat që lulëzojnë në të djathtë të bërrylit të saj janë të varura, ngjyra e tyre po venitet. Ndriçimi në pikturë varion nga drita e plotë në errësirë, dhe megjithatë nuk ka një nuancë të vetme të ndritshme ose kontur të mprehtë në punë.

Gjithçka funksionon së bashku, për të përcjellë një ndjenjë melankolie, emocioni goditës dhe kalimtar. Portreti u pikturua disa vjet para vdekjes së hershme të Lopukhina.

Vladimir Lukich Borovikovsky, ukrainasi i shquar i tablosë, portretisti i epokës sentimentale, mjeshtri i tematikës biblike _ Nga Albert Vataj


Ka të ngjarë që në vend që të ndjente fatin e saj tragjik dhe ta përcilltë besnikërisht atë, Borovikovsky e kishte mbushur pikturën me preokupimin e tij: çështjen e detyrës morale të krishterë, e cila kishte një rëndësi të veçantë për të nga fundi i viteve 1790. Duke kërkuar një ndriçim të mëtejshëm moral, Borovikovsky në vitin 1802 u bë anëtar i një shtëpizë masone dhe në vitin 1819 i një sekti mistik. Në fund të fundit të dy këto sipërmarrje rezultuan zhgënjyese për të. Sipas nxënësve, Borovikovski, ishte një njeri zemërgjerë dhe një shpirt të pasur, gjë e cila është lehtësisht e kapshme edhe në përtejcipën e hollë të ngjyrës dhe krijimit.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.